AKTUALITET

“Po na shkatërrojnë jetën!”- BIRN: Kriza e mbetjeve në Kukës nuk merr zgjidhje

Piranjat Përditësimi i fundit 26 Shkurt 2026, 08:10

“Po na shkatërrojnë jetën!”- BIRN: Kriza e mbetjeve

Në mes të gjelbërimit në periferi të Kukësit, zona e njohur me emrin “Lama e Fluturës” është e përmbytur nga plehrat. Nga fusha e mbetjeve, një kanal me ujë të zi rrjedh për gati 300 metra rrëpirë drejt liqenit të Fierzës.

Kanali përmban liksiviatë – ujë i ndotur dhe i patrajtuar që shkaktohet nga procesi i dekompozimit të mbetjeve urbane.

Në Bashkinë e Kukësit, menaxhimi i mbetjeve urbane është në krizë prej vitesh, por për zyrtarët lokalë e keqja nuk ka fund.

“Venddepozitimi është thuajse i mbushur,” thotë Liridon Mehmeti, drejtor i Shërbimeve në Bashkinë e Kukësit. “Po manovrojmë me vështirësi, duke vënë në funksion traktorët e rëndë për të liruar sadopak hapësirë për depozitimin e mbetjeve,” shton ai.

Edhe pse duhej të ishte mbyllur dhe rehabilituar vite më parë, fusha e mbetjeve të Bashkisë së Kukësit pranë fshatit Myç- Mamëz vazhdon të shkaktojë dëme të pallogaritshme në mjedis dhe në shëndetin e banorëve.

“Mbetjet e depozituara në fshatin tonë po na shkatërrojnë jetën,” thotë Ahmet Dulla, një banor 70-vjeçar i zonës.

“Në periudhë vere atyre u vihet flaka, ku si pasojë e djegies na krijohen shumë probleme derisa nuk marrin dot frymë. As bagëtitë nuk kemi se ku t’i kullosim, pasi përfundojnë te plehrat,” theksoi ai.

Agonia e krizës mjedisore është megjithatë e paqartë, në kushtet kur Bashkia e Kukësit ka në dispozicion një landfill të ri që nuk e përdor, ndërkohë që mban në sirtar një projekt edhe më ambicioz për menaxhimin e integruar rajonal të mbetjeve urbane.

Landfilli i Bozhës përfundoi në vitin 2022 përmes një investimi prej 270 mijë eurosh të financuar nga Ministria e Mjedisit, por vegjeton i pashfrytëzuar, edhe pse venddepozitimi aktual është përtej çdo parametri dhe kapaciteti.

“Po na shkatërrojnë jetën!”- BIRN: Kriza e mbetjeve

Bashkia e Kukësit nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN për arsyet e mosshfrytëzimit të landfillit në Bozhë si dhe vonesat në realizimin e projektit rajonal për trajtimin e mbetjeve urbane deri në publikimin e këtij shkrimi. Ministria e Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Ekonomisë së Mbetjeve, AKEM, nuk iu përgjigjën gjithashtu kërkesave për koment.

Prej dhjetorit të vitit 2020, tre bashkitë e qarkut Kukës kanë një plan të përbashkët për trajtimin e integruar të mbetjeve urbane, i cili parashikon deri në vitin 2030 ndërtimin e një landfilli në fshatin Pobreg, ndërtimin e dy stacioneve të transferimit si dhe mbylljen e gjashtë venddepozitimeve aktuale në Kukës, Has dhe Tropojë.

Në shtator të vitit 2023, këtyre planeve iu shtua edhe një projekt i Bashkimit Europian dhe i Agjencisë Franceze për Zhvillim, AFD, i cili parashikon që të mbështesë ekonominë qarkulluese të mbetjeve përmes një financimi prej 19 milionë eurosh në qarqet e Kukësit dhe Gjirokastrës.

Projekti parashikon që të përmirësojë kushtet e jetesës për 190 mijë banorë në Kukës dhe Gjirokastër përmes rritjes së riciklimit, ngritjes së landfilleve sipas standardeve të BE-së si dhe lehtësimin e menaxhimit të mbetjeve për të reduktuar ndotjen dhe emetimet e gazeve serrë.

