AKTUALITET

Nga Jahti, arredimi i avionit dhe kontrata 5 mln USD për IT. Zbardhen paditë e reja për mashtrim ndaj Ron Yeffet

Piranjat Përditësimi i fundit 15 Prill 2026, 23:47
Nga Jahti, arredimi i avionit dhe kontrata 5 mln USD për IT. Zbardhen

Teksa analizojmë padinë në Gjykatën e Floridas si një provë të pakontestueshme zhvatje dhe mashtrimi, gjithkush mund të ngrinte dyshimet se ajo mund të jetë pasojë e një pazari të prishur. Por jo, duket se CV e Ron Yeffet është e pasuruar me të paktën edhe dy padi të tjera po për skema të ngjashme.

Rezulton se një tjetër kompani e ka paditur Ron Yeffet në datën 26 shkurt të vitit 2026. Naval Logistic e ka paditur Ron Yeffet pasi ka lidhur një kontratë me ta për të riparuar dhe modeluar mjetin e tij luksoz lundrues dhe nuk ka paguar paratë.

Sipas këtij dokumenti Naval Logistic kërkon pagesën 55.000 dollarë për riparime të mjetit kurse Ron Yeffet pretendon se punimet e kryera nuk janë në standartin që ai pretendon.

Por mesa duket Roni i Ramës qenka i pafat në kompanit që zgjedh për të arreduar në mënyrë luksose mjetet e tij lundruese dhe fluturuese. Pasi e njëjta skemë është përdorur edhe për kompaninë që i ka modernizuar charterin e tij.

Në një proces të tretë, është Ron Yeffet dhe kompania e tij R&I Trading, që kanë paditur kompanitë EXECUTIVE AIRCRAFT INTERIORS, LLC and JETS INTERIORS LLC ne vitin 2022. Në investigim kompanisë do i referohemi me shkurtimin EAI.

Sipas kësaj padie të paraqitur në gjykatë rezulton se Yeffet ka blerë Charterin e tij nga Banka e Amerikës dhe menjëherë ka kërkuar që të kryente një arredim luksoz të tij.

PADIA
Në mars të vitit 2018, paditësi bleu një Gulfstream nga Banka e Amerikës. Ron Yeffet është pronari por e operon kompania R&I. Paditësi vendos të riarredoj pjesën e brendshme të avionit që përpara se ta blente. Yeffet kishte në mendje një shumë të caktuar që donte ta shpenzonte dhe propozimet që mori nga kompanitë Gulf Stream, Dunkan etj ishin shumë të të larta se kjo shifër. EAI dha shifrën më të ulët krahasuar me të tjerët.

Më pas në padi jepen detaje të arredimit të kërkuar dhe se do të kishte një vit garanci. Ron Yeffet e coi avionin në dyqanin e EAI në mars të vitit 2018. Në maj të vitit 2018 njërëz të njohur të Yeffet vajtën për të marrë avionin dhe nuk shfaqën asnjë shqetësim për cilësinë e punimeve. Por kur erdhi koha për të kryer pagesën filluan dhe ankesat.

Sipas dëshmisë së kompanisë EAI, depozituar në gjykatë ata shprehen se kanë kryer disa herë punime për arredimin e avionit dhe Ron Yeffet nuk ka kryer pagesat e kërkuara duke shkelur kushtet e kontratës dhe duke kërkuar vazhdimisht që të kryen punime shtesë pasi nuk ishin cilësore ose nuk i pëlqenin zonjës Yeffet.

Pra skema është e qartë: Kërko punime, thuaj nuk më pëlqejnë dhe refuzon pagesat. Edhe pse ankohej për cilësinë e punimeve ky ishte charteri luksoz pjesë e joshjes gjatë mashtrimit 8.6 milion dollarë ndaj biznesmenit amerikan Mark Faist. Pas majit të vitit 2025 ky avion nuk është më në pronësi të Yeffet por të një tjetër kompanie.

