
Në zbatim të planit të masave për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Policisë të DVP Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, kanë ushtruar kontrolle intensive në ambiente të ndryshme, me qëllim konstatimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike me anë të llambave, tharjes dhe përpunimit të tyre për shitje.
Si rezultat u finalizua operacioni policor i koduar “Neonët 2”. Në kuadër të këtij operacioni:
-u arrestua në flagrancë shtetasi D. B., 22 vjeç, u procedua penalisht nëna e tij, shtetasja F. B., 54 vjeçe, dhe u shpall në kërkim babai i tij, shtetasi S. B., 57 vjeç, të tre banuese në fshatin Bajzë.
Gjatë kontrolleve në banesën e këtyre shtetaseve dhe në një banesë të pabanuar në fshatin Bajzë, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 119 bimë dhe 168 fidanë të dyshuar narkotikë, 515 gramë lënde të dyshuar narkotike Cannabis sativa, municion luftarak, 1 armë të ftohtë (thikë), 49 llamba, 47 pajisje elektrike inverter, 3 aspiratorë, 2 filtra ajri, 2 automjete dhe 9 celularë. Gjatë kontrollit në banesën e pabanuar, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.
Gjithashtu, gjatë kontrollit në ambientet e lokalit në pronësi të shtetasit S. B., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 138 arka dhe shishe me pije të ndryshme alkoolike, të dyshuara të kontrabanduara.
Në vijim të veprimeve hetimor dhe procedurale për këtë rast:
-u ndaluan shtetasit E. Ç., 27 vjeç dhe F. D., 57 vjeç, të dy banues në fshatin Bajzë, dhe nisi procedimi penal për shtetasit L. L., 52 vjeç, banues në fshatin Bajzë, dhe I. D., 53 vjeçe, banuese në Koplik, të gjithë punonjës të OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim.
Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit S. B. dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale. Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
6 Nëntor12:00
E rëndë në Tiranë/ Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në një fabrikë në Bathore. Mësohet se një 21-vjeçar me i...
AKTUALITET
6 Nëntor11:56
Progres-raporti i BE për Shqipërinë: Problem mbipopulli i burgjeve dhe vonesat në gjykata
Bashkimi Europian ka publikuar Progres-Raportin për Shqipërinë për vitin 2025, ku ndër gjetjet kryesore theksohen problematikat që...
AKTUALITET
6 Nëntor11:51
Në gjendje të rënduar psikologjike, dërgohet me urgjencë në spitalin e Elbasanit 17-vjeçarja
Një vajzë 17-vjeçare është dërguar dje në spitalin rajonal të Elbasanit pasi dyshohet se ka konsumuar një sasi ...
AKTUALITET
6 Nëntor11:11
Pr.ligji për barazinë gjinore/ Pastori Akil Pano: Nëse miratohet, gjoba dhe burg kush thotë se janë dy gjini
Një ligj kriminal dhe kancer për Shqipërinë e konsideron pastori Akil Pano projektligjin për barazinë gjinore që pritet t&e...
AKTUALITET
6 Nëntor10:36
I dënuar me mbi 5 vjet burg, kapet në Milot 28-vjeçari (Emri)
Në kuadër të planit të masave për kapjen e shtetasve në kërkim, policia e Lezhës ka vënë në pranga nj&e...
AKTUALITET
6 Nëntor10:35
Mashtrimi me ilaçet/ Nadir Çausholli fiton milionat, Prokuroria e Tiranës arreston vartësit
Kemi një situatë të tillë-pronari i kompanicë farmaceutike, Nadir Çausholli, krijon dy kompani të tjera, “Medex Alban...
AKTUALITET
6 Nëntor10:31
Një minutë heshtje për Fatos Nanon në Kuvend! Sot në rend dite edhe projekt-ligji për barazinë gjinore
Kuvendi i Shqipërisë ka mbajtur një minutë heshtje në nderim të ish-kryeministrit të Shqipërisë dhe një prej...
AKTUALITET
6 Nëntor10:24
Mediat e Turqisë: Kompania turke shkakton krizë politike në Shqipëri, fitoi 32 mln euro pa vënë asnjë tullë
Skandali i Edi Ramës dhe Belinda Ballukut me tunelin e Llogarasë po bën jehonë edhe në mediat turke. Gazeta e njohur e Stambollit, S&...
AKTUALITET
6 Nëntor10:16
Dorëhiqet nga policia Ritvan Pali, Ilir Proda i uli gradat pas arrestimit të Altin Morinës
Ritvan Pali, ish-shefi i Komisariatit nr. 2 që arrestoi të shumëkërkuarin Altin Morina, një ish-efektiv i RENEA-s i dyshuar për ...
AKTUALITET
6 Nëntor10:10
“Ka vetëm dy gjini”/ Nis protesta para Kuvendit kundër pr.ligjit për barazinë gjinore
Kur sot pritet të kalohet në kuvend nga maxhoranca projekt-ligji për barazinë gjinore, qytetarë dhe aktivistë janë mbledhur...