Protestuesit kërkojnë hetim për policinë: Dhuna nuk mund të përdoret si mjet frikësimi
Protesta e 34-të qytetare para Kryeministrisë është shoqëruar me leximin e një deklarate, përmes së cilës organiz...
Protesta e 34-të qytetare para Kryeministrisë është shoqëruar me leximin e një deklarate, përmes së cilës organiz...
Ka nisur marshimi i protestuesve në ditën e 34-të të protestës qytetare kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Pa...
Momenti i arrestimit të Adi Çobës Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë det...
Sulmuesi spanjoll, Lamine Yamal u shpreh i lumtur pas fitores 3-0 ndaj Austrisë. Ndër të tjera, ai u ndal edhe tek përballja e radhës...
Një stuhi e fortë ka përfshirë pasditen e kësaj të premteje qytetin e Elbasanit dhe një pjesë të madhe të terr...
Sekretari i Sigurisë Kombëtare Amerikane, Markwayne Mullin, tha të hënën se “kërceu një valle të g&eum...
Clarence Seedorf ka dalë në mbrojtje të lojtarëve holandezë – Justin Kluivert, Quinten Timber dhe Crysencio Summerville –...
Një 16-vjeçar është arrestuar nga Policia në Shkodër për një grabitje të ndodhur tre javë më parë...
Një rast i mashtrimit të qytetarëve përmes call-center është goditur nga Krimi Ekonomik dhe Kibernetik në Drejtorinë e...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se është “absurde” që Uashingtoni të vazhdojë të...

Detaje të reja nga dosja hetimore e SPAK, hedhin dritë mbi një skemë të dyshuar të trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, ku përmenden edhe emra të njohur të botës së biznesit. Sipas përgjimeve të aplikacionit Sky ECC të administruara nga SPAK, në dosje përmenden CEO-ja e FIBANK, Elma Lloja, dhe drejtori i bankës, Gledis Hysenaj, në lidhje me një transaksion prej 400 mijë eurosh, i justifikuar në dokumentacion si pagesë për “blerje gomone”.
Sipas materialit hetimor, mjeti lundrues “Uragan” kishte një vlerë reale prej 850 mijë eurosh, ndërsa në dokumentet bankare është deklaruar shuma prej 400 mijë eurosh. Dosja referon se Adrian Rama i ka kërkuar Edmond Jaupit që gomonia të kalonte në pronësi të këtij të fundit, ndërsa hetuesit dyshojnë se diferenca mes vlerës reale dhe asaj të deklaruar mund të jetë përdorur për të justifikuar ose qarkulluar fonde me origjinë të dyshuar kriminale. Çështja është pjesë e hetimeve të SPAK dhe pretendimet e përfshira në dosje mbeten objekt i procesit hetimor.
B- Ça do bëjmë me ato letrat e gomones? Do bojmë nai gjo për t'honën, apo kur të vish ti? A – Po kur të vij unë o vlla. Ç'ke me letrat ti. N'rregull i ke tani. B – E po t'bojmë ça do bojmë me ate, apо...? A – Po ti njësoj do ta mbash autorizimin. Si nga ai, si nga mu, ç'rëndësi ka? S'ka lidhje. B – Jo, me i kalu atij, se desha me pru... të dhënat ai. E kupton? Gjërat. A – Kush do? B – Ngaqë m'the t'premten ti mu, t'bi pagesën. Do ta bi them ai, apo t'i them kur t'vish ti o vlla.
Sipas dosjes hetimore të SPAK, nga komunikimet e administruara në aplikacionin Sky ECC evidentohet se Edmond Jaupaj deklaron se gomonia është blerë për 400 mijë euro, ndërsa sipas hetimeve vlera reale e paguar ka qenë 850 mijë euro. Në të njëjtën bisedë, Dorin Maraku i thotë: “Ti e ke marr për at' tjetrin, e ke fjalën?”, ndërsa Jaupaj e konfirmon. Sipas SPAK, ky komunikim krijon dyshimin se mjeti lundrues “Uragan” nuk ishte në pronësinë faktike të Edmond Jaupajt, por të Adrian Ramës, një konkluzion që, sipas organit të akuzës, mbështetet edhe nga komunikime të tjera të administruara në kuadër të hetimit.
