AKTUALITET

Sinanët fundosin Air Albania/ Avion pas avioni nën sekuestro

Piranjat Përditësimi i fundit 14 Shtator 2025, 22:49
Sinanët fundosin Air Albania/ Avion pas avioni nën sekuestro

Air Albania, ajo që do të ishte krenaria ajrore e Shqipërisë, po shkojn gjithnjë e më drejt rrënimit të plotë. Megjithëse ka rënë në greminë, kompania nuk ka shpallur ende falimentin. Fluturimet janë pezulluar njëra pas tjetrës, avionët janë larguar ose sekuestruar nga pronarët, dhe flota është reduktuar në një mjet të vetëm të marrë me qira, që operon vetëm linjën Tiranë–Stamboll.

Nga katër avionët që kompania ka përdorur gjatë vitit të fundit, dy janë zhdukur nga shërbimi. Shkaku është i njëjtë; mos kryerja e pagesave. Airbus-i ZA-MMK ndodhet në Stamboll që nga 8 shkurti 2024, i parkuar dhe i paoperueshëm për shkak të një defekti të rëndë në motor.

Airbus-i ZA-ASM, u sekuestrua nga kompania Etihad më 6 gusht 2025, pas një udhëtimi Tiranë–Stamboll, dhe nuk është kthyer më në Shqipëri. Pas sekuestrimit të avionit ZA-ASM, pronari i mjetit në bashkëpunim me Turkish Airlines e tërhoqi nga shërbimi dhe e pozicionoi në Stamboll.

Ndërkohë që problemet financiare për Sinan Idrizin thelloheshin, edhe problemet ligjore nuk mbeten mbrapa. Sipas ligjit, kompania duhet të paktën një avion “dry lease” në përdorim. Air Albania nuk e kishte as këtë, duke mbulur sekuestrimin e avionit sikur ishte në mirëmbajtje. Një Boeing 737-800 me regjistrim UR-SQO, i marrë nga SkyUp, bëri bujë të madhe në media se Air Albania shtoi flotën ajrore me dy avionë dhe hapi destinacione të reja.

Mirëpo, një muaj pas hapjes së destinacioneve të reja, avioni i marrë me qira nga kompania ukrainase SkyUp u tërhoq, pasi Air Albania nuk pagoi detyrimet duke përfunduar në proces gjyqësor. Pezullimi i linjave ndodhi në kulmin e sezonit turistik, duke lënë mijëra pasagjerë pa asnjë zgjidhje dhe pa asnjë procedurë rimbursimi.

Në qendër të kësaj skeme që e çoi krenarinë e shqiptarëve drejt kolapsit dhe e inaguruar me shumë bujë nga kryeministrit Edi Rama, është Sinan Idrizi, themeluesi dhe aksioneri kryesor.

Kompania mori pagesa fiktive nga Air Albania për shërbime të pa kryera. As kryeministri, as drejtoria e Aviacionit Civil nuk kanë marrë asnjë masë, duke i lënë të pandëshkuara shkeljet e rënda financiare dhe operacionale.

Kompania që duhej të mbante flamurin shqiptar në qiell, sot është kthyer në një histori borxhesh, avionësh të sekuestruar, gjyqe ndërkombëtare dhe fonde të dyshuara të zhdukura. Asgjë tjetër nuk mund të pritet përveç shpalljes së falimentit.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë