Pesë persona i janë drejtuar Gjykatës së Lartë, duke kërkuar heqjen e masave të sekuestros të vendosura mbi pasuritë e tyre në kuadër të hetimeve për skemën e dyshuar të tenderave në AKSHI.
Sipas informacioneve paraprake, mes personave që kërkojnë zhbllokimin e pasurive është ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj. Në emër të saj janë vendosur në sekuestro një apartament, llogari bankare, tokë dhe dy automjete. Kërkesë të ngjashme ka bërë edhe biznesmeni Ermal Beqiri, ndërsa pasuritë e sekuestruara në emër të tij përfshijnë automjete, llogari bankare, truall, tokë, një ndërtesë dhe një jaht.
Mësohet se, në procedurë janë përfshirë edhe kompanitë Soft Solutions dhe Horizont. Beqiri ndodhet aktualisht i ndaluar në Francë, ndërsa autoritetet vijojnë procedurat për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë, teksa në Gjykatën e Lartë kanë kërkuar gjithashtu heqjen e sekuestrove Arjola Koromani dhe Xhemila Tamizi. Sipas hetimeve, në emër të Tamizit ishte regjistruar një jaht luksoz që dyshohet se ishte i lidhur me Beqirin.
Hetimi për dosjen e AKSHI-t po zhvillohet nga prokurorët Altin Dumani dhe Bledar Maksuti dhe aktualisht ndodhet në fazën e hetimeve. SPAK dyshon se personat e përfshirë kanë krijuar një skemë për përfitimin e fondeve publike përmes manipulimit të procedurave të tenderimit, paracaktimit të fituesve dhe kalimit të shumave të konsiderueshme drejt një kompanie fiktive.
Sipas akuzës, në këtë skemë dyshohet se janë përdorur edhe persona me lidhje me krimin e organizuar për të larguar konkurrentët. Të dyshuarit përballen gjithashtu me akuza që lidhen me pastrimin e parave. Në kuadër të këtij hetimi, në burg ndodhet edhe Ergys Agasi, i arrestuar disa javë më parë në zonën e Plazhit në Durrës.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
16 Shtator18:44
Vijojnë kontrollet në burgje, sekuestrohet një tjetër telefon në qelinë e të dënuarit në Durrës
Në vijim të kontrolleve të kryera nga Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në IEVP të nd...
AKTUALITET
16 Shtator18:14
Futi paisjet e 'Botox' kontrabandë, 285 mln lekë të pa paguara! Merret i pandehur biznesmeni Dritan Gremi
Një dosje hetimore që bën fjalë për “kontrabandim të medikamenteve mjekësore” dhe “Fshehjen e të ardhu...
AKTUALITET
16 Shtator17:59
Plagosje me armë zjarri në Durrës
Një person është plagosur me armë zjarri në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 1, në zonën e Vollgës, n...
AKTUALITET
16 Shtator17:43
Dosja Balluku dhe arredimi i vilës luksoze/ Pas më shumë se 1 orë, arkitekti Olsi Eftimi del nga SPAK
Olsi Eftimi ka lënë ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas më shumë se 1 ore. Arkitekti i njohur mbërriti në am...
AKTUALITET
16 Shtator17:25
Çarje në tubacionin kryesor të Bogovës, ndërpritet furnizimi me ujë në Berat e Kuçovë
Që prej orës 13:00 është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në qytetet Berat dhe Kuçovë, si dhe...
AKTUALITET
16 Shtator16:00
Bashkëpunimi për vilat e fshehura/ Hetimet ndaj Ballukut, paraqiten në SPAK vëllezërit Alban dhe Olsi Eftimi
Hetimet e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për dosjen Balluku vijojnë, teksa rapor...
AKTUALITET
16 Shtator15:35
Taksistët protestë para Bashkisë së Tiranës: Të mos jepen licenca pa limit
Anëtarë të Sindikatës së Punonjësve të Transportit Taksi kanë protestuar këtë të mërkurë para b...
AKTUALITET
16 Shtator14:50
Bashkimi me Korçën ndez debatet në Maliq, banorët kundër hartës së re: Duam bashkinë tonë!
Banorët e Maliqit kanë kundërshtuar propozimin për shkrirjen e bashkisë së tyre dhe bashkimin me Bashkinë e Korç&eum...
AKTUALITET
16 Shtator14:41
Zbulohet një lokal i përshtatur për shitje droge dhe lojëra fati, arrestohet pronari
Policia ka zbuluar një lokal në rrugën “Thoma Koxhaj” në Tiranë, i cili dyshohej se përdorej&nbs...
AKTUALITET
16 Shtator14:09
Parkimi me pagesë në Durrës, Këshilli Bashkiak diskuton kartën e rezidentit dhe tarifat
Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të Durrësit ndër të tjera u diskutua një çështje me interes p&e...