AKTUALITET

Dorëheqja e Shkëlqim Hajdarit, Qeveria miraton rregullat për përzgjedhjen dhe emërimin e krye-inspektorit të Përgjithshëm

Piranjat Përditësimi i fundit 15 Janar 2026, 20:12
Dorëheqja e Shkëlqim Hajdarit, Qeveria miraton rregullat për

Pas dorëheqjes së Shkëlqim Hajdarit, Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përcakton rregullat dhe procedurat për përzgjedhjen, emërimin, vlerësimin, disiplinën dhe shkarkimin nga detyra të Inspektorit të Përgjithshëm.

Vendimi është marrë me propozim të ministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit dhe bazohet në ligjin “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”.

Sipas vendimit, përcaktohen kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët për këtë funksion, procedura e aplikimit dhe e përzgjedhjes, mënyra e vlerësimit të performancës në punë, si dhe hapat që ndiqen në rastet e masave disiplinore, lirimit apo shkarkimit nga detyra. Inspektori i Përgjithshëm do të emërohet dhe shkarkohet me vendim të Këshillit të Ministrave.

Vendimi synon të garantojë transparencë, objektivitet dhe standarde profesionale në drejtimin e Inspektoratit të Përgjithshëm dhe do të hyjë në fuqi pas botimit në “Fletoren Zyrtare”.

V E N D I M

PËR
 
PËRCAKTIMIN E KRITEREVE TË VEÇANTA DHE TË PROCEDURAVE PËR PËRZGJEDHJEN, EMËRIMIN, VLERËSIMIN E REZULTATEVE NË PUNË, DISIPLINËN, LIRIMIN DHE SHKARKIMIN NGA DETYRA TË INSPEKTORIT TË PËRGJITHSHËM
 
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 16, të  ligjit nr.99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave
 
 
V E N D O S I:
 
 
I. DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
 
Ky vendim përcakton kriteret e veçanta dhe procedurat për përzgjedhjen, emërimin, vlerësimin e rezultateve në punë, disiplinën, lirimin dhe shkarkimin nga detyra të inspektorit të Përgjithshëm.
 
II. KRITERET PËR PËRZGJEDHJEN DHE EMËRIMIN
 
Kandidati për inspektor të Përgjithshëm, krahas kritereve të përcaktuara në pikën 1, të nenit 16, të ligjit nr.99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, duhet të plotësojë edhe këto kritere të veçanta:
 
a) Të ketë diplomë të nivelit “Master i Shkencave” ose “Master Profesional”, të përfituar në fund të studimeve të ciklit të dytë me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 vite akademike” ose të barasvlershme me to;
b) Të ketë të paktën 5 (pesë) vjet përvojë pune në pozicione të larta drejtuese në institucione publike ose private.
 
III. PROCEDURA E PËRZGJEDHJES DHE EMËRIMIT
 
1. Brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve kalenderike nga krijimi i pozicionit vakant të inspektorit të Përgjithshëm, sekretari i Përgjithshëm i institucionit përgjegjës, që ka në varësi Inspektoratin e Përgjithshëm, hap thirrjen për aplikim dhe ngre një komision ad hoc të përbërë nga:
 
a) një përfaqësues nga institucioni që ka në varësi Inspektoratin e Përgjithshëm;
b) një përfaqësues nga Departamenti i Administratës Publike;
c) një përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë.
 
2. Njoftimi për aplikim publikohet në Buletinin e Njoftimeve Publike dhe në faqen zyrtare të  institucionit përgjegjës dhe qëndron i hapur për një periudhë jo më pak se 7 (shtatë) ditë kalendarike.
 
3. Kandidati paraqet këto dokumente:
 
a) Kërkesën për aplikim;
b) Jetëshkrimin të përditësuar (CV);
c) Kopjen e diplomës dhe të listës së notave;
ç)  Dëshminë e përvojës profesionale;
d) Vetëdeklarimin për konfliktin e interesit dhe papajtueshmërinë sipas legjislacionit në fuqi;
      dh)  Kopjen e letërnjoftimit (ID);
e) Vërtetimin nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
ë)  Vetëdeklarimin e gjendjes gjyqësore;
f) Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimimin shtesë, publikimet, angazhimet akademike apo të tjera, të përmendura në jetëshkrim.
 
