Qëndrimi i fortë në Le Figaro: Është koha që BE të marrë përgjegjësi për protestat në Shqipëri
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
Mijëra studentë, mësues dhe punonjës të administratës publike kanë dalë në protestë në Athinë, Selan...
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit,...
Pamje të rënda janë publikuar nga protesta studentore në Tiranë. Siç shihet edhe në video, një i ri nga Tirana ...
Ekziston mundësia e një takimi me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në Kinë, tha sot President...

TIRANA- Gjykata e Posaçme ka zbardhur vendimin për ish-kryeprokurorin e Vlorës Aurel Zarka për të cilin trupi gjykues vendosi dënimin me 4 vite burg dhe me gjykim të shkurtuar ai u dënua me 2 vite e 8 muaj burgim. Prokuroria e Posaçme kishte kërkuar që Zarka të dënohej me 6.4 vite burgim. Zarka nuk mund të ushtrojë funksione publike për së paku pesë vite. Ish-kryeprokuror i Vlorës akuzohet si i përfshirë në dosjen “Toyota Yaris”.
VENDIMI I GJYKATES SE POSAÇME E SHKALLËS SË PARË PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të çështjes penale në ngarkim të të pandehurit Aurel Zarka, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer tre herë, e kryer në bashkëpunim dy herë.
Gjithashtu pwr akuzwn “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim, si dhe “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”.
Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Çela, Rudina Palloj dhe Bib Ndreca, vendosi:
Deklarimin fajtor të të pandehurit Aurel Zarka, për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, e parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3 (tre) vite dhe 6 (gjashtë) muaj burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Aurel Zarka, për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë” e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 319 e 25 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Aurel Zarka, për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim,
Deklarimin fajtor të të pandehurit Aurel Zarka, për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim.
Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, Gjykata vendos që të dënojë të pandehurin Aurel Zarka me një dënim të vetëm me 4 (katër) vite burgim.
Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit te Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Aurel Zarka me 2 (dy) vite dhe 8 (tetë) muaj burgim.
Në zbatim të nenit 35 të K.Penal heqjen e të drejtës për të pandehurin Aurel Zarka për të ushtruar funksione publike për një afat kohor 5 vjeçar. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Aurel Zarka fillon nga dita e arrestimit të tij dt. 29.07.2024 dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së zakonshme.
Çfarë është dosja “Toyota Yaris”
Dosja “Toyota Yaris” lidhet me bllokimin e bujshëm të 3.4 milionë eurove në qershor të vitit 2018 në portin e Durrësit, një dosje që u hetua fillimisht nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për pastrim parash, por pas disa piruetave procedurale u transferua në Prokurorinë e Tiranës dhe u mbyll me akuzën e “mosdeklarimit të të hollave në kufi”.
Kreu i Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka akuzohet se në bashkëpunim me oficeren e Policisë Gjyqësore, Eriona Daupaj, avokatin Radovan Çela dhe të afërmin e të pandehurve, Astrit Vladin kanë ushtruar ndikim të paligjshëm dhe veprat penale të korrupsionit aktiv dhe pasiv për të ndikuar ecurinë e çështjes “Toyota Yaris” dhe lirimin e të pandehurve. Ky zbulim ngre hije të zeza dyshimi mbi një grup prokurorësh dhe gjyqtarësh të Krimeve të Rënda dhe Tiranës, që i hetuan dhe i shqyrtuan këto çështje.
TIRANË- Gjykata e Lartë ka liruar nga qelia Kreshnik Farrukun, i akuzuar si kreu i një grupi kriminal i trafikut të drogës. Kreu i kl...
SHKODËR- Pas hetimeve disa mujore mbi procedimin penal të vitit 2023, AMP ka ekzekutuar katër urdhëra ndalimi për tre punonj&eum...
ITALI- Një 37-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në zonën ‘Don Bosco’ të Bolzanos, n&e...
TIRANA- Njëherësh me dëshminë e bashkëpunëtorit të Drejtësisë Amarildo Nikolli, SPAK ka përdorur si pro...
VENEZUELA- Presidenti venezuelian, Nicolas Maduro, ka akuzuar mafian shqiptare në Ekuador, se është e porositur për të kryer sul...
TIRANA- Në Gjykatën e Tiranës u zhvillua në mungesë gjykimi për Bledar Jambellin, i akuzuar si porositës i vrasjes s&e...
ITALI- Studentja shqiptare Ilaria Sula do të festonte sot ditëlindjen e saj të 23-të. Në përkujtim për ditën e di...
TIRANA- Të paktën 5800 raste kanë përfituar nga ajo që njihet si ndihmë juridike falas dhe që u jepet personave që nuk...
TIRANË- Tregu i shërbimeve postare u rrit vitin e kaluar, duke arritur nivelin më të lartë në katër vitet e fundit. Sipas t...
ITALI- Studentja shqiptare, Ilaria Sula do të festonte sot ditëlindjen e saj të 23-të. Sula humbi jetën 3 muaj më parë pasi...