AKTUALITET

Dokumentat/ Kallëzoi grup kriminal, shtetasi amerikan shantazhohet brenda GJKKO

r.ll Përditësimi i fundit 7 Shkurt 2025, 22:37
Dokumentat/ Kallëzoi grup kriminal, shtetasi amerikan shantazhohet brenda
foto ilustruese

TIRANË- Një shtetas amerikan, A.H., po provon mbi shpinën e tij se drejtësia e re në Shqipëri, madje edhe “guri i kurorës” së saj, Prokuroria dhe Gjykata e Posaçme, të investuara nga “partnerët strategjikë”, janë një zhgënjim i plotë.

Disa kohë më parë, A.H. dorëzoi një kallëzim penal në Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) për disa persona, për veprat penale të “trafikut të narkotikëve”, “pastrimit të parave” në pallat pa leje, “korrupsionit” dhe “kërcënimit”.

Por ky kallëzim, e ka shndërruar A.H., nga një kallëzues, në një person nën shantazhin dhe presionin e zyrtarëve të lartë të drejtësisë, të prokurorëve e gjyqtarëve që gjenden brenda “godinës së qelqtë” të SPAK-ut dhe Gjykatës së Posaçme.

Emrat e të kallëzuarve nga A.H. janë të rëndësishëm. Mes tyre janë biznesmenë, zyrtarë e ish-zyrtarë të rëndësishëm, familjarë të tyre, dhe, mes tyre, edhe prokurori i posaçëm, Sotir Kllapi.

Plot pesë vite pas kallëzimit, prokurori i posaçëm, Dritan Prençi, i drejtohet Gjykatës së Shkallës së Parë Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO) me kërkesën për pushimin e procedimit penal.

Çështja i caktohet për shqyrtim gjyqtarit të posaçëm, Erjon Çela. Kallëzuesi A.H, me të drejtën që i jep ligji, paraqitet në seancën që do shqyrtohej kërkesa për pushimin e çështjes, në datën 4 Shkurt 2025.

Pak para seancës, A.H. thotë se është shantazhuar dhe kërcënuar, fillimisht nga punonjës të administratës së gjykatës së Posaçme brenda sallës së gjyqit dhe, më tej, edhe nga gjyqtari i seancës, Erjon Çela.

Situata duket e rëndë, por absurde. Megjithatë, A.H. ka durimin të tregojë në një bisedë me “Boldnews.al” se përse po shantazhohet nga njerëzit që duhet japin drejtësi.

A.H, një biznesmen 52-vjeçar, dikur zyrtar i lartë policor në Shqipëri, prej vitesh është shpërngulur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka marrë shtetësinë amerikane familjarisht.

Në vitin 1998, kur ishte ende në Shqipëri, A.H. ka kryer i vetëm arrestimin e terroristit algjerian, Claudie Sheuk Ben Abdel Adem, një lidhje e ngushtë e Osama Bin Laden. Bashkëshortja e tij është infermiere në Nju Jork dhe gjithashtu biznesmene. Djali i tij ka një kompani automjetesh në Miami dhe gjithashtu u bë i njohur pak kohë më parë në median përtej oqeanit për shpikjen e një makine të veçantë.

Në Shqipëri, A.H. është përfaqësues ligjor i një kompanie ndërtimi. I mësuar me rregullat e forta të biznesit në SHBA, A.H. thotë se iu desh të përballet në vendin tonë me një grup personash, të cilët i konsideron si “grup i strukturuar kriminal”, të përfshirë në trafik droge, pastrim parash dhe me mbrojtje në administratën publike e në drejtësi.

Ai dorëzon kallëzim në SPAK ndaj tyre, por pesë vjet më pas, asgjë nuk ishte bërë.

“Jo vetëm që nuk bënë asnjë hetim, por, përkundrazi, gjyqytarë e prokurorë po më intimidojnë e shantazhojnë, me qëllim që të mos të vijoj të ndjek rrugën ligjore për kallëzimin”, deklaron A.H. në një bisedë me “Boldnews.al”.

“E kuptova shantazhin e Gjykatës së Posaçme që në momentin që mora në dorë njoftimi i gjyqtarit Erjon Çela, ku unë, si kallëzues, njoftohesha për t‘u paraqitur në datën dhe orën e seancës, ku do të shqyrtohej kërkesa e prokurorit Dritan Prençi për pushimin e procedimit penal me numër 155, të nisura pas kallëzimit tim”, thotë A.H.

Në njoftimin e datës 22 janar 2025 të gjyqtarit Çela, ka edhe një shënim, që për bashkëbiseduesin A.H. është shenja e parë e shantazhit që do të pësonte më pas brenda “godinës së qelqtë” të Gjykatës së Posaçme.

Në fund të njoftimit, kishte një paragraf, në të cilin gjyqtari i drejtohej oficerëve të Policisë së Shtetit të ngarkuar për njoftimin e kallëzuesit:

“Gjithashtu, vendosni në dispozicion të gjykatës të dhëna nga sistemi TIMS për këtë shtetas, lidhur me hyrje-daljet e tij nga territori i Shqipërisë”, thuhet në shkresën që gjyqtari Çela i drejton oficerëve të Policisë së Shtetit për kallëzuesin A.H.