4. Komisioni ad hoc përfundon shqyrtimin e dokumentacionit dhe zhvillimin e intervistave me kandidatët, brenda një afati jo më shumë se 15 (pesëmbëdhjetë) ditë kalendarike nga data e përfundimit të afatit për dorëzimin e aplikimeve.
 
5. Vlerësimi i kandidatëve bëhet në një total prej 100 pikësh dhe përbëhet nga:
 
a) Vlerësimi i dokumentacionit dhe i përvojës profesionale: deri në 60 pikë;
b) Intervista e strukturuar me gojë: deri në 40 pikë.
 
6. Vlerësimi i dokumentacionit dhe i përvojës profesionale deri në 60 pikë realizohet sipas skemës së mëposhtme:
 
a) Deri në 10 (dhjetë) pikë për tejkalim të nivelit të arsimit, sipas kritereve të mëposhtme:
 
i. 5 pikë, për diplomë ekzekutive ose diplomë specializimi;
ii. 10 pikë, për gradë ose titull shkencor.
 
b) Deri në 20 (njëzet) pikë për tejkalim të përvojës në punë si drejtues në institucione publike apo private, sipas kritereve të mëposhtme:
 
i. 5 pikë, për 1 (një) vit përvojë shtesë;
iii. 10 pikë, për më shumë se 1 vit deri në 3 vjet përvojë shtesë;
iii. 20 pikë, për më shumë se 3 vjet përvojë shtesë.
c) Publikime, angazhime akademike: 10 pikë;
ç) Deri në 15 (pesëmbëdhjetë) pikë për trajnime ose kualifikime profesionale, sipas kritereve të mëposhtme:
 
i. 5 pikë, për 1 (një) deri në 3 (tre) trajnime ose kualifikime profesionale;
ii. 10 pikë, për 3 (tre) deri në 5 (pesë) trajnime ose kualifikime profesionale;
iii. 15 pikë, për më shumë se 5 (pesë) trajnime ose kualifikime profesionale.
d) Integriteti profesional në bazë të deklaratave, referencave dhe dokumentacionit plotësues: 5 pikë.
 
7. Komisioni harton listën përfundimtare të kandidatëve të kualifikuar, të shoqëruar me renditjen sipas pikëve të grumbulluara, dhe ia paraqet sekretarit të Përgjithshëm të institucionit përgjegjës brenda 3 (tri) ditëve kalendarike nga përfundimi i procesit të vlerësimit.
 
8. Komisioni ad hoc funksionon në përputhje me këto rregulla:
 
a) Mbledhjet janë të vlefshme kur marrin pjesë të gjithë anëtarët;
b) Vendimmarrja bëhet me shumicë votash;
c) Çdo anëtar nënshkruan një deklaratë mbi mungesën e konfliktit të interesit para fillimit të vlerësimit;
ç) Në rast mungese të një anëtari, zëvendësimi bëhet nga institucioni përkatës brenda 3 (tri) ditëve kalendarike.
9. Komisioni garanton barazi, objektivitet dhe transparencë gjatë gjithë procesit të vlerësimit.
 
10. Inspektori i Përgjithshëm emërohet në detyrë me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të titullarit të institucionit përgjegjës që ka në varësi Inspektoratin e Përgjithshëm.
 
IV. MASAT DISIPLINORE DHE PROCEDURA DISIPLINORE
 
1. Në rastet kur ka indicie të arsyeshme për shkelje disiplinore, sekretari i Përgjithshëm i institucionit përgjegjës, me iniciativë të tij ose pas informacionit zyrtar të ardhur nga institucione shtetërore, vendos fillimin e procedurës disiplinore dhe njofton me shkrim inspektorin e Përgjithshëm për shkeljen e dyshuar dhe për fillimin e hetimit administrativ.
 