A: Hiç o, mirë. Kam një gomone që e kam me lizing te Fibanku.
A: Dua t'ia kaloj njërit që merret me gomone, se s'e dua më.
A: Ajo, për t'u blerë, është blerë 850 mijë euro, por në bankë, me kalim bankar, është bërë 400 mijë.
A: Lizing për atë... kam marrë 200 mijë, më duket, se 200 mijë ia kam bërë pagesë.
A: Tani dua t'ia mbyll atë lizingun atij.
B: Ti e ke marrë për atë tjetrin, e ke fjalën?
B: Apo do t'ia transferosh atij?
A: Tani unë dua t'ia transferoj, po atij nuk ia transferojnë. Duhet ta mbyll unë atë. Dhe zëmë se vajta e mbylla unë. E mbylla lizingun, se njëqind e ca mijë euro kanë ngelur.
A: Këtij zotërisë ia bëjmë dot te ty?
B: Duhet të pyes pak për këtë, ta diskutoj pak. Se ngaqë është varkë, për varka s'kemi bërë.
A: Po është kështu mo, është nga këto markat. Është... është e mirë.
B: E marr vesh, e kuptoj o burrë. Pa diskutim. S'kemi bërë ndonjëherë më. Nuk e kemi...
A- Mmmm. B- Edhe atje e ke n'emrin tat. Ke len dicka garanci kam pershtypjen. Te ajo. A- Jo, jo. Jo, jo, jo. Thjesht... B- Kan marr vetem ate... asetin. A- Mhh, po. Domethen tamam tamam, ajo nuk esht e imja. B-E kuptoj. A- E kupton? Thjesht kam... nuk e benin dot ata aq lek vleren, dhe un nga meraku ja mora leket dhe nga meraku e bera lizing n'kuptimin qe... eeee... se ata e pagun t'gjithen, nuk esht se ki..kam ndonje detyrim un. Ua mora leket. B- Te cili e ke ble о? A- E kam ble te nje djal. Po Lirit do t'ja kaloj. Lirit t'varkave do ja kaloj. B- Mar vesh. A- (degjohet ambjental) Po, e kam bler nga gruja (nuk kuptohet) (flet ne telefon) E kan bler nga gruja e njerit ata. B- E me nejse, hajt, s'ka rendsi. A- Domethen esht bler katerqind mij me letra. N'fakt esht bler tetqind e pesdhjet mij euro. B- Vleren e tregut e ka tetqind e pesdhjet po themi. A- Ajo sot nuk esht... nuk e... nuk esht me pak se shtatqind mij euro, nuk e gjen dot.
Më pas paratë kanë kaluar nga FIBANK në BKT./Zëri.ai
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka ndërmarrë mëngjesin e kësaj të premteje një aksion për ...
Eksperti i punësimit Erion Muça, komentoi rezultatet e Maturës Shtetërore 2026, duke theksuar sfidat që lidhen me përgatitjen ...
Marius Dervishi, efektiv i Policisë së Shtetit dhe producent i njohur filmash, ka njoftuar përmes një postimi në Instagram se do t&eu...
Ditën e sotme në Gjykatën Administrative do të zhvillohet seanca e rradhës gjyqsore, në lidhje me padinë e kryeba...
Një ditë pas protestës para Parlamentit, Policia e Tiranës ka njoftuar arrestimin e 19 personave dhe procedimin penal të 12 të t...
Radhët e gjata të automjeteve në pikën kufitare të Kapshticës mbeten një sfidë e përditshme për udhëtar...
Shqipëria vazhdoi të përballet me një sfidë strukturore në tregun e punës së të rinjve, ku 20,1% e grup-moshë...
Teksa Shqipëria ka nivelin e pensionit ndër më të ulëtin në Europë, burrat shqiptarë janë ata që duan të...
Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellimesh d...
Protestuesit që morën pjesë në marshimin përgjatë rrugëve të Tiranës pas fjalimeve të Kryeministria, ndaluan p...