Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
Ngjarja e rëndë që ndodhi në Shkodër më 8 shtator 2025, u realizua nga Ragip Gila, i cili paraditen e 11 shtatorit u njoh me masën e sigurisë në Gjykatën e Shkodrës, që vendosi ta lërë në burg. Fakti që Gila, ndonëse kishte si objektiv Erogen Vason, ekzekutoi 2 persona të tjerë, tregon se në fakt ai nuk ishte një vrasës profesionist. Megjithatë rezulton një person me të shkuar kriminale, që duhej të ishte pas hekurave, nëse drejtësia nuk do i kishte krijuar lehtësirat që e liruan nga burgu. Në fakt ky nuk është rasti i parë që gjykatat me vendimet e tyre i hapin rrugë personave që janë në shërbim të grupeve kriminale, duke u bërë shkak për krime të rënda që ndodhin më pas.
Në bisedat e përftuara nga aplikacionet “EncroChat” dhe “SKY”, ish-prokurori i Shkodrës dhe Kukësit, Xhevahit Lita, pjesë e dosjes “Metamorfoza”, së bashku me 2 oficerë Policie rezultojnë se favorizojnë Eljon Haton, Shkëlzen Xhenjen dhe Arsad Bashlin për të mos u marrë të pandehur për ngjarjen e vitit 2021 ku Endri Mustafa u largua nga shtëpia dhe u gjet i vrarë dy ditë më pas në zonën e Livadheve në Shkodër. Madje, prokurori dhe 2 punonjësit e policisë do shpërbleheshin për “punën” e bërë me 55 mijë euro, 50 mijë euro për Litën dhe 5 mijë euro për efektivët. Në dosje del në dritë fakti se 2 oficerët kanë hequr nga fashikulli i çështjes hetimore të atentatit ndaj Taulant Pepës dhe Kolec Markut një përgjim të Pepës, që përmend Bardhyl Mavrajn, i cili është vëllai i Safet Bajrit.
Pra, duket ashtu si grupi “Bajri” edhe rivalët e tyre “Lictë”, kanë lidhjet e tyre në struktura të caktuara, qoftë edhe në ato të drejtësisë, që herë pas here krijojnë lehtësira, duke u vënë në një farë formë në shërbim të tyre.
Autori i vrasjes së dyfishtë në Shkodër dhe plagosjes së dy të tjerëve, Ragip Gila kishte vetëm 6 muaj që kishte lenë qelinë. Sipas vendimit të marrë më 4 mars 2025 nga gjyqtari Albert Keraj, Gila është dënuar për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, me 5 vite burgim pasi në banesën e tij gjatë një kontrolli të policisë u gjet një sasi prej 1.3 kilogramë kanabis.
Gjatë kontrollit u gjetën edhe municione si dhe disa jelekë antiplumb, maska silikoni, etj, por në fund Gila u shpall fajtor vetëm për trafikim të lëndëve narkotike, por për shkak se 29-vjeçarit iu pranua gjykimi i shkurtuar ai u dënua me 3 vite e 4 muaj heqje lirie dhe këtë dënim Gjykata ia pezulloi për ta vendosur në 5 vite shërbim prove me kushtin që gjatë kësaj periudhe të mos shoqërohet me persona me precedentë penale dhe te mos kryejë asnjë vepre penale.
Sipas vendimit të Gjykatës autori ka pranuar fajësinë dhe ka shfaqur pendesë përballë trupit gjykues dhe në të njëjtën kohë rezulton person pa precedent të mëparshëm penal. Po kështu përmes avokatit të tij mbrojtës ai ka dorëzuar një raport mjekoligjor ku i duhej të kujdesej për babanë e tij që vuan nga diabeti dhe qëndron në regjim shtrati. Për këtë gjykata urdhëroi pezullimin e dënimit me burg dhe lirimin nga qelia të Gilës.
Favoret ndaj eksponentëve të ndryshëm të krimit ndodh që sjellin krime të rënda. Ashtu siç ishte “masakra e Dobraçit”, e ndodhur më 30 tetor 2024 e që duket se u pasua me një tjetër masakër, si ajo e 8 shtatorit 2025.
Pas arrestimit të Safet Bajrit më 21 shkurt 2025, për të cilin tashmë ka një akuzë zyrtare për vrasjen e Fatbardh Licit, rivaliteti mes dy familjeve duket se është vulosur një herë e mirë. Sfida e drejtësisë tashmë është arrestimi i Ibrahim Licit, që të paktën pas “masakrës së Dobraçit” u konfirmua prezenca e tij, në Shkodër, edhe pse askush nuk e tha zyrtarisht. Madje duket se i gjithë organizimi i 30 tetorit 2024, ishte për të realizuar vrasjen e tij.
E për aq kohë sa një krim nuk ndëshkohet, krimet e tjera që e pasojën duket se janë të pritshme. Shkodra ka qenë e gjunjëzuar para këtyre personazheve që për vite me radhë kanë sfiduar institucionet e drejtësisë e Policisë, herë me para, herë me presione e herë me lidhjet që ata kishin. Qytetarët mund të marrin frymë lirisht vetëm atëherë kur “lufta” mes dy fiseve që kanë dominuar Shkodrën të marrë fund një herë e mirë. E kjo është vetëm në dorën e drejtësisë. Pasi vetë ata, duket se asnjëherë nuk e kanë menduar paqen. E kjo u dëshmua edhe një herë tjetër më 8 shtator 2025 në zemër të qytetit. /Gjerat tona/
Vrasje për të marrë kontrollin e territorit. Për të mbrojtur dhe zgjeruar zonat e influencës. Për të dobësuar rival...
Vrasje për të mbrojtur dhe zgjeruar zonat e influencës. Për të dobësuar rivalët duke goditur më të fuqishmin. Qoft&...
Teksa janë bërë 24 orë nga gjetja e lëndës shpërthyese pranë një hoteli në pronësi të vëllait t...
Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shukrov pësoi infarkt gjatë vizitës turistike në fshatin Voskopojë, të...
Instituti i Statistikave ka publikuar të dhëna të detajuara mbi ndarjen gjinore në Shqipëri, duke hedhur dritë mbi popullsinë...
Një ditë pas atentatit të rëndë në Shkodër (8 shtator), ku mbetën të vdekur dy persona Armand Pali dhe Liridon Kraj...
Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Besart Xhaferri dënoi ashpër përmes rrjeteve të tij sociale dhunën ndaj stafit t...
Gjykata e Hagës ishte e rrethuar nga protestues shqiptarë këtë të dielë, të cilët ndodheshin aty në mbrojtje të...
Për të sqaruar opinionin publik, po ju informojmë se arsyeja e vajtjes tonë në stadium, ka qenë fakti se Sinan Idrizi nuk ka pagua...
Në vend që të reflektojë dhe të kërkojë falje për dhunën dhe kërcënimet e bëra ndaj gazetarit Edon K...