Në maj charteri i është shitur kompanisë i Am AIR Trust LLC, e regjistruar në Offshore, ne Delaware. Nuk e dimë nëse është shitur vërtet apo është një skemë për të ndryshuar pronësinë pas probleme ligjore me këto kompani apo për të shmangur pagesat e Mark Faist për borxhin 8.6 milion dollar. Ajo që kemi mundur të sigurojmë ne është një video e vitit 2024, që avioni ka qënë i parkuar në Rinas.

Siç në emisionin e shkuar që për provat në systemin shqiptar i mbetet SPAK të verifikoj, edhe këtë herë është barrë e SPAK të provojë nëse shtetasi më i ri shqiptar, Eric Adams a ka mbërritur në Tiranë me charterin që ka ndryshuar tashmë targë e pronar?

Por, teksa SPAK sërish mund të hezitoj, emisioni Plug do të vijojë investigimin edhe përtej oqeanit.

Ditën e djeshme Deputeti Belind Këlliçi postoi në rrjetin e tij social Facebook, një deklaratë për shtyp të kompanisë së listuar në bursën Amerikane SMX.

Sipas deklaratës për shtyp kjo kompani shprehet së në janar të vitit 2024, ka lidhur një kontratë me kompaninë R&I Trading of Neë York në vlerën 5 milion dollarë.

SMX
"Smx ka kënaqësinë të njoftojë një kontratë prej 5 milionë dollarësh me R&I Trading të Nju Jorkut. Ky projekt, i udhëhequr nga ekipi i SMX, do të përdorë teknologjinë më të përparuar të SMX për të rritur transparencën e zinxhirit të furnizimit në lidhje me një shtet anëtar të NATO-s dhe me pritjen e zgjerimit në shtete të tjera anëtare të NATO-s."

Pra sipas komunikatës, Ron Yeffet ka lidhur një kontratë me këtë kompani për blerjen e një sistemi IT i cili do të përdoret nga një vend anëtar i NATO-s. Deputeti Këlliçi i është drejtuar me disa pyetje publike Edi Ramës.

Belind Kelliçi
"Edi Rama nuk di të ndalet në rrezikimin e sigurisë kombëtare, por kësaj here hijet e skandalit kërcënojë pozicionin e Shqipërisë në NATO si dhe vetë sigurinë e Aleancës Veri-Atlantike"


"Pas aferës me Charles McGonigal, alarmi është ndezur sërish rreth një tjetër skandali me një tjetër emër, lidhje e ngushte e kryeministrit Edi Rama. Bëhet fjalë për biznesmenin kontrovers izraelit me nënshtësi shqiptare Ron Yeffet, kompania e të cilit R&I Trading është përfshirë zyrtarisht në akuza serioze ndërkombëtare për mashtrim"

Ron Yeffet, sa për kujtesë, ka hyrë fuqishëm në industrinë e armëve në Shqipëri përmes dy kompanive në ortakëri me shoqërinë shtetërore KAYO, për prodhim dhe eksport armësh, ku në shkelje të rënda, pa garë e transparencë ka marrë mbi 10 milionë euro paradhënie nga shteti shqiptar"

Vetëm pak ditë më parë një dokument zyrtar, dorëzuar në gjykatën e Floridas, dëshmoi padinë e një biznesmeni amerikan në fushën e energjisë, Mark Faist, ndaj biznesmenit Ron Yeffet për mashtrim në shumën e 7.6 milionë dollarëve. Sipas padisë Ron Yeffet, ka përdorur lidhjet e tij të forta me Kryeministrin Edi Rama, duke i siguruar madje takime me të dhe zyrtarë të tjerë për ta mashtruar në lidhje me mundësi investimesh.

