Apel për qytetarët/ KUJDES nga ky person, prezantohet si “Arseni” dhe hiqet si bashkëpunëtor i Piranjave
Një person që prezantohet me emrin "Arseni" po kontakton qytetarë duke pretenduar se është bashkëpunëtor i emisionit investig...
Një person që prezantohet me emrin "Arseni" po kontakton qytetarë duke pretenduar se është bashkëpunëtor i emisionit investig...
Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit të Shteteve të Bashkuara ka miratuar me votim 19-3 emërimin e Eric Wendt si Amb...
Berlini dhe Parisi, në një dokument joformal, i kanë bërë thirrje Komisionit Evropian që të hartojë propozime për t...
Mijëra qytetarë para kryeministrisë kanë shpalosur pesë kërkesat për qeverinë. "Dorëheqjen e të gjith&eum...
Efektivi i policisë Enea Mekolli do të prehet në varrezat e fshatit të tij të lindjes. Familja e efektivit ka kërkuar që i nd...
Në ditën e 5 të protestës, qytetarët kanë dalë me një listë kërkesash ku kryeson dorëheqja e qeverisë...
Ndërsa qindra protestues janë mbledhur para Kryeministrisë duke kërkuar anulimin e projektit në Zvërnec dhe largimin e qeveris&eum...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ngritur shqetësime të forta në Kuvend për gjendjen e sistemit shëndetësor...
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbushur me protestues që i janë bashkuar tubimit kundër projektit për n...
Ka nisur protesta e pestë në mbrojtje të Zvërnecit, ku qytetarët kundërshtojnë projektin për ndërtimin e një r...
Pra në përfundim me shkeljet e konstatuara Piro Vengu do duhej ta kishte anuluar procedurën por kjo nuk ka ndodhur. Ai jo vetëm e ka shpallur fitues biznesmenin Lulzim Kapllanaj por dhe e ka favorizuar në pagesat e kryera duke shmangur edhe 660.000 euro pagese TVSH në Tatime. Bashkëpunimi i Piro Vengut me Lulzim Kapllanaj do të vazhdojë edhe ne vitin 2022. Autoriteti Portual Durrës në vitin 2022 do të shpallte dhe dy procedura të tjera tenderuese për blerjen e vincave, dhe shkeljet sërish do të ishin të njëjta.
Procedura e parë për blerje tenderi do të shpallëj në datën 08.02.2022 me fond limit 432.000.000 lekë pa tvsh dhe procedura e dytë do të shpallej në datën 01.04.2022 me fond limit 385.000.000 lekë pa tvsh. Siç tenderi i parë, edhe tenderi i dytë, nuk do të kishte supriza, e do të fitohej nga kompania HYDROPOËER e Lulzim Kapllanaj. Siç në procedurën e parë, edhe në të dytën shkeljet e gjetura nga KLSH janë identike. (fq77-78-79):
KLSH
Nga auditimi i procedurës së prokurimit me objekt “Blerje vinçi MHC për Autoritetin Portual, Durrës”, me fond limit 432,000,000 lekë të zhvilluar në vitin 2022, u konstatua se tek kushtet e pagesës të cilësuara nga komisioni i përgatitjes së informacionit specifik dhe përllogaritjes së vlerës së fondit limit është përcaktuar: pagesa paraprake 20% e vlerës totale së kontratës që do likuidohet menjëherë pas lidhjes së kontratës; 50% e vlerës totale së kontratës, brenda 10 ditëve nga vinçi i gatshëm; 20% e vlerës totale të kontratës, Brenda 10 ditëve, pas testit të suksesshëm. Pjesa e mbetur prej 10% e vlerës totale të kontratës do të likuidohet brenda 15 ditëve pas përfundimit të procesit të dorëzimit dhe të pranimit të mallit nga Autoriteti Portual Durrës.
