AKTUALITET

Dy biznesmenë dëshmojnë për 860 mijë eurot që sekuestroi SPAK. Kemi takuar priftin polak, hapëm shoqatën

Piranjat Përditësimi i fundit 28 Maj 2026, 16:18
Dy biznesmenë dëshmojnë për 860 mijë eurot që

Zbardhet dëshmia e dy biznesmenëve nga Lezhë, Paulin Nikolli dhe Luigj Frangaj, të cilët kanë takuar në Shqipëri priftin Polak, At Diakon Jacek Roman Bogacz, me të cilin kanë rënë dakord të hapin një shoqatë bamirësie të quajtur “Calatrava”. 

Emri i priftit të njohur polak, ka dalë gjatë një hetimi të hapur në Nëntor 2024 nga prokuroria e Shkodrës për “Pastrim Parash” dhe “Mosdeklarim të të hollave në kufi”, ku i arrestuar është një shofer kamioni, Lefter Nelaj, nga fshati Fushë-Miloti.

Mirëpo pas dëshmisë së Nelaj, dolën dhe emrat e biznesmenëve nga Lezha, të cilët dyshohet se së bashku me priftin Polak, Bugacz, mund të jenë përfshirë në një skemë shumë “fine” të pastrimit të parave në Shqipëri.

Korrieri i parave Lefter Nelaj, dy ditë më parë, u riarrestua për të dytën herë nga prokuroria e Posaçme SPAK dhe se shuma prej 680,595 euro që ai tentoi ta fusë në Shqipëri, është risekuestruar për herë të dytë nga SPAK. Por ditën e sotme, Gjykata e Posaçme, ka vendosur të lerë të lirë 54-vjeçarin, Lefter Nelaj, i cili u arrestua 2 ditë më parë nga SPAK, si i dyshuar në përfshirjen e pastrimit të parave përmes klanit kriminal që drejtohej nga Ergys Kastrati dhe Igli Kamberi.

Por pavarësisht kësaj mase të butë sigurimi (detyrim paraqitje) të vendosur nga GJKKO-ja, Lefter Nelaj, do vijojë të qëndrojë në masën e sigurisë “Arrest Shtëpie”, pasi kjo masë kufizuese kundër tij është vendosur më parë, në 16 shkurt 2026 nga Gjykata e Shkodrës. Para gjyqtarit të Posaçëm, Lefter Nelaj, ka treguar se nuk ka bashkëpunuar me asnjë organizatë kriminale, duke pretenduar se nuk njeh personat e tjerë në këtë proces.

Sipas tij, sasinë prej 680 mijë euro ja ka marrë në Itali një prifti Polak të quajtur Diakon Jacek Roman Bogacz, i cili i kishte thënë se shuma financiare ishte mbledhur nga bamirësitë dhe do e sillte në Lezhë për qëllime bamirësie, restaurime Kishash. Ndërkohë, Edi Brahaj, Ergys Kastrati dhe Saimir Pirra janë lënë në masën e sigurimit Arrest në burg. Kurse për Nevila Kamberin, bashkëjetuesen e Ergys Kastratin, është vendosur masa e sigurisë “Arrest shtëpie”.

Fillimisht shuma financiare është sekuestruar në 14 nëntor 2024 nga prokuroria dhe Policia e Shkodrës, e cila kapi sasinë e eurove në pikën kufitare të Muriqanit, teksa një furgon tip “Benz-Mercedez” që drejtohej nga 54-vjeçari nga Lezha, Lefter Nelaj, do hynte në territorin Shqiptar së bashku me shumën e parave.

Vlera prej 680,595 euro pretendohet se i përket një prifti nga Polonia, i quajtur Diakon Jacek Roman Bogacz, i cili është Famullitar i Shpirtit të Shenjtë të Kishës së Ritit të Vjetër Katolik, të ndodhur në rrugën “Sloëackiego” 12 A,78-300,Swidwin, prefektura Zachodniopomorskie, Poloni.

Kjo kishë dhe prifti i mësipërm, duket se ka bashkëpunim me një shoqatë bamirësie në Lezhë e quajtur “Calatrava”. Ndërkohë nga ana tjetër SPAK, thotë se kjo shumë financiare prej 680 mijë euro, i përket klanit të trafikantëve të drogës në Itali, Igli Kamberi dhe Ergys Kastratit alias Bishja, organizata e të cilëve u godit mëngjesin e sotëm, duke çuar në disa arrestime, shpallje në kërkim dhe dhjetëra sekuestro.

Lidhur me këtë çështje në prokurorinë e Shkodrës, përveç të arrestuarit, Lefter Nelaj, në pyetje janë marrë dy biznesmenët e një kompanie guroreje në Torovicë të Lezhës “Besa 2011”, Paulin Nikolli, Luigj Frangaj dhe një person tjetër i quajtur Saimir Beqiri.

Në 28 Mars 2025, njëri nga biznesmenët Paulin Nikolli, ka deklaruar se, ka një aktivitet tregtar në rrugën e Torovicës, me aktivitet gurore, nxjerrje gurësh nga mali.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?