“Rama sot është një kufomë politike, nesër një hiç!” – Protestuesi: Kongresmeni amerikan kërkoi hetim për lidhjet e qeverisë me drogën!
Protesta masive përpara godinës së Kryeministrisë ka shënuar ditën e saj të 37-të me mesazhe të forta që lidhe...
Protesta masive përpara godinës së Kryeministrisë ka shënuar ditën e saj të 37-të me mesazhe të forta që lidhe...
Një 35-vjeçare shqiptare ka ndërruar jetë një ditë pas lindjes së foshnjës së saj në Greqi. Viktima ës...
Rudi Garcia, trajneri i kombëtares së Belgjikës, ka reaguar ndaj vendimit të FIFA për lirimin e lojtarit të SHBA, Folarin Balogu...
FIFA është përfshirë në kaos që nga dita e djeshme. Madje sot raportime jozyrtare tregojnë se disa anëtarë të...
Karina Blanco po bëhej gati të fillonte orën e saj të spinningut kur toka filloi të dridhej. Në fillim, ajo mendoi se dridhjet d...
Benjamin Netanyahu u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të mos vazhdojnë me shitjen e sistemeve të përparuara të arm&e...
Nga Maxime Dhuin, HUFFINGTON POST “Shqipëria nuk është në shitje”. Lëvizja e protestës kundër një projek...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka denoncuar sot luksin që Edi Rama po ia shton vetes në zyrë, ndërkohë që n&e...
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) ndaj grupit kriminal të goditur disa javë...
Banorët e fshatit Nikaj-Mërtur, njësia administrative Lekbibaj, janë ngritur në protestë kundër ndërhyjeve që...
Një nga emrat më të njohur të mashtrimit me bursat onlinë përmes Call-Centërave, izraeliti 43-vjeçar Roy Garin, ka humbur gjyqin në Gjykatën e Lartë Shqiptare, ku kishte kundërshtuar vendimin për ekstradimin e tij në Gjermani.
Garin, i njohur me disa emra si “Roy Garin”, “Mikael Finkle”, “Jean Merignac”, por dhe me emrin “Roy Garine”, është një prej personave më të kërkuar në Evropë, për shkak të mashtrimeve në miliona euro me bursat on - line.
Ai u kap në 4 shkurt 2025 në Tiranë, gjatë një aksioni “Blic” ku pjesëmarrës ishin dhe oficerë Gjermanë. Ndërsa bashkëpunëtorët e tij Shqiptarë, ende nuk janë arrestuar nga Policia e Shtetit.
Gazetari Elton Qyno ka mësuar se viktimat e tij më së shumti janë kryer në Gjermani, ku Drejtësia e këtij vendi ka mundur të faktojë 288 raste mashtrimi të qytetarëve Gjermanë, përmes më shumë se 33 platformave online, duke sjellë një dëm ekonomik prej 26 milion e 108 mijë Euro.
Por kjo shifër është vetëm maja e ajsbergut, pasi ekspertët e hetimit kibernetik që kanë trajtuar rastin, e vlerësojnë, Roy Garin, si një nga mashtruesit më të mëdhenj onlinë me bursat ekonomike të Call-Centërave.
Në 5 Maj 2026, treshja e gjyqtarëve, Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni, miratuan ekstradimin e 43-vjeçarit, Roy Garin, drejt Gjermanisë, pasi gjykata e Federale Bambergte, në muajin Shtator 2024, ka vendosur masën e “Arrestit në burg”, pasi ndaj tij prokuroria Gjermane, ka ngritur akuzën e “Mashtrimi në grup të organizuar kriminal”.
Garin dhe avokatët e tij mbrojtës u munduan të bindnin gjyqtarët se ekstradimi në Gjermani çonte shtetasin izraelit, direkt drejt një rreziku për trajtim çnjerëzor ose diskriminues të shtetasit, Roy Garine, në ambientet gjyqësore dhe penitenciare të Gjermanisë.
Kjo për shkak të prejardhjes se tij izraelite, pavarësisht se në momentin e arrestimin ai ishte i pajisur me një pasaportë, Kanadeze.
Ky pretendim, sipas avokatëve është bazuar në raportin e “RIAS 2024”, ku dokumentohen mbi 8600 incidentet antisemite vetëm për gjysmën e parë të vitit, rritjes alarmante të sulmeve ndaj personave me identitet hebre pas konfliktit të tetorit 2023, diskrecionit të gjykatave gjermane për mosllogaritjen e paraburgimit të vuajtur jashtë vendit.
Por sipas Kolegjit të Gjykatës së Lartë Shqiptare ky është një një pretendim haptazi i pabazuar në ligj dhe prova.
Sipas dosjes hetimore të transferuar nga Gjermani në Shqipëri,të cilën gazetari Elton Qyno, ka mundur ta sigurojë, izraeliti Roy Garine, ka qenë aktiv të paktën gjatë periudhës që nga janari 2015 deri në tetor 2022, në të ashtuquajturën industri ndërkombëtare e tregtisë kibernetike.