Mirëpo “ndërmjetësi” dhe miku i Ramës ka marrë “carta bianca” për të vepruar lirshëm në një vend, që sado i vogël e kalbur në korrupsion, është gjithsesi anëtar i NATO-s. Dhe ky rol po ekspozon sot kreun e qeverisë shqiptare në një skandal të mundshëm me pasoja edhe për vetë Aleancën.


Më 12 Janar 2024, një njoftim zyrtar i kompanisë SMX (Security Matters) Public Limited Company, kompani teknologjike izraelite me bazë në Irlandë, kuotuar në bursat ndërkombëtare, e specializuar në verifikimin, sigurinë, origjinën dhe gjurmimin e produkteve do të njoftonte për një kontratë prej 5 milionë dollarësh me R&I Trading të Ron Yeffet në lidhje me një shtet anëtar të NATO-s, duke synuar zgjerimin edhe në vende të tjera të Aleancës.

Pra një ndërmjetës i Edi Ramës, emri i të cilit endet nëpër akuza për mashtrim dhe lidhje që përdoren si kapital besimi për viktimat e tij, rezulton në një tjetër kontratë në një “vend anëtar të NATO-s”.

Disa pyetje në interes të publikut, sigurisë së tij, po ia drejtoj që sot, si i mandatuar prej vullnetit të shqiptarëve, Edi Ramës:
1. A është Shqipëria ky vend “anëtar i NATO-s” në kontratën e pa specifikuar mes SMX dhe kompanisë së mashtruesit Ron Yeffet?

2. Në rast se është Shqipëria, me cilën procedurë ligjore konkuruese u përzgjodh kompania e Ron Yeffet për të bërë ndërmjetësimin për vendin tonë në një kontratë me “anëtarin e NATO-s”?

3. A po rrezikon kreu i qeverisë sigurinë kombëtare dhe atë të partnerëve në Aleancë, duke lënë në dorë të një të akuzuari për mashtrim industrinë e armëve të Shqipërisë?

4. A rrezikon anëtarësimin në NATO Shqipëria me këto manovra korruptive, pas bllokimit të procesit të integrimit prej çështjes Balluku?
Edi Rama ka zëvendësuar shtetin me rrethin e tij prej kriminelësh e mashtruesish edhe ndërkombëtarë, por pikërisht ky neps i shfrenuar iluzionesh prej lideri “global” po ia ha kokën.

Por Plug investigoi dhe më tej për këtë kontratë.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të Komisionit të Letrave dhe Këmbimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku çdo kompani e listuar në bursë është e detyruar të depozitojë të gjitha informacionet duke përfshirë dhe konfliktet gjyqsore, jepen të dhënë edhe për kontratën e lidhur me kompaninë R&I të Ron Yeffet.

Në janar 2024, Kompania njoftoi se kishte lidhur një kontratë prej 5 milionë dollarësh me R&I Trading të Nju Jorkut (“R&I Trading”). Qëllimi i marrëveshjes me R&I Trading ishte të ofronte një shërbim për menaxhimin e zinxhirit të furnizimit për një shtet anëtar të NATO-s. Pas 30 qershorit 2024, R&I Trading i dërgoi Kompanisë një njoftim për ndërprerjen e kontratës dhe një kërkesë për arbitrazh në lidhje me shumat e diskutueshme të pagesave sipas kontratës.

Kompania beson se ndërprerja e kontratës është e paligjshme dhe ka kërkuar që R&I Trading të përmbushë detyrimet e saj sipas kontratës.

Kompania gjithashtu beson se pretendimet e R&I Trading janë të pabaza dhe synon të mbrojë me forcë çdo veprim, nëse dhe kur të fillojë. Mosmarrëveshja është në fazat e hershme; megjithatë, menaxhmenti i Kompanisë nuk beson në këtë kohë se ndonjë rezultat do të ketë një efekt të pafavorshëm material në gjendjen e saj financiare ose rezultatet e operacioneve.

Pra Roni pasi lidh një kontratë për të furnizuar me shërbim një vend anëtar të NATO-s, kryen disa pagesa, merr dhe produktin nga SMX, vendos në mënyrë të habitshme të prish kontratën.