Nga auditimi rezulton se vendosja e këtij kriteri favorizues, dhënia e paradhënies në masën 90% pa ardhur akoma mallrat, nuk është e argumentuar dhe e bazuar tek ndonjë akt ligjor apo nënligjor të menaxhimit financiar dhe kontrollit dhe të prokurimit publik. Autoriteti Portual Durrës, ka vendosur të vetëofrohet duke likuiduar pothuajse totalisht vlerën e prokuruar, përpara se të ketë marrë mallin në dorëzim. I njëjti komision, ka përcaktuar si kriter xhiron minimale vjetore, për të paktën një nga vitet e periudhës së kërkuar, që nuk duhet të jetë më e vogël se vlera e përllogaritur e fondit limit”, bazuar në nenin 77, pika 3, e LPP, si dhe nenin 43, të VKM nr. 285, datë 19.05.2021 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”. Pra, në një rast, kërkohet që Operatori ofertues të ketë kapacitete ekonomike për përmbushjen e detyrimeve kontraktuale dhe nga ana tjetër, këto kapacitete ekonomike, i vihen në dispozicion nga vetë Autoriteti Kontraktor.
Gjithashti nga auditimi i procedurës së prokurimit me objekt “Blerje vinçi MHC për Autoritetin Portual, Durrës”, me fond limit 432,000,000 lekë, zhvilluar në datën 02.08.2022, u konstatuan mangësi në dokumentacionin e dorëzuar nga Operatori i shpallur fitues “Hydropoŵer” SHPK. Ky operator nuk ka në objektin e aktivitetit të tij “Blerje vinçash ose mjete ngritëse të tonazheve të rënda”. U konstatua se ky operator, është mbështetur totalisht tek subjekti mbështetës “Italgru S.R.L” SHPK për realizimin e procedurës së prokurimit. “Hydropoŵer” SHPK, duhej që të paktën të vërtetonte se merr përsipër të mbulojë 50 % të vlerës së kontratës. KVO në vlerësim duhej ti referohej pikës 2, të nenit 90, “Mbështetja në kapacitetet e subjekteve të tjera”, të VKM nr. 285, datë 19.05.2021, “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”. KVO nuk ka lënë gjurmë në procesverbalet e mbajtura se OE i shpallur fitues, ka provuar se plotëson të paktën 50% të kërkesave të përcaktuara nga autoriteti ose enti kontraktor.
Siç në tenderin e parë, Piro Vëngu u kujdes që ti jepte pagesat kompanisë së Lulzim kapllanaj paraprakisht, në shkelje të ligjit dhe pa faturat tatimore.
KLSH
Nga auditimi i likuidimit të kontratës me nr. 2983 Prot., datë 29.08.2022 dhe vlerë 514,794,960 lekë me TVSH, të lidhur midis “Hydropoëer” SHPK dhe Autoritetit Portual Durrës, me objekt “Blerje MHC për APD-në”, rezultoi se janë likuiduar nga Autoriteti Portual Durrës, 14 pagesa paraprake pa faturë tatimore për llogari të “Hydropoŵer” SHPK. Si rrjedhojë, tatimpaguesi “Hydropoŵer” SHPK, nuk ka lëshuar faturë tatimore për këto 14 pagesa, duke mos paguar në këtë mënyrë detyrimin e tatimit mbi vlerën e shtuar në buxhetin e shtetit. Si rezultat, për likuidimet e kryera nga APD pa faturë paraprake të lëshuar nga kontraktori “Hydropoëer” SHPK, nuk është derdhur në Buxhetin e Shtetit, vlera e TVSH-së në total prej 82,184,806.2 lekë duke sjellë pasoja negative financiare për buxhetin e Shtetit.
Pra është e qartë që edhe në këtë procedurë Piro Vengu ka favorizuar kompaninë ë Lulzim Kapllanaj jo vetëm në dhënien e tenderit por duke likuiduar 90% të vlerës paradhënië pa faturë tatimore duke lejuar dhe shmangien e 820.000 eurove TVSH në buxhetin e shtetit. Pas përfitimit të mbi 8 milionë euro nga dy tenderat e parë, Piro Vëngu edhe tenderin e tretë për blerje të një tjetër Vinçi do ja dhuronte sërish të njëjtës kompani dhe të njëjtit biznesmen. Edhe në këtë rast, shkeljet ligjore dhe dëmi financiar do të ishte i lartë.