Në gusht 2025, kryeministri Edi Rama dhe ish-ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro premtuan se ndërtimi i landfillit në fshatin Pobreg do të fillonte sa më parë.

Por projekti kundërshtohet nga banorët e fshatit, të cilët ankohen se vendimi është marrë pa konsultimin e tyre dhe përbën një rrezik të drejtpërdrejtë për ndotjen e ajrit, tokës dhe ujërave të tyre.

Kryeplaku i fshatit Pobreg, Hamit Dida i tha BIRN se komuniteti nuk është kundër zhvillimit, por kërkon transparencë dhe garanci për mbrojtjen e mjedisit.

“Ky projekt është vendosur pa dijeninë dhe miratimin tonë. Është një vendim që nuk merr parasysh interesin e banorëve dhe rrezikon jetën në këtë zonë,” tha Dida për BIRN.

“Ne kërkojmë garanci që ky projekt nuk do të ndikojë në mjedis dhe ndotje të tokës dhe ujërave,” shtoi ai.

Landfilli sanitar i Pobregut parashikohet të ketë një kapacitet prej 250 mijë m3 mbetje për 25 vjet. Sipas studimit të fizibilitetit, në funksion të këtij projekti do të ngrihen edhe dy stacione transferimi me kapacitet magazinimi 2-3 mijë ton në vit në Has dhe Tropojë.

Kryebashkiaku i Kukësit, Albert Halilaj u përpoq që të qetësonte banorët gjatë vitit të shkuar me deklaratën se landfilli “do të siguronte menaxhimin e sigurt dhe bashkëkohor të mbetjeve”.

Megjithatë, përfaqësues të tjerë të pushtetit vendor e shohin me dyshim një realizim të shpejtë të projektit.

“Nuk ka asnjë zhvillim rreth këtij projekti, është vetëm në kuadrin e fjalëve,” tha për BIRN Zenit Matmuja, kryetar i njësisë administrative Tërthore, ku bën pjesë fshati Pobreg.

“Unë si kryetar i Njësisë Administrative nuk jam i informuar për këtë problem, madje nuk di as vendin ku do të zbatohet projekti,” shtoi ai.

Liqeni i Fierzës u krijua në vitin 1978 pas ndërtimit të digës së hidrocentralit me të njëjtin emër, falë prurjeve të lumenjve Drini i Bardhë me origjinë nga Kosova dhe Drini i Zi me origjinë nga Maqedonia e Veriut.

“Po na shkatërrojnë jetën!”- BIRN: Kriza e mbetjeve

Prurjet e mbeturinave nga të dy lumenjtë kontribuojnë në ndotjen e liqenit, duke mos lënë mbrapa edhe dëmin që shkaktohet nga rrjedhja e liksiviatës së fushës së mbetjeve në “Lamën e Fluturave”.

Derdhja e liksiviatës në liqenin e Fierzës vlerësohet se ka dëmtuar rëndë faunën dhe biodiversitetin në këtë basen ujor, përfshirë edhe zhdukjen e peshkut.

Hysen Manga, peshkatar prej 40 vitesh në këtë zonë, thotë se pothuajse e ka shmangur plotësisht hedhjen e grepave në anën e djathtë të urës së madhe.

“Në të gjithë zonën e Liqenit, në të djathtë të urës së madhe, tashmë peshkohet shumë rrallë për shkak të pakësimit të ndjeshëm të peshkut në këtë zonë si pasojë e derdhjes së ujërave të ndotura nga gropa e mbetjeve,” tha ai.

Në grykëderdhjen e Lumës në Fierzë, Oljam Dervishi, inxhinier mjedisi dhe drejtues i organizatës mjedisore, RESU, po monitoronte situatën e rënduar. Luma përshkon njësitë administrative të Shishtavecit, Zapodit dhe Topojanit, përpara se të derdhet në Fierzë në afërsi të ish-uzinës së bakrit.

“Gjendja është alarmante, por një pjesë e madhe e lumenjve tanë janë të ndotur njësoj,” tha Dervishi. “Kjo është si një hinkë për mbetjet, që më pas shkarkojnë në det,” përfundoi ai./BIRN

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan