Kryeministri Rama sulmon sërish protestuesit: Errësirë e një mallkimi të vjetër!
Edi Rama ka sulmuar sot sërish protestuesit, të cilët prej më shumë se dy javësh kanë mbushur sheshin duke kërkuar dor...
Edi Rama ka sulmuar sot sërish protestuesit, të cilët prej më shumë se dy javësh kanë mbushur sheshin duke kërkuar dor...
Qeveria gjermane ka reaguar lidhur me protestat që po zhvillohen në Shqipëri ku mijëra qytetarë kërkojnë largimin e kryemin...
Këtë të martë, tregu valutor në vend paraqitet i qëndrueshëm, ndërsa euro vijon të këmbehet nën pragun ...
Çdo mbrëmje, ora 19:00, i gjen protestuesit në të njëjtin shesh, me të njëjtat simbolika dhe të njëjtat kë...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët d...
Një individ shqiptar, që jeton në kryeqytet dhe merr një pagë të barabartë me pagën mesatare neto mujore zyrtare prej ...
Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos u druani, pasi me maturinë e duhur do t&e...
Dhjetëra mijëra njerëz marshuan nëpër rrugët e kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës, të shtunën në...
Nga Jordan King, “Newsweek”/ Kundërshtimi ndaj projektit të planifikuar të një resorti luksoz të Jared Kushner në Shq...
Edhe pse qeveria shqiptare dhe mediat që e mbështesin thonë se pas investimit të një resorti luksoz në Zvërnec qëndron I...
Në ditët e para të marsit, përdoruesit e makinave u përballën me rritjen e parë të çmimit të naftës në vend, që kërceu nga 175 lekë, nivel që qëndronte i pandryshuar prej gati dy vitesh, në 179 lekë për litër.
Rritja e çmimeve në ditët në vijim ishte e pandalshme, si rrjedhojë e shtrenjtimit të naftës në bursa pas nisjeve të sulmeve ndaj Iranit, që shkaktoi kaos në tregjet globale.
Në 17 mars, nafta kërceu në 200 lekë dhe vetëm dy ditë më pas arriti në 214 lekë. Ndonëse qeveria riaktivizoi Bordin e Transparencës, çmimet u ulën vetëm për dy ditë në 203 lekë, për të kërcyes në fund të marsit në 218 lekë. Mesatarisht, një litër naftë kushtoi 200 lekë në mars, ose 14% më shumë se më parë.
Pavarësisht rritjes së çmimeve, kërkesa jo vetëm që nuk ra, por u rrit, duke provuar se nafta është një produkt i domosdoshëm me kërkesë jo elastike (d.m.th. që nuk ndikohet nga çmimi).
Të dhënat zyrtare nga Dogana bënë të ditur se konsumi i naftës në mars ishte 35.8 mijë ton, nga 33.8 mijë ton në të njëjtin muaj të një viti më parë, me një rritje prej gati 6%.
Edhe operatorët e tregut pohuan se nuk kanë konstatuar rënie të konsumit në mars, pavarësisht shtrenjtimit të çmimeve. Sistemi i dobët i transportit publik, i përqendruar vetëm tek autobusët, bën që shumë individë të përdorin makinat personale për të shkuar në punë, apo për të shoqëruar fëmijët në shkollë. I lartë mbetet konsumi edhe për të lëvizur në fundjavë.
Të dhëna të tjera nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), treguan të njëjtën tendencë se kriza në Lindjen e Mesme dhe shtrenjtimi i karburanteve nuk ka ndikuar në prirjen në rritje të shqiptarëve për të blerë automjete, të paktën për muajt e parë të vitit.
Në mars u regjistruan për herë të parë 7,891 automjete në vend, me një rritje prej 15% në krahasim me të njëjtin muaj të një viti më parë. Ky është dhe rekordi historik i regjistrimeve të reja të automjeteve që është shënuar ndonjëherë në mars.
E njëjta tendencë konstatohet për të gjithë tre mujorin e parë. Përveç janarit, kur regjistrimet ranë me 7.6%, në shkurt ato u rritën me 20.6%. Në tremujorin e parë, në vend janë shtuar në rrugë gjithsej rreth 22 mjete të reja, pjesa më e madhe të cilave autovetura, me një rritje prej 8.4% me bazë vjetore. 60% e këtyre makinave që u regjistruan për herë të parë ishin me naftë.
10 milionë euro më shumë, vetëm nga shtrenjtimi i çmimit
Në mars, konsumi ishte 35.8 mijë ton, ose rreth 42.4 milionë litra. Për të blerë këtë sasi, përdoruesit e mjeteve kanë shpenzuar rreth 8.5 miliardë lekë, ose rreth 87 milionë euro, me një çmim mesatar prej 200 lekë për litër. Nëse këtë sasi do e kishin blerë me çmimin prej 175 lekë, shpenzimi do të ishte 7.4 miliardë lekë, ose 1.05 miliardë lekë (rreth 11 milionë euro) më pak.
Në Shqipëri, konsumi i naftës mbetet i lartë, teksa pjesa më e madhe e makinave që qarkullojnë në vend përdorin këtë karburant si lëndë djegëse. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR) deri në fund të shkurtit, në vend kishte aktive 1.06 milionë mjete.
Nga këto, rreth 732 mijë, ose gati 70% e totalit përdorin naftën si lëndë djegëse. Rreth 210 mijë automjete, ose gati 20% përdorin vetëm benzinën.
Rreth 84 mijë përdorues i kanë automjetet me gaz, apo 8% e totalit. Ndonëse regjistrimi i makinave elektrike po vjen në rritje, sidomos në mars, pas shtrenjtimit të naftës, pesha e tyre ndaj totalit mbetet minimale, në vetëm 1.3%, me rreth 15 mijë mjete elektrike që qarkullojë në vend, nga mbi 1 milionë në total dhe 8 mijë të tjera që janë hibride (karburant +elektrike)./Monitor
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimes...
Teksa analizojmë padinë në Gjykatën e Floridas si një provë të pakontestueshme zhvatje dhe mashtrimi, gjithkush mund të ...
Avokati Kujtim Cakrani akuzoi KLGJ-në se nuk është në lartësinë që kërkon ligji dhe shtoi se nuk njeh “as Kushtetu...
Një tjetër kullë po merr jetë në një nga lagjet më të vjetra të Tiranës, në rrugën “Qemal St...
Dyshimet për Ron Yeffet që është një personazh i dyshuar për mashtrim dhe zhvatje, tek të cilat do të ndalemi gjerë...
Kur ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj do të denonconte për herë të parë shtetasin izraelit Ron Yeffet, jo vetëm si mik të kr...
Gjykata e Kasacionit në Itali ka konfirmuar dënimin me 30 vite burg për Elona Kaleshën, 42 vjeçe me origjinë shqiptare, e akuzua...
Një aksident është shënuan mbrëmjen e së mërkurës në aksin rrugor Balldre-Torovice. Drejtuesi i një motori ka ...
Kuadër pas kuadri, po zhvillohen ngjarjet e natës fatale në dhomën e hotelit në Argostoli, ku 19-vjeçarja Myrto humbi jetën...
Ministri i ri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka dalë haptazi kundër ish-ministrit Pirro Vengu, për një tender të majmë, për baz&e...