KLSH
Nga auditimi i procedurës së prokurimit me objekt “Blerje vinçi MHC 80 ton”, me fond limit 385,000,000 lekë, të zhvilluar në vitin 2022 u konstatua se tek kushtet e pagesës të cilësuara nga komisioni i përgatitjes së informacionit specifik dhe përllogaritjes së vlerës së fondit limit është përcaktuar: pagesa paraprake 20% e vlerës totale së kontratës që do likuidohet menjëherë pas lidhjes së kontratës; 50% e vlerës totale së kontratës, brenda 10 ditëve nga vinçi i gatshëm; 20% e vlerës totale të kontratës, brenda 10 ditëve, pas testit të suksesshëm. Pjesa e mbetur prej 10% e vlerës totale të kontratës do të likuidohet brenda 15 ditëve pas përfundimit të procesit të dorëzimit dhe të pranimit të mallit nga Autoriteti Portual Durrës.
Edhe në rastin e tenderit dhe kontratës së tretë, KLSH vë theksin tek vendosja e kritereve favorizuese dhe paradhënien në masën 90% të pagesës pa ardhur akoma mallrat.
Në asnjë nen, paragraf ose udhëzim lidhur me hartimin e Dokumenteve Standarde të Tenderit, saktësisht për kushtet e pagesës, nuk cilësohet se Autoritetet Kontraktore mund të likuidojnë paradhënie për punë ende të pakryera. Autoriteti Portual Durrës, ka vendosur të vetë ofrohet duke likuiduar pothuajse totalisht vlerën e prokuruar, përpara se të ketë marrë mallin në dorëzim. E njëjta shkelje është kryer edhe në anashkalimin e garancisë së kompanisë për pasjen e kapaciteteve për blerjen e këtij vinçi, por që për të përmbushur këtë kriter, Piro Vëngu ka marrë personalisht përsipër shkeljen ligjore duke ja dhënë fondet paraprakisht.
Edhe në këtë rast, gjurmët për procedurë tendereruse fake dhe fitues të paracaktuar janë evidente sipas KLSH-së.
KLSH
Në ofertë, është kontrata e bashkëpunimit me objekt “Kontratë Shitës i Autorizuar”, me shitësin e autorizuar “Italgru S.R.L” SHPK, e cila është lidhur më 17.03.2022, përpara se APD të inicionte (data 23.03.22) e publikontë (data 01.04.22) procedurën e prokurimit. Në aparencë, duket sikur OE fitues, ka qenë në dijeni se do të zhvillohet kjo procedurë prokurimi përpara se APD të iniciojë atë.
Në këtë rast, duke qenë që gjithçka ishte siguruar, kompania nuk denjoi as të plotësonte dokumentacionin në kohë. Sipas dokumenteve të dorzuara, Operator fitues, nuk ka në objektin e aktivitetit të tij “tregëti vinçash”. Oferta teknike, e lëshuar nga “Italgru S.R.L” SHPK, ka datë 22.02.2022, afro një muaj përpara se të bëhej shpallja e procedurës së prokurimit. Ky dokument është paraqitur nga Operatori fitues, si ofertë teknike e subjektit mbështetës “Italgru S.R.L” SHPK, dhe është nënshkruar në datën 17.03.2022, pra 25 ditë më vonë dhe si e tillë, oferta teknike është e pa vlefshme pasi ka datë më të hershme. Në dokumentin “punë të ngjashme”, të lëshuar nga “Italgru S.R.L” në datën 07.02.2022 pra afro 45 ditë përpara të bëhej shpallja e procedurës së prokurimit por mbi të gjitha ky dokument është paraqitur nga OE “Hydropoŵer” SHPK, për të vërtetuar punët e tij të ngjashme por që i përkasin subjektit mbështetës “Italgru S.R.L” SHPK me të cilin akoma nuk kishte nënshkruar një kontratë bashkëpunimi. Në përgjithësi, dokumentacioni vërtetues i punëve të ngjashme, është thjesht një listë e subjekteve të cilat janë furnizuar nga OE fitues bashkë me vlerat e furnizuara, por pa përcaktuar objektin e furnizuar. Sa më sipër, KVO nuk ka konstatuar paraqitjen e një oferte të ndryshme nga ajo e kërkuar nga Autoriteti Kontraktor, në një kohë që njësia e prokurimit, ka përshkruar procedurën e prokurimit vetëm me një zë të prokuruar dhe jo me dy zëra sic paraqitet në ofertën e dhënë nga OE “Hydropoŵer” SHPK.
Në kushtet kur ofertuesi i vetëm, ka pasur mangësi të theksuara, duhej që procedura e prokurimit të anulohej. Por në vend të anulimit, Institucioni i Piro Vëngut ka nxituar në shpalljen e fituesit dhe lidhjen e kontratës së tretë.
