Më 11 shtator 2025, aktorja shqiptare Anila Bisha, e ulur me familjen përballë televizorit, po ndiqte prezantimin e kabinetit të ri qeveritar nga Kryeministri Edi Rama.
Vetëm pak minuta më vonë, e pa veten të emëruar ministre. Jo si një politikane prej mishi e gjaku, por si një avatar. “Diella”, të cilën Rama e prezantoi si ministren e parë virtuale në botë, kishte fytyrën dhe zërin e Bishës.
Për qeverinë, ky ishte një demonstrim i inovacionit teknologjik. Për Bishën, me një karrierë 40-vjeçare në teatër dhe film, një situatë e panjohur.” Në fillim qesha me familjen”- i tha ajo DW-së. “Nuk i kuptova pasojat që do të vinin më pas.”
Vetëm pesë muaj pas emërimit të “Diellës” si simbol i modernitetit digjital, çështja përfundoi në gjykatë. Bisha pretendon se nuk ishte informuar që avatari, i cili ishte prodhuar për të shërbyer në portalin qeveritar e-Albania, do të merrte rol ministror.
Sipas avokatit të saj, Aranit Roshi, kontrata ishte e kufizuar në objekt dhe qëllim. “Ishte një objekt ekskluziv, një qëllim i përcaktuar qartë. Imazhi dhe zëri i saj nuk mund të përdoreshin për asnjë produkt tjetër” – u shpreh ai.
Qeveria i ka hedhur poshtë pretendimet duke deklaruar se padia “nuk ka bazë” dhe se është gjykata ajo që do të vendosë.
Gjykata rrëzon kërkesën për pezullim
Ndërkohë Gjykata Administrative e Tiranës rrëzoi të hënën (23.02) kërkesën për sigurimin e padisë të aktores Anila Bisha.
Në padinë kundër AKSHI-t dhe Këshillit të Ministrave, ajo kërkonte pezullimin e “Diellës” deri në vendimin përfundimtar të gjykatës, si edhe 1 milion euro dëmshpërblim moral. Me këtë vendim, masa e përkohshme nuk u pranua. “Diella” vijon të mbetet në funksion, por gjykimi i çështjes në instancën e parë do të vazhdojë.
Mbrojtje e të dhënave personale
Ekspertët ligjorë thonë se mosmarrëveshja nuk ka në thelb të drejtën e autorit, por mbrojtjen e të dhënave personale. “Thelbi i çështjes është shkelja e të dhënave personale”- thotë Elton Pepo, pedagog i asociuar në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës.
Sipas tij legjislacioni shqiptar e konsideron imazhin dhe zërin si të dhëna personale dhe çdo përdorim i tyre duhet të jetë i kufizuar në kohë dhe në qëllim, sipas marrëveshjes kontraktuale. “Çdo përdorim përtej afatit apo qëllimit të rënë dakord në kontratë përbën shkelje,” shpjegon ai per DW.
Në padi janë përfshirë Këshilli i Ministrave, AKSHI, kompania private që prodhoi avatarin dhe Kryeministri Edi Rama. Bisha argumenton se përdorimi i imazhit dhe zërit të saj në një rol politik ka tejkaluar kufijtë e kontratës dhe ka cenuar identitetin e saj profesional dhe personal.
Sipas Mark Markut, dekan i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë dhe pedagog në Departamentin e Gazetarisë dhe të Komunikimit në Universitetin e Tiranës, raste të tilla përbëjnë një formë “dyfishimi identiteti”.
“Së bashku me imazhin, nuk shet edhe personalitetin tënd” – thotë ai për DW, duke nënvizuar se dhënia e të drejtës për përdorimin e portretit për një qëllim të caktuar nuk do të thotë transferim i bindjeve, vlerave apo rolit politik. “Askush nuk ka të drejtë të marrë identitetin e dikujt dhe ta përdorë përtej asaj që është rënë dakord.”
Sipas tij ekziston një dallim thelbësor mes një asistenti digjital dhe një ministri: i pari përgjigjet brenda parametrave teknikë; i dyti flet në emër të shtetit.
Kur prezantoi “Diellën” si Ministre të Inteligjencës Artificiale, Kryeministri Edi Rama premtoi një epokë të re ku “prokurimet publike do të jenë 100% të pakorruptueshme dhe çdo fond publik 100% transparent”.
Në praktikë, avatari nuk është një projekt i izoluar, por pjesë e sistemit shtetëror të qeverisjes digjitale, i administruar nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Pikërisht ky institucion menaxhon infrastrukturën digjitale të shtetit, përfshirë portalin e-Albania, ku “Diella” u implementua fillimisht, databazat shtetërore, sistemet IT dhe proceset e prokurimit. Në dhjetor 2025, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit vendosi masa sigurie ndaj zyrtarëve të lartë të AKSHI-t, në kuadër të një hetimi të SPAK për korrupsion të dyshuar dhe parregullsi në tendera që lidhen me infrastrukturën digjitale dhe kontratat e shërbimeve.
