Situatë e rrezikshme në Krujë/ Denoncimi i banorëve: Flakët po i afrohen depove të dinamitit
Një vatër zjarri është përhapur mbrëmjen e sotme në zonën e Krasës, duke alarmuar banorët e Krujës. Nj&...
Një vatër zjarri është përhapur mbrëmjen e sotme në zonën e Krasës, duke alarmuar banorët e Krujës. Nj&...
Një video e dërguar në redaksinë e Piranjat News, tregon momentin ku shfaqet organizatori grek i eventeve dhe menaxheri i marrëdhë...
Situata me zjarret vijon të jetë problematike në Mallakastër, veçanërisht në krahun e Drenies, ku era e fortë e nisu...
Detyrimet e prapambetura të institucioneve publike vijuan të rriten edhe gjatë tremujorit të dytë të vitit 2026, në një...
Një tjetër vatër zjarri është riaktivizuar në Krujë, duke rrezikuar një biznes në zonë. Aktualisht, në...
SPAK ka kryer një kontroll në ambientet e kompanisë “Atelier 4”, në kuadër të hetimeve që po zhvillohen ndaj is...
Një zjarr masiv përfshiu mbrëmjen e së shtunës qytetin e Krujës, duke u përhapur me shpejtësi nga lagjja Abazaj drejt ...
Mëngjesin e 4 gushtit 2026, rreth orës 5.20, një 78-vjeçar, i identifikuar si Jorgji D., po lëvizte në këmbë nga rru...
Një situatë shqetësuese është regjistruar pranë zonës së Valamarit, ku ujërat e zeza përfundojnë drejtp...
I ftuar në edicionin informativ të lajmeve, gazetari Genc Burimi foli mbi ngërçin politik në Kosovë dhe mundësinë e ...

I ftuar në edicionin informativ të lajmeve, gazetari Genc Burimi foli mbi ngërçin politik në Kosovë dhe mundësinë e rikthimit në zgjedhje të parakohshme, ku shprehu se shkaku kryesor i krizës lidhet me një “mëkat” në Kushtetutën e Kosovës.
Burimi theksoi se, mundësia që deputetët të mungojnë në seancën për zgjedhjen e presidentit dhe të pamundësojnë kuorumin krijon një mekanizëm që mund të përdoret nga partitë që kanë humbur zgjedhjet për të shtyrë vendin drejt një procesi të ri zgjedhor.
Ai e krahasoi situatën me një ndeshje futbolli, ku skuadra që humbet finalen ka interes që ndeshja të luhet sërish.
Burimi tha se kjo situatë duhet të zgjidhet përmes një ndryshimi kushtetues, ndërsa u bëri thirrje partive politike që të hyjnë në zgjedhje me premtimin se, nëse marrin shumicën e nevojshme, do ta ndryshojnë këtë dispozitë për të shmangur bllokime të tilla në të ardhmen.
Sipas tij, nëse Kosova shkon sërish në zgjedhje, kjo duhet të kthehet në një nga pikat kryesore të debatit politik dhe qytetar.
Pjesë nga deklarata:
Nuk e ndryshoj analizën që nga fillimi i kësaj meseleje, që në fillim të vitit. Kosova ka një mëkat në Kushtetutë; rreth e rrotull këtij mëkati po rrotullohemi sot. Kjo duhet rregulluar me ligj. Mëkati është që një deputet i Kosovës, po të dojë, nuk shkon fare në seancë. Bën që të dështojë kuorumi. Kështu që kjo duhet rregulluar. Për t'u rregulluar kjo, duhet prapë shumicë, kështu që duhet që kësaj here të mos shmangen zgjedhjet, që partitë ta kenë vënë si program këtë gjë: “Po fituam, na jepni një mazhorancë të bindshme, në mënyrë që të ndryshojmë Kushtetutën për brezat e ardhshëm”. Është një çmenduri. Duhet ndryshuar neni, duhet thënë që një deputet në seancën për zgjedhjen e presidentit të Republikës s’mund të mungojë, veçse me arsye reale.
Një ekip që humbet kampionatin, qëllimi i tij cili është? Që loja të ribëhet apo jo? Kur ke një finale, humbet një finale, ekipi që humb finalen do që të bëhet prapë ndeshja. Kështu që edhe në Kosovë, partitë që humbën, qëllimi i tyre është që të ribëhet prapë ndeshja.
Këto pastaj janë deklarata politike, nuk i merr njeri në analizë. Të jemi realistë, si një ndeshje futbolli. Një ekip që humbet ndeshjen në finale ka interes ta bëjë prapë. Dhe këto ekipe, këto parti, kur humbën zgjedhjet, qëllimi i tyre është t’i ribëjnë. Dhe kanë një fat të jashtëzakonshëm me këtë Kushtetutë, që s’ishte imagjinuar kështu në krye të herës. Kanë një armë, që është që nuk çon asnjë deputet në seancë, s’bëhet kuorumi për të zgjedhur presidentin dhe shkohet prapë në zgjedhje. Dhe gjithmonë është e keqja, me këtë logjikë do të bëjnë të njëjtën gjë.