Dyshohet se, që nga janari i vitit 2015, Roy Garine ishte anëtar udhëheqës i një grupi autorësh të përbërë nga dhjetëra persona, të cilët ishin bashkuar me vetëdije dhe qëllim për të kryer në mënyrë të vazhdueshme vepra mashtrimi sipas një mënyre të caktuar veprimi.
Përgjegjësia kryesore brenda grupit i përkiste veçanërisht të pandehurit Roy Garine dhe të bashkë të akuzuarit tjetër, Arthur Visokowski, të cilët ishin personat udhëheqës të grupit të paktën që nga viti 2015.
Në emër të Arthur Visokowski, janë hapur 3 kompani në Qipro si “SEA Monster Cyprus LTD”, “Flarotis Limited” dhe “Flarotis Limited”. Njëkohësisht në Angli ka të regjistruar kompaninë Firts Order LTD.
Ndërkohë në hierarkinë drejtuese me rol operacion bënin pjesë edhe personat ende të paidentifikuar me pseudonimet “Marina”, “Antoine” dhe “Irina”.
Ky grup autorësh veproi gjatë periudhave të ndryshme, pjesërisht në mënyrë paralele dhe pjesërisht suksesive në domene të ndryshme, ndër të tjera, platformat e mëposhtme të tregtimit, të cilat në përmbajtje ishin kryesisht identike, të paktën nën këto marka:
1. International markets
2. KeyMarkets
3. Capital Holdings
4. Capital Hall
5. Share Founders
6. Global Pro Trader
7. Investingstate
8. GCG International
9. Market Pro Trade
10. Online Marketshare
11. Rocket Chart
12. Trendingraphs
13. Stock Global
14. Brokerunity
15. 24xForex
16. Indigo Capitals
17. Luxtrade group
18. Assetgates
19. BitCapitals
20. Navagates
21. Interactivetrade
22. GoCapitalFX
23. Status Markets
24. Grand Union etj.
Të dyshuarit nuk kishin në asnjë moment synim të investonin fondet e klientëve të rekrutuar dhe qëllimi i tyre i vetëm ishte të krijonin një burim të ardhurash kriminale me një kohëzgjatje dhe përmasa të konsiderueshme.
Roy Garin, Arthur Visokowski si dhe personat me kodet “Marina”, “Antoine” dhe “Irina” ishin të vetëdijshëm që klientët e tyre nuk do t’i kishin paguar shumat përkatëse të parave nëse do ta kishin ditur se çfarë ndodhte në të vërtet me fondet e tyre dhe se shumat e tyre ishin të humbura prej tyre që në momentin e pagesës.
Ndërkohë gjatë sekuestrimit të provave,janë gjetur dokumente identifikimi që i përkisnin të akuzuarit Garine.
Në të dhënat e sekuestruara figurojnë lista me pseudonimet që ai përdorte dhe që e lidhnin drejtpërdrejtë me aktivitetin kriminal. Këto pseudonime janë “Michael FINKLE”, “MIKE” dhe “Jean MERIGNAC”.
Nga veprimtaria e paligjshme janë identifikuar të paktën 288 viktima të cilët kishin synuar të bënin investime në 33 nga platformat e sipërpërmendura, por në realitet kanë pësuar një dëm pasuror të përgjithshëm prej 26.107.648.82 Euro.
Tashmë pritet vetëm firma e ministrit të drejtësisë që, Roy Garinë, të përcillet me avion nga Rinasi në drejtim të Gjermanisë, ku së bashku me Arthur Visokowski, do përballen me akuzën e “Mashtrimit në grup të organizuar kriminal”./Syri.net
TIRANË- Aktivisti Arbër Lleshi ka denoncuar publikisht një rast të rëndë të dhunës fizike dhe psikologjike që ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur dje në Suedi, ku një i ri shqiptar është qëlluar për vdekj...
Pas ndryshimeve të drejtorëve të policisë në qarqe, Skënder Hita ka nisur edhe lëvizjet në Drejtorinë e Përgji...
Një zjarr, i favorizuar nga era, ka rënë në Koxhas, Fushë të Shijakut. Reja e tymit është përhapur në nj&eu...
Një automjet ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të sotëm, në qarkun e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur n...
Prokuroria e Beratit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim tre persona, ku dy prej tyre akuzohen për shfrytëzim prostitucio...
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro ka bërë me dije përmes një postimi në rrjetet sociale, se nga sot nisin regjistrimet online ...
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) ndaj grupit kriminal të goditur disa javë...
Banorët e fshatit Nikaj-Mërtur, njësia administrative Lekbibaj, janë ngritur në protestë kundër ndërhyjeve që...
Shqipëria është renditur nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC) ndër vendet kryesore të nisjes ...