Edhe në këtë rast, shkelje të rënda ligjore lidhen me pagesat e bëra paraprakisht. Nga verifikimi i pagesave të kryera për llogari të “Hydropoŵer” SHPK, nga Autoritetit Portual Durrës, rezultoi se janë likuiduar nga Autoriteti Portual Durrës, 6 pagesa pa faturë. Si rrjedhojë, tatimpaguesi “Hydropoŵer” SHPK, nuk ka lëshuar faturë për këto 6 pagesa, duke mos paguar në këtë mënyrë detyrimin e tatimit mbi vlerën e shtuar në buxhetin e shtetit. Për çdo likuidim pa faturë, vlerat respektive të TVSH-së, janë në shumën 80 milionë lekë.
KLSH
Si rezultat, për likuidimet e kryera nga APD pa faturë paraprake nga kontraktori “Hydropoŵer” SHPK, nuk është derdhur në Buxhetin e Shtetit, vlera e TVSH-së në total prej 80,426,271.42 lekë duke sjellë pasoja negative financiare për buxhetin e Shtetit.
Për këto gjetje të KLSH punonjësit përgjegjës të Autoritetit Portual Durrës kanë dorëzuar observacionet e tyre. Nga këto observacione, Emisioni PLUG u ndal tek argumentimi se si kompania fituese e 3 procedurave me vlerë mbi 12 milionë euro kishte dijeni përpara se këto tendera të shpalleshin. (fq 63-64):
JUSTIFIKIMI I PORTIT DURRËS
(a)- “APD që në hartimin e Plan Biznesit për vitin 2022 ka planifikuar dhe miratuar blerjen e mjeteve .................... Në regjistrin e parashikimeve të publikuar e bërë transparent që në fillim të muajit Janar 2022, ka qenë parashikuar blerja e një vinçi .... Në kuadër të ndryshimit të objektit të prokurimit të publikuar me datë 05.03.2022 ....., me vlerë të parashikuar në shumën prej 385,000,000 lekë pa TVSH. Pra në sa parshtrojmë operatorët ekonomik kanë qenë në dijeni të parashikimeve të APD-së ........., pavarësisht datës që mban element jo thelbësor në vlerësimin të kritereve teknike”.
Pra Piro Vengu justifikohet se këto procedura janë parashikuar në Planin e Biznesit për vitin 2022 dhe janë bërë publike në regjistrin e parashikimeve të publikuar në Janar 2022. Por Audituesit e KLSH e kanë rrëzuar edhe këtë pretendim.
KLSH
Faza e hartimit të Plan Biznesit, është një proces i cili nuk është transparent për palët e treta. Regjistri i parashikimeve të prokurimeve publike, është transparent por kjo nuk do të thotë absolutisht se operatorët ekonomik, mund të bëhen gati për plotësim dokumentacioni i cili ka një kosto të caktuar. Sipas pretendimit tuaj, operatorët ekonomikë, sapo të shikojnë regjistrin e parashikimeve të prokurimeve publike, fillojnë dhe lidhin kontrata bashkëpunimi me subjekte ndihmëse ose me operatorë të tjerë si bashkim operatorësh, edhe pse nuk janë të sigurt nëse do të marrin pjesë në konkurrim apo jo për më tepër që regjistri i parashikimeve të prokurimeve publike, nuk ka të cilësuar periudhën që do të zhvillohet një procedurë prokurimi por as edhe domosdoshmërinë e zhvillimit të saj pasi jo të gjitha procedurat e prokurimit të parashikuara, mund të zhvillohen.
Audituesit argumentojnë gjithashtu se, për rastin konkret, nëse i referoheni kontratës së bashkëpunimit me objekt “Kontratë Shitës i Autorizuar” midis OE “Hydropoŵer” SHPK ofertues dhe fitues i procedurës së prokurimit me objekt blerje vinçi “MHC 80 Ton” për nevoja të APD, dhe OE “ITALGRU S.R.L” SHPK, si subjekt mbështetës, do të konstatonit se ajo është lidhur në datën 17.03.2022 për një procedurë prokurimi e cila në realitet, nga APD është bërë transparente për operatorët në datën 01.04.2022. Kjo kontratë bashkëpunimi midis “Hydropoŵer” SHPK dhe OE “ITALGRU S.R.L” SHPK, në vetvete ka detyrime për tu zbatuar nga Shitësi i Autorizuar dhe i referohet objektit që ju prokuroni. Në rast se “Hydropoŵer” SHPK, nuk do të shpallej fitues nga APD, kontrata e bashkëpunimit do të vazhdonte të ishte në fuqi, ndryshe do të kishte penalitete për palën që e anulon.
Pra kontrata e bashkëpunimit nuk është falas por ka detyrime ligjore dhe monetare për të dyja palët. Sa më sipër, justifikimi i Piro vëngut për këtë pikë, nuk është i argumentuar me prova dhe fakte ligjore.
Pra në përfundim Piro Vengu vendos të blej 3 vinca pasi tashmë kontratat me koncensionarët që operonin në port u prishën për ti hapur rrugë biznesit me Alabarin. Këto 3 procedura janë në vlerën 1.225 miliardë lekë ose 12.25 milion euro, në dëm të xhepave të taksapaguesve shqiptarë vetëm se Edi Ramës i lindi në zemër ti falte portin Alaabarit. Sigurisht fituesi në të tre procedurat sipas konstatimeve të KLSH-së ishte i paracaktuar. Hydropoëer e biznesmenit Lulzim Kapllanaj, me origjinë nga Qarku i preferuar i Belinda Ballukut, ai i Fierit. Lulzim Kapllanaj sigurisht që është favorizuar nga Belinda Ballukut edhe në fushën e Fotovoltaikëvë por ky do të jetë subjekt i një tjetër investigimi. Pasi paracaktoi garën dhe fituesin, Piro Vengu vendos që të paguaj paradhënie për këto 12 milion euro, 90% të vlerës pa marrë ende mallin në dorëzim. E për ti vënë qershin mbi tortë favorizimit, këto pagesa Vengu i kryen pa fatura tatimore duke lejuar këtë subjekt që të mos paguaj 2 milion euro TVSH.
Sot PLUG analizoi pikërisht këto 3 procedura tenderuese me një dëm 12 milionë euro, pooor shkeljet e Piros janë edhe më të rënda. Në emisionet në vijm do tju faktojmë se nuk bëhet fjalë vetëm për korrupsion por edhe për favorizimin me miliona euro të kompanive që ushtrojnë aktivitet në Portin e Durrësit, pa paguar para e që janë të lidhura Drejtëpërdrejtë me organizatat kriminale famkeqe të atij qyteti. Por deri atëherë, ju të nderuar teleshikues analizoni se si me firmë të Piro Vengut ju janë vjedhur 12 milionë euro, dhe ju te nderuar prokuror të SPAK, mjafton vetëm që të administroni provat.
Deri atëherë natën e mirë./plug
Mirëmbrëma! Besoj se kjo intro ishte e mjaftueshme për të kuptuar se personazhi tek i cili do të ndalemi në emisionin e sotëm...
Ish-drejtuesi i Policisë së Shtetit, Emri Vata ka komentuar zhvillimet gjatë protestës së djeshme të Partisë Demokratike, duk...
Aktualisht, panorama e pushtetit vendor në vend paraqitet e trazuar nga një numër i lartë hetimesh dhe akuzash. Deri më tani, 16 kryeba...
Për shkak të erës së fortë, një rimorkio është shkëputur nga kamioni dhe ka bllokuar rrugën në Korç...
Hetimi për vdekjen e Massimo Ferro-s, biznesmeni 54-vjeçar italian nga Camposampiero i cili vdiq pak javë më parë në Tiranë...
Operacion antidrogë në Elbasan u realizua nga policia e Elbasanit duke sekuestruar 45 kg kanabis si dhe armë zjarri. Paraprakisht thuhet se tre ...
Shqipëria kafkiane: Aktorja, fytyra e së cilës u përdor për “ministren e inteligjencës artificiale”, ndërmerr vep...
Një arratisje në drejtim të gabuar në agim, një furgon i ngarkuar me metale dhe semaforët që u shkelën njëri-tjetri...
Një trafikant droge “arrogant” shqiptar, i cili e fshehu sasinë e tij të drogës në një ndarje sekrete nën makin&e...
Grupe të rinjsh shqiptarë u përleshën dy herë në qendër të Athinës me thika, shkopinj dhe grushte hekuri, dhe u arr...