2. Sekretari i Përgjithshëm i institucionit përgjegjës urdhëron ngritjen e një grupi të posaçëm për hetimin administrativ të inspektorit të Përgjithshëm, duke mbledhur prova, dëshmi, raportime dhe deklarata, sipas natyrës së shkeljes së pretenduar.
 
3. Inspektori i Përgjithshëm ka këto të drejta:
 
a) Të paraqesë shpjegime me shkrim;
b) Të zhvillojë një dëgjesë me grupin e posaçëm, brenda një afati jo më të gjatë se 10 (dhjetë) ditë kalendarike nga data e njoftimit;
c) Të përfaqësohet nga përfaqësues ligjor.
 
4. Pas përfundimit të hetimit, grupi i posaçëm përgatit një raport përfundimtar, i cili i paraqitet sekretarit të Përgjithshëm brenda 7 (shtatë) ditëve kalendarike nga data e përfundimit të këtij hetimi.
 
5. Sekretari i Përgjithshëm i institucionit përgjegjës, pas administrimit të raportit përfundimtar, i njofton titullarit të institucionit rezultatet e raportit të grupit të posaçëm.
 
6. Sekretari i Përgjithshëm i institucionit përgjegjës, në rast të konstatimit të shkeljes dhe në varësi të rrethanave të konstatuara, i propozon titullarit të institucionit përgjegjës, që ka në varësi Inspektoratin e Përgjithshëm, një nga masat disiplinore të mëposhtme:
 
a) Vërejtje me shkrim;
b) Vërejtje me paralajmërim për largim nga detyra;
c) Largim nga detyra.
 
7. Titullari i institucionit përgjegjës, që ka në varësi Inspektoratin e Përgjithshëm, merr vendim për dhënien e njërës nga masat disiplinore të parashikuara në pikën 6, të këtij kreu.
 
V. VLERËSIMI I REZULTATEVE NË PUNË TË INSPEKTORIT TË PËRGJITHSHËM
 
1. Inspektori i Përgjithshëm i nënshtrohet vlerësimit të rezultateve në punë 1 (një) herë në vit nga titullari i institucionit, që ka në varësi Inspektoratin e Përgjithshëm.
 
2. Vlerësimi i inspektorit të Përgjithshëm kryhet në bazë të performancës së tij profesionale, në përputhje me kriteret e përgjithshme, si më poshtë vijon:
 
a)  Realizimi i objektivave institucionalë të përcaktuar në fillim të periudhës së vlerësimit;
b) Cilësia dhe efektiviteti i veprimtarisë inspektuese;
c) Menaxhimi i burimeve njerëzore dhe financiare në dispozicion të institucionit;
ç) Respektimi i dispozitave ligjore dhe i standardeve të etikës profesionale;
d)  Transparenca dhe komunikimi me publikun;
dh)Nismat për përmirësim të punës dhe përdorimi i teknologjisë në proceset inspektuese;
e)  Bashkëpunimi ndërinstitucional dhe përfaqësimi institucional.
 
VI. LIRIMI DHE SHKARKIMI NGA DETYRA
 
1. Inspektori i Përgjithshëm lirohet dhe shkarkohet nga detyra me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të titullarit të institucionit përgjegjës, që ka në varësi Inspektoratin e Përgjithshëm, sipas rasteve të parashikuara në ligjin nr.99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”.
 
2. Sekretari i Përgjithshëm i institucionit përgjegjës, brenda 7 (shtatë) ditëve kalendarike nga marrja dijeni apo konstatimi i shkakut për lirimin apo shkarkimin nga detyra të inspektorit të Përgjithshëm, i paraqet titullarit të institucionit raportin me faktet dhe rrethanat përkatëse.
 
VII. DISPOZITË E FUNDIT
 
Ngarkohet Inspektorati i Përgjithshëm për zbatimin e këtij vendimi.
 
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
 
 
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan