PS kërkon përjashtimin e 20 deputetëve të PD-së, 6 prej tyre me nga 2 muaj përjashtim nga Kuvendi
Sot në orën 10:00 Sekretariati i Etikës në Kuvend do të mblidhet online për të shqyrtuar kërkesën e një grup...
Sot në orën 10:00 Sekretariati i Etikës në Kuvend do të mblidhet online për të shqyrtuar kërkesën e një grup...
Diplomatë të nivelit të lartë nga Evropa dhe Lindja e Mesme pritet të takohen sot në Stamboll për të diskutuar një...
Edi Rama ka përsëritur për të katërtën ditë radhazi ftesën për dialog për protestuesit. Këtë m&eu...
Një 47-vjeçar i shpallur në kërkim për plagosjen me armë zjarri të një 22-vjeçari dhe vjedhjen e automjetit t...
Pedagogët kanë njoftuar një tjetër protestë ditën e sotme në mbështetje të studentëve, të cilët vi...
Në fund të shtatorit, kryeministri Edi Rama paralajmëroi se telefoni celular nuk mund të trajtohej më si një derë e hapur p...
Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet të...
Banka Botërore e vlerëson si mesatarisht të pakënaqshme ecurinë e projektit për qëndrueshmërinë ndaj ndryshimeve ...
Dashi Klima në jetën tuaj në çift do jetë shumë e ngrohtë gjatë gjithë kësaj dite. Do ndiheni mirë p...
Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi komentoi deklaratën e kryeministrit Edi Rama se prindërit e studentëve duhet të paguajn&...
Prej 26 ditësh, në Shqipëri vijojnë protestat që kanë mbledhur mijëra qytetarë në sheshe. Përtej kërkesave dhe debatit politik që i shoqëron, protesta ka hapur edhe një diskutim tjetër: rolin e artistëve dhe figurave publike në momente të rëndësishme për shoqërinë.
Një pjesë e artistëve dhe personazheve të njohur kanë zgjedhur të jenë fizikisht pranë protestuesve ose të shprehin publikisht mbështetjen e tyre për kauzën. Mes tyre janë Mehdi Malkaj,Florjan Binaj, Dea Mishel, Fjorala Ponari, Fatma Haxhialiu, Dojna Mema, Alesjo Aliaj, Rizarta Hoxha, Adrola Dushi, Dea Vieri, Kejsi Tola, Alban Skënderaj, Jonida Maliqi dhe disa figura të tjera publike që kanë reaguar në rrjetet sociale ose janë parë në protestë.
Për shumë qytetarë, prania e tyre është interpretuar si një shenjë solidariteti dhe angazhimi qytetar, duke treguar se artisti nuk është vetëm një figurë publike, por edhe pjesë e realitetit social të vendit.
Nga ana tjetër, ka edhe emra të njohur që kanë zgjedhur të mos mbajnë një qëndrim publik ose të mos bëhen pjesë e protestave. Mes tyre janë Gaz Paja, Luana Vjollca, Noizy, Xhensila Myrtezaj, Ylli Limani, Elvana Gjata, Ledri Vula, Bora Zemani, vëllezërit Veshaj dhe artistë të tjerë që deri më tani nuk kanë reaguar publikisht.
Edhe heshtja mbetet një zgjedhje personale dhe legjitime. Megjithatë, kur bëhet fjalë për figura me ndikim te qindra mijëra ndjekës, mungesa e një reagimi shpesh interpretohet dhe komentohet nga opinioni publik.
Në rastin e Ylli Limanit, zhvillimi i një koncerti në të njëjtën ditë kur zhvillohej protesta u komentua nga një pjesë e publikut si një veprim i papërshtatshëm, ndërsa të tjerë e konsideruan thjesht respektim të angazhimeve profesionale.
Ndërkohë, Gaz Paja ka qenë shpesh objekt diskutimesh në media për afërsinë e perceptuar me përfaqësues të Partisë Socialiste. Emri i tij është përmendur gjithashtu lidhur me çështje që kanë të bëjnë me hetimet ndaj ish-kryebashkiakut Erion Veliaj. Por sa i përket viteve të fundit nuk i është bashkuar asnjë proteste apo lëvizjeje qytetare në vend.
Kjo ngre një pyetje që rikthehet sa herë shoqëria përballet me tensione apo protesta: cili duhet të jetë roli i artistit?
A duhet ai të jetë gjithmonë në krah të qytetarëve?
A ka një detyrim moral për të reaguar, apo arti duhet të qëndrojë i ndarë nga zhvillimet politike dhe shoqërore?
Përgjigjja nuk është e njëjtë për të gjithë. Askush nuk mund ta detyrojë një artist të marrë pjesë në një protestë apo të mbajë një qëndrim publik.
Megjithatë, historia ka treguar se në shumë momente të rëndësishme artistët kanë qenë ndër zërat më të fuqishëm të shoqërisë. Përtej skenës, muzikës apo humorit, arti ka qenë shpesh edhe formë ndërgjegjësimi dhe reagimi.
Nga ana tjetër, edhe heshtja është një mesazh. Publiku ka të drejtë ta interpretojë atë sipas këndvështrimit të vet, po aq sa artisti ka të drejtën të zgjedhë të mos përfshihet.
Në fund, debati nuk lidhet domosdoshmërisht me mbështetjen e një force politike apo një tjetre. Ai lidhet me zgjedhjen që bën një figurë publike kur përballë saj ka një lëvizje qytetare: të jetë pjesë e saj, të mbajë distancë ose të mos reagojë fare.
Dhe pikërisht këtu janë dy anët e medaljes: ata që zgjodhën të ishin në shesh dhe ata që vendosën të qëndronin në heshtje./Piranjat News
Deputeti Enno Bozdo në një deklaratë, ka ngritur akuza të forta ndaj qeverisë dhe Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH)...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar kërkesën e ish-drejtorit të Bashkisë së Ti...
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka krye kontroll tek kompania që furnizon me ushqim Akademinë e Sigurisë në Sauk dhe ku një dit&e...
Besimtarët bektashinj kanë kremtuar sot Festën e Ashures, një nga ditët më të rëndësishme të kalendarit shpirt...
Një aksident rrugor është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në kryqëzimin e rrugëve “Onhezmi&rdquo...
Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e Piranjat nga qyteti i Fierit, ku qytetarët ngrenë shqetësimin për puseta t&eu...
Policia e Tiranës ka zhvilluar një operacion antidrogë ku në pranga ka rënë 35-vjeçari Erald Tafani. 35-vjeçarit i...
Shkon në 64 numri i studentëve që dyshohet se janë helmuar nga ushqimi i konsumuar në Akademinë e Sigurisë, i cili merrej m...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dënuar me burgim të përjetshëm Plaurent De...
Dy persona janë arrestuar nga Policia e Shkodrës, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pas një konfli...