Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
TIRANË- Babai i Martin Canit, 14-vjeçarit i cili u qëllua për vdekje me thikë nga bashkëmoshatari i tij, ka treguar se djali i vogël ende nuk e di se çfarë ka ndodhur me të vëllanë dhe ata nuk kanë guxim tja thonë. Angel Cani ka folur edhe lidhur me letrën që i dërgoi ambasadës së SHBA në Tiranë për ngjarjen.
Babai i Martinit u shpreh se iu drejtua ambasadës amerikane pasi ka besim në drejtësinë e tyre dhe shpreson ta ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes, duke qenë se nga shkolla e institucionet e tjera nuk është marrë asnjë masë. Gjithashtu ai është shprehur se nuk e kanë parë ende videon e sulmit dhe se avokati akoma pret informacione. Në intervistën për "Shqipëria Live" në Top Channel ai tregoi gjithashtu se mamaja e Martinit ende nuk e ka marrë veten nga humbja tragjike e djalit të tyre.
“Vëllai i Martinit ende nuk e di për humbjen e tij. Në ditën e varrimit e patëm dërguar te miqtë tanë dhe nuk e ka marrë vesh akoma. Asnjëri nuk i tregon dhe rri i heshtur. Nuk e bëjmë dot, nuk kemi guxim. Diçka po përpiqet të kuptojë, pse nuk vjen Martini babai, është shumë e rëndë. Nuk kam fjalë që ta përshkruar. Përveç miqve dhe shqiptarëve, nuk ka pasur ofrim tjetër për ndihmë. Jemi shumë të rënduar psikologjikisht. E shkruam letrën sepse besojmë në drejtësinë e tyre që kanë të shenjtë demokracinë, duke shpresuar mos na ndihmojnë. Nga shkolla e me radhë nuk janë marrë masa. Unë do bëja dorëheqje të moralshme që te dera e shkollës e me radhë zinxhiri.
Jo nuk e kam parë videon. Avokati pret informacione dhe asnjë detaj nuk kemi. Mora çantën e shkollës, akoma nuk kam marrë telefonin. Nusja ime akoma nuk ka marrë veten, i rrinë 4 veta mbi kokë që t’ja humbin sado pak mendjen. Këtu në shtëpi nuk jetohet më. Dua që Martini të jetë shembull e mburojë për të gjithë martinat e tjerë. Gofoundme po e drejton nusja e vëllait tim, është doktoreshë atje. Mesazhi im është të kemi sa më shumë harmoni me njerëzit, mos paçin fatin e Martinit. Ai ishte humori jonë, ai ishte drita e syve tanë.”- u shpreh babai i Martinit.
Ditën e djeshme, Gjykata e Apelit në Tiranë la në burg autorin e vrasjes së Martin Canit, 14-vjeçarin, Mario Përlleshi. Ky i fundit kishte kërkuar zbutje te masës së sigurisë, por gjykata e ka rrëzuar kërkesën e tij. Përlleshi akuzohet për kryerjen e veprave penale “Vrasja me dashje e kryer ndaj të miturit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Pas daljes nga spitali, Përlleshi u transferua te burgu i të miturve në Kavajë.
Martin Cani humbi jetën mesditën e 18 tetorit pasi u qëllua me thikë në bark nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshaj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti mes dy të miturve që ka degraduar në përdorimin e thikës. Mario Përlleshaj dyshohet se ka qenë në klasë paralele me viktimën, në shkollën 9-vjeçare 'Fan Noli'. Konflikti mes të miturve raportohet se ka nisur në oborrin e shkollës, ndërsa ka agravuar jashtë ambienteve të saj.
Autori ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar mbi 14-vjeçarin, Martin Cani. Pasi është goditur me thikë, Cani është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe pasi ka nisur të humbë gjak, është rrëzuar në trotuarin para shkollës. Si pasojë e plagëve të marra, Cani ka ndërruar jetë në spital. I plagosur nga ky sherr ka mbetur edhe shoku i ngushtë i viktimës, Luis Meçja i cili nuk mësonte në të njëjtën shkollë me to, po stërviteshin në të njëtin klub futbolli. I plagosur mbeti edhe vetë autori, i cili mori dëmtime në dorë dhe u trajtua në spital privat për disa ditë pas ngjarjes së rëndë.
alket hatija DURRËS- Policia e Durrësit në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme ka sekuestruar katër p...
spak TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për dosjen "Toyota Yaris". Ndaj ish-kryeprokurorit të Vlorës, Aure...
Operacioni TIRANË- Europol ka zhvilluar së fundmi një operacion ndërkombëtar për pastrimin e parave në 6 vende. Mës...
Droga ITALI- Autoritetet italiane kan vënë në pranga tre shqiptarë. Mësohet se arrestimi i tyre ka ardhur pasi u kapën në...
Lezhe LEZHË- Një aksident i dyfishtë është regjistruar në aksin rrugor Lezhë-Laç. Mësohet se dy automjete ja...
Resortet TIRANË- Gjykata e Tiranës ka konfiskuar ditën e sotme dy restorte në Vlorë të të dënuarit me 21 vite burg,...
Foto ITALI- Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një 29-vjeçar shqiptar. Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur pasi...
Foto ilustruese SAUK- Mjeku, Vanion Cinari është ndarë nga jeta në spitalin e Traumës pas plagëve të marra nga aks...
abigeila voshtina TIRANË- Ish-drejtoresha e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Abigeila Voshtina ka reaguar për herë të ...
foto ilustruese TIRANË- Kreu i Shoqatës për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Prodhuesit, Ervin Resuli përmes një postimi në ...