VIDEO/ Protesta e dhunshme, policia shpërndahet në disa zona të Tiranës, shoqërohen disa persona
Policia është shpërndarë në disa zona të kryeqytetit dhe ka nisur shoqërimin e disa personave, pas tensioneve dhe incidente...
Policia është shpërndarë në disa zona të kryeqytetit dhe ka nisur shoqërimin e disa personave, pas tensioneve dhe incidente...
Një incident është regjistruar në zonën pas stadiumit "Dinamo" në Tiranë, gjatë një aksioni të forcave "Shqi...
Policia ka ndërhyrë në lulishten pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, duke nisur shoqërimet e protestuesve. Gjat&...
Prej orës 14:30 të kësaj të shtune (24 tetor) vijon përleshja mes protestuesve dhe policisë në rrugët e Tiranës. S...
Një pedagoge universitare pretendon se është goditur me plumb gome nga policia gjatë protestës së sotme në Tiranë, tek...
Protestuesit i kanë vënë flakën një prej hyrjeve të godinës së Ministrisë së Bujqësisë në Tiran...
Protestuesit janë shpërndarë pas hedhjes së ujit te Bulevardi. Protestuesit janë ‘strehuar’ te Parku ‘Rinia’...
Situata e protestës në Tiranë është tensionuar sërish, teksa një grup të rinjsh kanë djegur disa kazanë mbet...
Studentët e mbledhur në protestën para Ministrisë së Arsimit kanë përcjellë mesazhe të forta, duke kërkuar l...
Ashtu siç pritej, me të mbërritur te kryeministria, ka nisur përplasja mes policisë dhe protestuesve. Kanë qenë kë...
Dorian Puka, shqiptari 29-vjeçar, i cili është burgosur dhe dëbuar dy herë për grabitje para se të kthehej sërish në Mbretërinë e Bashkuar, e festoi 10 vjetorin në Britani me një festë VIP në një klub të njohur nate, i rrethuar nga valltarë dhe shampanjë mijëra paundshe.
Sipas The Telegraph, shkrimit të së cilës i referohet Top Channel, 29-vjeçari shqiptar u pa duke kërcyer, kënduar dhe duke pirë puro të mërkurën në mbrëmje në video të postuara në mediat sociale nga vetë ai.
Puka prenotoi një seksion VIP të klubit Cirque le Soir, një destinacion i preferuar i personazheve të famshëm në Britani dhe më pas postoi foto nga festa në llogarinë e tij të Instagram.
Gjatë vitit të kaluar, Puka ka përdorur mediat sociale vazhdimisht për të tallur Ministrinë e Brendshme me video të stilit të jetesës luksoze, duke përfshirë shfaqjen e gjashtë orëve të tij Rolex dhe makinave luksoze si Ferrari dhe një Lamborghini URUS të vitit 2022 me vlerë 180,000 £.
Ministria e Brendshme ka pranuar se është e pafuqishme ta largojë përsëri Pukën derisa kërkesa e tij për azil të jetë shqyrtuar plotësisht, por ka paralajmëruar se kriminelët e huaj nuk duhet të kenë “asnjë dyshim” se herët apo vonë do dalin para drejtësisë.
Puka u burgos fillimisht më 17 shkurt 2015, pasi u kap duke vjedhur një shtëpi në Twickenham, në jugperëndim të Londrës, ndërsa pronari ishte me pushime në Francë. Pronari i shtëpisë e pa live grabitjen në kamerat e shtëpisë dhe lajmëroi menjëherë policinë.
29-vjeçari shqiptar u burgos për nëntë muaj dhe “pranoi” të largohej nga Britania pas lirimit të tij. Por brenda një viti, ai kishte arritur t’i shmangej kontrolleve kufitare dhe të kthehej sërish në Mbretërinë e Bashkuar për të kryer një sërë grabitjesh të tjera në periferi të Londrës.
Herën tjetër, Puka u kap nga disa civilë që patrullonin Surbiton, gjithashtu në jugperëndim të kryeqytetit, pasi ishte raportuar një rritje e grabitjeve nga banorët lokalë. Momentin e kapje në dorë Puka mbante një orë të shtrenjtë që e kishte vjedhur.
Ai u burgos për tre vjet e gjysmë dhe më pas u dëbua në mars të vitit 2020.
Gjatë kohës së tij në një burg në Mbretërinë e Bashkuar, Puka u bë i famshëm për përdorimin e një telefoni të futur kontrabandë në burg për të postuar foto në Instagram. Ai pozoi përkrah udhëheqësit të një grupi të krimit të organizuar i cili po vuante një dënim me 12 vjet burg për trafikim kokaine dhe pastrim parash.
Pasi u kthye në Shqipëri për disa muaj, ai udhëtoi nëpër Gjermani, Belgjikë dhe Holandë përpara se të kalonte kontrollet kufitare për të hyrë përsëri në Britani në dhjetor të vitit 2020, sipas postimeve në llogarinë e tij në Instagram.
I përballur sërish me dëbimin, ai paraqiti një kërkesë për azil dhe që nga viti 2023 ai qarkullon lirshëm në Britani nën kontrollin e një gjurmuesi elektronik, ndërsa pret që gjykata të vendosë për kërkesën e tij për azil.
Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme tha: “Kjo qeveri nuk do të lejojë që kriminelët e huaj dhe emigrantët e paligjshëm të shfrytëzojnë ligjet tona, prandaj po reformojmë ligjet e të drejtave të njeriut dhe po zëvendësojmë sistemin e prishur të apelimit, duke na lejuar të rrisim numrin e dëbimeve.”
“Sekretari i Brendshëm njoftoi reformat më të gjera për të trajtuar migracionin e paligjshëm në kohët moderne, të cilat do ta bëjnë Britaninë një destinacion më pak tërheqës për emigrantët e paligjshëm dhe do ta bëjnë më të lehtë largimin dhe dëbimin e tyre”, shtoi zëdhënësi.
Një e moshuar 86-vjeçare është gjetur pa shenja jete paraditen e kësaj të hëne në fshatin Esakaj të Lushnjes. ...
Banka Botërore nëpërmjet platformës globale për tokën, që iu referua indeksit Prindex (Global Index of Property Rights) rap...
Shoqata e shërbimit të transportit urban ndërqytetas dhe ndërkombëtar në Vlorë është ngritur sërish në ...
Tre shtetas shqiptarë janë ekstraduar nga Danimarka, Franca dhe Italia pasi ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar, për vepr...
Banorët e fshatit Shëngjergj ankohen se rruga në lagjen Urë, është shkatërruar plotësisht. Ata denoncojnë pë...
Një 37-vjeçar me origjinë shqiptare do të ekstradohet nga Britania në Shqipëri pasi është dënuar për p&eum...
Ka nisur mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste ku po prezantohet ndryshimi ligjor sa i përket nismës së kryeministrit E...
Të shtunën banprët e Durrësit që preken nga projekti TID zhvilluan një takim me kryeministrin Edi Rama. Banorët kanë ...
Një kapitull i ri në shfrytëzimin e hidrokarbureve në Greqi, i cili forcon aspiratat e vendit për pavarësi energjetike...
Kontratat paramartesore po dalin nga hija e luksit dhe po hyjnë në jetën e përditshme të çifteve urbane, si shenjë e nj&e...