Hetimi ndaj AKSHI-t është juridikisht i ndarë nga padia e ngritur nga Bisha për përdorimin e imazhit të saj. Megjithatë, siç argumenton studiuesi i medias Mark Marku, perceptimi publik ka rëndësi. “Nëse akuzat ndaj AKSHI-t provohen, kjo cenon rëndë besueshmërinë e një procesi që u prezantua si mënyrë për të shmangur korrupsionin dhe për të eliminuar subjektivitetin njerëzor – atë që unë e quaj ‘homo corruptus’ në ndarjen e parave publike.”
Paralelisht me hetimet ndaj ish-drejtuesve të AKSHI-t, socialistët në Komisionin e Ligjeve vendosën me votat e tyre, më 16 shkurt, të ndryshojnë ligjin për qeverisjen elektronike. Kjo i hap rrugë agjencisë të krijojë ose të bashkëpunojë me shoqëri aksionare ku shteti zotëron të paktën 51% të aksioneve. Socialistët e cilësuan këtë si “korporatizim fleksibël financiar” pa cenuar kontrollin publik. Ndërsa opozita e kundërshtoi, duke argumentuar se ndryshimet vijnë në një moment kur AKSHI është nën hetim nga SPAK për tendera të dyshuar dhe duke ngritur pikëpyetje mbi transparencën dhe garën. /DW
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
25 Shkurt20:26
Tragjedia e Tempit me 57 viktima, flet babai i emigrantit shqiptar: Çfarë po mbulon qeveria greke
Pano Ruçi, ka zbuluar detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të regjistruar tre vite më parë në Greqi, ku u pë...
AKTUALITET
25 Shkurt20:25
Begaj dekreton ligjin për konfliktin e interesit, kufizimet për zyrtarët dhe familjarët e tyre
Presidenti, Bajram Begaj ka dekretuar ligjin “Për parandalimin e konfliktit të interesit”, në të cilin vendosen kufizime jo vet&...
AKTUALITET
25 Shkurt20:02
Vrasja e shqiptari dhe pronarit grek, në shënjestër të drejtësisë edhe partnerja e nipit të viktimës
Zhvillime në çështjen e vrasjes së dyfishtë në kampingun në Finikounda, pasi në shënjestër të drejt&eum...
AKTUALITET
25 Shkurt19:50
Rama publikoi videon nga Portugalia/ Gazetari nxjerr blof kryeministrin: Rruga për të lidhur banorët me arat
Gazetari Romir Saraçi ka reaguar në lidhje me justifikimin e Edi Ramës për prishjet e rrugëve në Shqipëri, se këto gj&...
AKTUALITET
25 Shkurt19:47
“O ju hëngërt mortja”/ Policia e Kamzës shpall në kërkim mësuesen 58-vjeçare
Një mësuese 58 vjeçare është shpallur në kërkim nga policia e Kamzës, pas publikimi të një videoje ku ajo ma...
AKTUALITET
25 Shkurt19:13
Tension jashtë një kafeneje, i riu shqiptar nxjerr thikën (VIDEO)
Një trazirë u shkaktua të mërkurën pasdite jashtë një kafeneje në Gouves, Heraklion, Kretë, kur, pas një grind...
AKTUALITET
25 Shkurt18:40
Policia çmonton bandën e hajdutëve shqiptarë, sekuestrohen qindra sende me vlerë
Një grup që besohet të jetë përgjegjës për një sërë grabitjesh në të gjithë rajonin e Casertas,...
AKTUALITET
25 Shkurt18:31
Debate në KLP për lëvizjen paralele të prokurorëve
Debatet dhe akuzat ndaj njëri-tjetrit mes disa prej anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, janë kthye...
AKTUALITET
25 Shkurt18:29
Si i shpëtoi sekuestros kazinoja e “investitorit strategjik” të akuzuar për vrasje (emri)
Kur Gjykata e Posaçme urdhëroi në tetor 2023 sekuestrimin e tre tokave pyjore në fshatin Pulaj të Velipojës, prokurorët arg...
AKTUALITET
25 Shkurt18:24
Ja pse Rama dhe Belinda na dërgoi 2000 vite mbrapa!
Kur aksi kryesor Librazhd u bllokua, zgjidhja e qeverisë ishte e thjeshtë, le të përdoren segmentet e vjetra të Rrugës Egnatia nj&...