Po të jap një shembull komplet idiot, po që Irani e gjeti fajin fare, pa asnjë lloj lidhjeje, për bombën, Irani e gjeti te Hormuzi. Që është shumë e rëndë, se po mban botën.
Kështu që kjo duhet rregulluar dhe kjo duhet bërë një fushatë tani në Kosovë, që partitë t’u shpjegojnë qytetarëve se “na duhet një mazhorancë për të ndryshuar këtë, përndryshe do të vuani vetë, populli”.
Është e qartë se partitë nuk duan të merren vesh. Partitë e vogla e kanë këtë fuqi dëmtuese, e shfrytëzojnë për avantazhin e tyre. Sigurisht, po është skenë e kaluar. Në këtë rast, Vetëvendosja do të pranonte vetëm një konsensus për një president apolitik.
Po bëj një paralakalim në Shqipëri. Unë mendoj dhe i kujtohet kjo gjë. Pra, më pak në Shqipëri presidenti ka më pak funksione, në Kosovë ka... Po bëj një paralakalim, se varet dhe se kush është presidenti në Shqipëri. Nxjerr, për shembull, Kadarenë, u afrua Kadareja... pse jo të bëhet Kadareja si president? Kështu ndodh. Pra, nga shumë këto do të ndodhë në Vetëvendosje që në Kosovë bëhet një profesor, bëhet një person apolitik, por partitë e vogla nuk e lëshojnë.
E kuptojnë që sot Vetëvendosja nuk ka interes të shkojë prapë në zgjedhje dhe aty nuk e lëshojnë. Vetëvendosja nuk ka interes të vazhdojë më për konsensus, sepse prapë i lihet Kosovës një e keqe për brezat e ardhshëm, sepse e ke gjithmonë këtë lloj në Kushtetutë që pa kuorum, pa prani fizike të një numri të caktuar deputetësh, s’ka seancë.
Në momentin që do ta zgjidhësh një herë e mirë, populli kosovar ta kuptojë dëmin. T’i japë shumicën ose Vetëvendosjes, ose partive të tjera, por duhet që partitë të hyjnë në zgjedhje me këtë premtim: “Nëse na jepni shumicën e mjaftueshme për të ndryshuar Kushtetutën, kjo është pika jonë e parë e programit”. Thjesht neni ndryshohet, thuhet që deputeti nuk mund të mungojë në seancën për zgjedhjen e presidentit, veçse me arsye të justifikueshme.
Por prandaj po them që kësaj here kjo fushatë të përqendrohet tek kjo pikë e Kushtetutës. Të bëhet punë pedagogjike me qytetarët.
Të marr një shembull nga protestat në Shqipëri. Protesta, sigurisht, afatshkurtër është kundër Edi Ramës, por kërkesa strukturore afatgjatë, pra e të vërtetave të ardhshme, është që një kryeministër të mos ketë më shumë se dy mandate. Kjo është strukturore, që të evitohet kulti i individit... Këtë protestë e pranon i gjithë publiku. Edhe në Kosovë, po të bëhen prapë zgjedhje, duhet të përqendrohet propozimi politik, ndryshimi kushtetues për ta bërë të pranishëm me ligj deputetin në seancën e zgjedhjes së presidentit.
Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar sot në lidhje me deklaratën e bërë nga presidenti ukrainas Volodymir Zelensky në...
Kruja u përfshi nga flakët mbrën e kaluar, në një prej netëve më të vështira për banorët, me sht&e...
Deputetja demokrate, Ina Zhupa, ka reaguar për problematikat që shoqërojnë turizmin në Sarandë, duke deklaruar se qyteti po vuan...
Kryeministri Edi Rama po bën prej ditësh pushimet në bregdetin e Vlorës. Ndërsa ditë më parë, dolën në medi...
Një protestues, duke folur nga protesta para Kryeministrisë iu bëri thirrje shqiptarëve që t’i bashkohen protestës, që ...
Banorët e Divjakës janë në ditën e 9-të të protestave kundër kundër reformës territoriale të propozuar ng...
Aktivistja Luçjana Kokaj, nga protesta para Kryeministrisë, deklaroi se qëndresa qytetare prej 70 ditësh ka arritur të thyejë fr...
Mesazhe të forta dhe pankarta në shqip dhe anglisht kanë shoqëruar protestën e 70-të kundër qeverisë dhe kryeministrit E...
Vijon marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skënderbej” drejt kryeministrisë, aty ku edhe nis zyrtarisht protesta e 70 masive në rad...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kritikuar reformën e re territoriale të propozuar nga PS, duke e cilësuar atë si një...