Ne nuk e dim nëse kjo është skema e rradhës e tij por ajo që dim është se pas qershorit 2024, në Shqipëri themelohet kompania shtetërore KAYO, me të cilën Roni i Ramës do të themelojë 2 kompani për prodhimin e mjeteve të blinduara dhe armëve të kalibrit të vogël dhe të mesëm.

Kjo do të jetë një tjetër pistë, pasi dyshimet janë që jo vetëm përfitime në kurriz të Shqipërisë dhe shqiptarëve, por Roni Yeffet mund të ketë përdorur edhe statusin e Shqipërisë si vend i NATO-s për të shtrirë aktivitetin e tij bazuar mbi skema mashtruse. 

Por kjo pistë do të jetë objekt I një tjetër invetigimi të Emisionit Plug në ditët në vijim. 

Sicc duket qartë, Ron Yeffet mbërriti në Shqipëri me një CV të pasur të akuzuar për mashtrim, por në Shqipëri fal Edi Ramës ka gjetur parajsën për të marrë në dorë prodhimin dhe tregëtinë e armëve, që do të jetë zgjidhja e halleve të tij, pasi deri më tani me kompanitë e ccelura rishtazi ka marrë pagesa mbi 10 milionë dollar. Por jo vetëm paratë e shqiptarëve, Ron Yeffet duket se ka në dorë edhe struktura të apartit shtetëror, për lëshim pasaportash e krijim aksesi deri në Kryeministri e Presidencë. Ndërsa Edi Rama, jo vetëm personalisht përdoret si njeriu që i jep besim figurës së Yeffet, por për këtë aktivitet të tij, i ka vënë në dispozicion edhe Shqipërinë.

Rony Yeffet dhe Edi Rama duket se janë të qartë në qëllimet e tyre, por paqartësia e madhe lidhet me isntitucionet e drejtësisë dhe SPAK, që duhet të vendosin në vend abuzimet në kurriz të shqiptarëve. E jo duket shpikur rrotën, por duke zbatuar standardin e vendosur nga ata vetë.

Sipas SPAK, dhënia e fondeve dhe koncesioneve nga zyrtarë të lartë të njohurve dhe miqve është korrupsion i pastër. E kjo e konfirmuar nga kjo prokurori në disa raste.

Akuzoi Ilir Beqajn dhe zv. ministrin Rrjepaj se i dhanë koncesonin e Sterilizimit Ilir Rrapaj, e njohja e tyre u konfirmua nga udhëtimet e përbashkëta, e kjo u konsiderua korrupsion.
U akuzua Arben Ahemetaj, pa asnjë lidhje me procein e Inceneratorëve, por sipas SPAK ai është i përfshirë vetëm se njeh Mirel Mërtirin. U dënua Sajmir Tahiri se kishte lidhje familjare me Habilajt.
U arrestua Ilir Meta me të njëjtin standard.
Po për Edi Ramën pse për SPAK nuk vlen i njejti standard?
Pse nuk vlen kur Edi Rama i jep mikut të tij miliona euro, sektorin e armatimeve, e madje me VKM të posaçme.

Provat janë të qarta. Miqësia, lidhja, shërbimet e Edi Ramës ndaj Ron Yeffet janë të qarta, madje ka edhe prova shkresore dhe dëshmitarë.

Nga ana tjetër, milionat dhe tenderat e armëve që i jepen janë të qarta si drita e Diellit, por vetëm SPAK nuk i sheh. Mos reagimi është më së paku shpërdorim detyre me më së shumti bashkpuntor në krim. Ndaj SPAK sot ka detyrimin përballë të gjithë shqiptarëve që të veproj përballë kësaj skeme qartazi korruptive, që rrezikon të ketë pasoja të rënda të sigurisë vecc atyre financiare. 
/Plug/

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan