
Policia e Shkodrës ka identifikuar dhe ka vënë në pranga 2 prej autorëve të dyshuar të ngjarjes së një nate më parë ndaj shtetasit Edison Tirana, i cili u qëllua me armë zjarri dhe u dhunua me sende të forta. Në pranga kanë rënë vëllezërit Gjovalin Gjekaj dhe Pëllumb Gjekaj, banues në Malësi e Madhe, ndërsa nipi i tyre është shpallur në kërkim.
Sipas hetimeve paraprake, dy të arrestuarit dyshohet se qëlluan me armë zjarri drejt automjetit të 42-vjeçarit Edison Tirana, banues në Bërdicë, dhe më pas e kanë goditur fizikisht. Konflikti, sipas deklarimeve të 42-vjeçarit, ka nisur në doganën e Hanit të Hotit për shkak të një parakalimi mes dy automjeteve. Më pas, përplasja mes tyre është përshkallëzuar gjatë rrugës, ndërsa mjetet kanë vijuar të parakalojnë njëra-tjetrën shoqëruar me debat verbal.
Njoftimi i Policisë:
Malësi e Madhe/ Kanosën me armë zjarri pistoletë dhe goditën me sende të forta një 42-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, vihen në pranga dy vellezër dhe shpallet në kërkim një 34-vjeçar.
Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë, si dhe 4 automjete. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Shkodër, të mbështetura nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në aksin rrugor “Koplik – Shkodër” një shtetas ishte kanosur me armë zjarri, organizuan punën për kapjen e autorëve dhe zbardhjen e rrethanave të rastit. Si rezultat i veprimeve të shpejta, u kapën në flagrancë dhe u arrestuan shtetasit Gj. Gj., 63 vjeç, dhe P. Gj., 51 vjeç, banues në fshatin Bajzë.
Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi K. Gj., 34 vjeç, banues në fshatin Bajzë.
Nga hetimet dyshohet se këta 3 shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë qëlluar me armë zjarri në pjesën e pasme të automjetit dhe pas ndalimit në afërsi të rrethrrotullimit në hyrje të qytetit të Koplikut, kanë goditur me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime shtetasit E. T.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
16 Nëntor16:13
Përplasi 2-vjeçaren me makinë, arrestohet i riu në Durrës
I riu 24-vjeçar që përplasi një 2-vjeçare në Durrës është vënë në pranga. Mësohet se ...
AKTUALITET
16 Nëntor15:24
Ka ardhur virusi i gripit, disa raste janë diagnostikuar tek të vegjlit në shërbimin e pediatrisë
Virusi i gripit ka nisur të qarkullojë në vendin tonë. Raste me grip janë diagnostikuar tek të vegjlit në shërbimin e ...
AKTUALITET
16 Nëntor13:05
Po kalonte një pako me kanabis përmes portit, arrestohet marinari italian në Durrës
DURRËS- Policia ka arrestuar një 25-vjeçar italian në Durrës. Ai ishte i punëuar si marinar në linjën Durrës&nd...
AKTUALITET
16 Nëntor12:49
Vdiq në vendin e punës në Greqi/ Para 3 muajsh shqiptari shpëtoi një grua që ra nga anija
Një punëtor me origjinë shqiptare ka ndërruar jetë pas një aksidenti në vendin e punës. Sipas mediave greke, një ...
AKTUALITET
16 Nëntor12:36
Sot luhet ndeshja Shqipëri-Angli, ja rrugët që do të bllokohen
Kombëtarja Shqiptare do të ndeshet sonte me Anglinë për ndeshjen e fundit të kualifikuese për Botërorin. Ndeshja do të...
AKTUALITET
16 Nëntor12:37
Aksidenti me 4 të plagosur në Fier, arrestohet 18-vjeçari që drejtonte mjetin pa leje
Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka arrestuar një 18-vjeçar për aksidentin e ndodhur dje në fshatin Verbas, ku përpla...
AKTUALITET
16 Nëntor12:28
EMRI/ I dënuar për prodhim dhe shitje të narkotikëve, ekstradohet nga Italia në Shqipëri 31-veçari
Klajdi Murrizi, 31 vjeç do të ekstradohet nga Italia në Shqipëri. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për ...
AKTUALITET
16 Nëntor12:15
Tritoli në Kamëz/ Kush është ish-efektivi Lami, personi i fundit që u takua me Martinajn
Jeton Lami, Florin Domi dhe Flogert Mezhika, janë personat e arrestuar si autorë të tritolit të vendosur ditën e djeshme në nj&e...
AKTUALITET
16 Nëntor12:07
Pije freskuese kontrabandë në Shkodër, arrestohet shoferi, procedohen dy doganierë
Një rast i transportimit të mallrave kontrabandë është goditur këtë të diel në Shkodër.
Sipas policisë...