
Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, operacioni policor i koduar “Blackmail”. Operacioni, rezultat i 4 muajve hetime me metoda proaktive.
I mori 4000 euro një shtetasi grek, duke e shantazhuar për rreth 3 vjet, se do t’i publikonte biseda dhe foto intime, vihet në pranga 47-vjeçari.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Korçë, si rezultat i hetimeve të kryera për një periudhë 4-mujore, me metoda speciale, në drejtimin e Prokurorisë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Blackmail”.
Në kuadër të operacionit u vu në pranga shtetasi K. J., 47 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Mashtrimi”.
Nga hetimet dyshohet se shtetasi K. J., për një periudhë rreth 3-vjeçare, nëpërmjet shantazhit për publikimin e bisedave dhe fotove intime, ka përfituar rreth 4000 euro, nga një shtetas grek. Gjithashtu, shtetasi K. J. dyshohet se me të njejtin mekanizëm, ka përfituar edhe nga shtetas të tjerë grekë, shuma të konsiderueshme parash, që variojnë nga 30 000 – 40 000 euro.
Vijojnë hetimet për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore, të shtetasve të tjerë të përshirë në këtë aktivitet kriminal.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
26 Shkurt09:21
Përgjimet/ Si Ervis Martinaj u ndihmua nga Shullazi për ‘kokën’ e Durim Bamit
Durim Bami, një nga emrat më të njohur të botës së krimit në Shqipëri që vepron kryesisht në Fushë-Kruj...
AKTUALITET
26 Shkurt09:01
ARRSH nis ndërhyrjet emergjente për rrëshqitjen e tokës në aksin Elbasan–Librazhd–Qafë Thanë
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nisur punën me intensitet të lartë në disa fronte, me synim zgjidhjen sa më të shpejtë të...
AKTUALITET
26 Shkurt08:49
Bllokimi i Librazhd-Përrenjas, furgonat shtrenjtojnë çmimin e biletës deri 40%
Nëse më parë një qytetar që nisej nga terminali i Juglindjes në Tiranë drejt Korçës dhe udhëtimi zgjaste r...
AKTUALITET
26 Shkurt08:43
Sot do të ekstradohet Durim Bami, krimet për të cilat akuzohet i forti i Niklës
Do të ekstradohet sot, 26 shkurt, nga Dubai drejt Shqipërisë i shumëkërkuari Durim Bami, i cili u arrestua rreth dy vite më par&...
AKTUALITET
26 Shkurt08:40
Si po zhvillohet turizmi në Shqipëri në kurriz të mjedisit, rreziqet e mbindërtimeve dhe erozionit
Media ndërkombëtare të specializuara në turizëm po i kushtojnë gjithnjë e më shumë vëmendje bumit turistik t...
AKTUALITET
26 Shkurt08:12
Indeksi/ Shqipëria, stabilitet të moderuar, institucione nën presion! Ku renditet vendi ynë në hartën globale
Në një botë që po bëhet gjithnjë e më e paqëndrueshme, Shqipëria vijon të qëndrojë jashtë har...
AKTUALITET
26 Shkurt08:10
“Po na shkatërrojnë jetën!”- BIRN: Kriza e mbetjeve në Kukës nuk merr zgjidhje
Në mes të gjelbërimit në periferi të Kukësit, zona e njohur me emrin “Lama e Fluturës” është e pë...
AKTUALITET
26 Shkurt08:06
EMRI/ Shkrumbohet makina luksoze, mjeti në pronësi të një personi me precedent penal
Përfshihet nga flakët në orët e para të mëngjesit një mjet tip Range Rover.
Mësohet se ngjarja është regjis...
AKTUALITET
26 Shkurt07:43
Imuniteti i Ballukut/ PS do të mbledhë sot qeverinë dhe deputetët!
Grupi Parlamentar i PS-së zhvillon sot një mbledhje të zgjeruar me ministrat e kabinetit qeveritar, e fokusuar në prezantimin e punës...