Dokumentat/ Kallëzoi grup kriminal, shtetasi amerikan shantazhohet brenda

Ky shënim duket tërësisht i pavend në njoftimin rutinor që i duhet bërë një kallëzuesi për të marrë pjesë në seancën paraprake. Një kërkesë e tillë për të dhënat e TIMS-it kërkohet për persona nën hetim apo në gjykim. Por, në rastin konkret, kur A.H. është kallëzues, gjithashtu edhe person me shtetësi amerikane, kjo kërkesë e gjyqtarit të posaçëm nuk duket normal.

Dokumentat/ Kallëzoi grup kriminal, shtetasi amerikan shantazhohet brenda

I themi bashkëbiseduesit A.H., se ndoshta mund të jetë një lapsus i gjyqtarit, një shënim i mbetur nga një shabllon që mund të ketë përdorur për ndonjë rast tjetër.

Shantazhi dhe presioni në sallën e gjyqit

A.H. thotë se, për një moment, edhe ai e kishte menduar si lapsus. Por, pak ditë më pas, ai u bind se nuk ishte aspak lapsus dhe se ajo kërkesë tërësisht e paligjshme e gjyqtarit të posaçëm për të dhënat personale të një qytetari amerikan, ishte pjesë e një skeme shantazhi dhe presioni ndaj tij.

“Në datën 4 shkurt 2025, isha ulur në sallën e gjyqit numër 2, pak minuta para nisjes së seancës dhe, bashkë me avokaten time, L.T, po prisnin të vinte gjyqtari”, thotë A.H.

Seanca ende nuk kishte nisur, kur dy punonjës të administratës së gjykatës u futën në sallë dhe po na drejtoheshin me fjalë intimiduese dhe shantazhuese. Unë dhe avokatja u habitëm nga kjo sjellje e papritur dhe tërësisht e paprovokuar ndaj nesh, megjithatë ruajtëm qetësinë.

Më pas, në sallë hyri edhe një nga punonjësit e sigurisë. Avokatja ime i kërkoi të dilte jashtë, pasi në sallë lejohen vetëm palët. Punonjësi i sigurisë shantazhoi dhe kërcënoi avokaten, ndërkohë që tentoi të më përfshinte edhe mua në debat.

Por, situata absurde nuk përfundoi këtu.

A.H. vijon të tregojë më tej për detajet e asaj ngjarjeje. “Skandali më i madh qëndron në faktin se gjyqtari, ende pa hapur seancën, i drejtohet me fjalë intimiduese dhe shantazhuese kallëzuesit A.H, duke e kërcënuar me masa, pasi, sipas tij, po shkelja solemnitetin e sallës së gjyqit. Avokatja ime, tejet e shqetësuar nga episodi i mëparshëm me punonjësit e administratës, por edhe me sjelljen e gjyqtarit Erjon Çela, kërkoi shtyrjen e seancës, pasi ishte e pamundur vijimi i saj në ato kushte”.

Seanca u shty pa asnjë vendimmarrje, por e gjithë situata e ndihmoi kallëzuesin A.H. që të kuptonte se, edhe ajo që quhet “drejtësia e re”, duket se është e kontrolluar nga persona me elementë kriminalë dhe që kanë lidhur fijet e tyre brenda gjyqësorit të posaçëm.

“Kjo situatë, megjithëse absurde, nuk ishte e papritur për mua,-thotë A.H. Ky skandal që ndodhi në sallën e gjyqit të GJKKO është i lidhur me tre procedime të tjera, ku unë jam kallëzues. Historia e betejës sime ligjore përfshin edhe veprime tërësisht anti-ligjore të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Korçë, ku unë dhe biznesi që përfaqësoj po mbahemi peng prej disa vitesh, pa asnjë provë dhe fakt”.

A.H. e di se ka një “zgjidhje të thjeshtë” për këtë situatë. “Të gjithë këta zyrtarë të drejtësisë që më shantazhojnë, kanë për qëllim që unë të tërhiqem nga kallëzimi që kam bërë për grupin kriminal”.

Ai thotë se nuk ka ndërmend të tërhiqet. “Pas pak ditësh do të bashkohem me familjen time në Tiranë dhe, si shtetas amerikanë dhe si familje intelektuale (zotëria dedektiv, zonja infermiere në Nju Jork dhe biznesmene, vajza arkitekte dhe djali shpikës i njê patente në SHBA) që ndjekim rrugën institucionale, do të drejtohemi bashkërisht pranë Ambasadës Amerikane, ku do të tregojmë të gjithë faktet dhe provat që kemi për grupin kriminal, brenda të cilit është edhe prokurori i SPAK-ut, Sotir Kllapi dhe gjyqtarë e prokurorë të tjerë të posaçëm, por edhe në Korçë”.

A.H. thotë gjithashtu që ai do të bëj edhe publike faktet që ka në dispozicion, por diçka të tillë do ta bëjë pasi të paraqitet në Ambasadën Amerikane.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë investuar miliona dollar për SPAK-un dhe Gjykatën e Posaçme. Ambasada duhet të jetë në dijeni se si keqtrajtohen kallëzuesit pranë kësaj gjykate, aq më tepër që janë edhe shtetas amerikanë”, thotë A.H./ BoldNews 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan