The Economist: Protestat në Shqipëri mund të shënojnë fillimin e fundit të Ramës
Protestat kundër qeverisë shqiptare kanë tërhequr vëmendjen e revistës prestigjioze “The Economist”, e cila i analizon...
Protestat kundër qeverisë shqiptare kanë tërhequr vëmendjen e revistës prestigjioze “The Economist”, e cila i analizon...
Partia Popullore Evropiane, grupimi më i madh i partive politike të djathta dhe të qendrës në Evropë, reagoi sërish për ...
Pas kontrolleve nga SPAK, biznesmeni izraelit, Ron Yeffet, po përballet me telashe edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përplasj...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur një auditim në Spitalin e Traumës, pasi mbrëmjen e 19 tetorit, në kulmin e protestave stude...
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka bërë të ditur se po punon për të identifikuar çdo ekspozim të mundsh&e...
Të paktën tre persona kanë humbur jetën si pasojë e stuhive të fuqishme dhe përmbytjeve që goditën jugun e Franc&...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i kërkon Bashkimit Evropian të bëjë hapin e radhës drejt integrimit të vendit, duke i ...
“Nëse Edi Rama do të zhvillonte zgjedhje tani, do t’i humbiste ato”. Kjo është deklarata që ish-presidenti serb Ale...
Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroris&e...
Të rinjtë protestues kanë refuzuar thirrjet për dialog me kryeministrin Edi Rama. Gjatë protestës, studentët kanë p&e...
Shqipëria kafkiane: Aktorja, fytyra e së cilës u përdor për “ministren e inteligjencës artificiale”, ndërmerr veprime ligjore. Anila Bisha po i bën thirrje qeverisë të pezullojë shfrytëzimin e identitetit dhe të dhënave të saj personale, dhe është e shqetësuar për patentat që janë paraqitur për imazhin dhe zërin e saj.
Vazhdon saga e çuditshme e ministres shqiptare të krijuar nga inteligjenca artificiale.
Aktorja, fytyra e së cilës u përdor për të personifikuar Diellën, këtë IA të emëruar ministre e Prokurimeve Publike në vitin 2025, njoftoi të mërkurën më 11 shkurt se i është drejtuar Gjykatës Administrative për të kërkuar pezullimin e përdorimit të imazhit të saj.
Anila Bisha, shumë e njohur në Shqipëri, kishte nënshkruar me qeverinë një kontratë që i lejonte këtij të fundit të përdorte imazhin e saj për të përfaqësuar asistenten virtuale të portalit online E-Albania, që i mundëson qytetarëve të kryejnë një sërë shërbimesh online.
Por, kur në shtator, kryeministri Edi Rama njoftoi emërimin e një ministreje të krijuar nga inteligjenca artificiale dhe e ngarkuar me prokurimet publike, u përdor fytyra e Anila Bishës. Kjo, sipas aktores 57-vjeçare, përbën “shfrytëzim të identitetit dhe të të dhënave personale”:
“Nuk kam nënshkruar asnjë kontratë tjetër, vetëm një kontratë disa mujore [deri më 31 dhjetor 2025, shënim i redaksisë] për përdorimin e imazhit tim brenda shërbimeve që ofron E-Albania për qytetarët, aspak për Diellën ministre”.
Anila Bisha pohon gjithashtu se Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, që zhvilloi IA-në e Diellës, ka depozituar një patentë mbi imazhin dhe zërin e saj pa e njoftuar, gjë që sipas saj “është e paligjshme” dhe e pengon të punojë. Ajo sqaron se nuk kishte reaguar më parë sepse shpresonte për një zgjidhje paqësore, por mesazhet e saj drejtuar autoriteteve kanë mbetur pa përgjigje, prandaj vendosi të drejtohet në gjyq.
Diella, që në shqip do të thotë “diell”, është e ngarkuar me të gjitha vendimet lidhur me thirrjet për prokurime publike – emërimi i saj u prezantua si një mënyrë për të eliminuar korrupsionin, për të cilin janë akuzuar disa politikanë shqiptarë, si në mazhorancë ashtu edhe në opozitë, si dhe drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.
Por drejtues të agjencisë qeveritare, që krijuan Diellën, janë nën hetim për lidhje të supozuara me një organizatë kriminale që akuzohet për manipulimin e prokurimeve publike në vend. /LIBERATION
Një arratisje në drejtim të gabuar në agim, një furgon i ngarkuar me metale dhe semaforët që u shkelën njëri-tjetri...
Një trafikant droge “arrogant” shqiptar, i cili e fshehu sasinë e tij të drogës në një ndarje sekrete nën makin&e...
Grupe të rinjsh shqiptarë u përleshën dy herë në qendër të Athinës me thika, shkopinj dhe grushte hekuri, dhe u arr...
Batërdia e plaçkitjes me veprat e mëdha publike, përveçse ne telefonat e sekuestruar nga SPAK, tashmë ka filluar të demas...
Gjykata e Posaçme dënoi këtë të mërkurë Astrit Avdylin me 12 vite bur, duke e shpallur atë fajtor për pjesë...
Gazetari Xhensil Shkëmbi ka reaguar në rrjetet sociale për gjendjen e rënduar të rrugës në zonën e ish-Fabrikës s...
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH) është deklaruar lidhur me projektligjin për Shërbimin e Jashtëm, duke shprehur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, pranë Kopshtit Zoologjik. Bëhet me dije se një taksi ka p&e...
Gjykata Kushtetuese ka njoftuar SPAK dhe avokatët e Erjon Veliajt që brenda datës 27 shkurt të depozitojnë parashtrimet e tyre si pal&e...
Me firmën e një deputeti socialist, Kuvendi i Shqipërisë pritet të marrë në shqyrtim një nismë ligjore që syno...