U plagos nga trafikanti i drogës, përkeqësohet gjendja e policit Edison Adri
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri e...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
Në fjalën e saj në Kuvend Ina Zhupa ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj qeverisë Rama. Zhupa theksoi se ësht&e...

TIRANA- Gjykata e Posaçme ka shpallur të pafajshëm Ledia Ramon, Ortjon Dhami, Engjëll Dedja, punonjës të UKT të akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë në tendera apo ankande publike”, ndërsa ka dënuar me 4 muaj burg Bledar Shemaj. Sipas njoftimit, për Shemajn, duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar u urdhërua pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënia në provë për një periudhë kohe prej 8 (tetë) muajsh, me kusht që i të mos kryejë vepër tjetër penale.
Sipas SPAK, të pandehurit Ledia Ramo, Ortjon Dhami dhe Engjëll Dedja, punonjës të shoqërisë tregtare “Ujësjellës Kanalizime” sh.a., dega Tiranë, kanë marrë pjesë si anëtarë të Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave dhe më pas, si anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në procedurat për prokurimin me objekt “Blerje kimikate dhe karbon aktiv për UKT sh.a”, me procedurë të hapur marrëveshje kuadër, të datës 11.01.2019, me vlerë 143.618.333 lekë pa TVSH.
Ata u akuzuan se gjatë procedurës së shqyrtimit të ankesave kanë ndryshuar njërin nga specifikimet, që kishte të bënte me figurimin në listëpagesa të një punonjësi manovrator të mjeteve të rënda (duke e hequr si kërkesë), për qëllime të favorizimi.
Njoftimi:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e ҫështjes penale me Nr. 161 procedimi të vitit 2020, ndaj të pandehurve: Ledia Ramo, Ortjon Dhami, Engjëll Dedja, të akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë në tendera apo ankande publike” parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal dhe Bledar Shemaj, i akuzuar për mkryerjen e veprave penale “Falsifikim i vulave, stampave ose i formularëve” parashikuar nga neni 190/1 i Kodit Penal dhe “Falsifikim i dokumentave” parashikuar nga neni 186/1 i Kodit Penal”.
Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Rudina Palloj, Etleva Deda dhe Bib Ndreca, me vendimin Nr. 78, datë 20.12.2024 vendosi:
Deklarimin e pafajshme të të pandehurës Ledia Ramo, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021) në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal, ne referim të nenit 388, pika 1, shkronja b) të K.Pr.Penale, pasi fakti nuk përbën vepër penale.
Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Ortjon Dhami, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021) në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal, ne referim të nenit 388, pika 1, shkronja b) të K.Pr.Penale, pasi fakti nuk përbën vepër penale.
Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Engjëll Dedja, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021) në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal, ne referim të nenit 388, pika 1, shkronja b) të K.Pr.Penale, pasi fakti nuk përbën vepër penale.
Pushimin e akuzës ndaj të pandehurit Bledar Shemaj, për veprën penale “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, parashikuar nga neni 190 pg1 i Kodit Penal, në zbatim të neneve 387 pg 1 dhe 328, pg 1, të K.Pr.Penale.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Bledar Shemaj, për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, parashikuar nga neni 186, pg 1 i Kodit Penal, dhe Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 në bazë të këtij neni dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.
Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Bledar Shemaj i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) burgim.
Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënia në provë e të pandehurit Bledar Shemaj për një periudhë kohe prej 8 (tetë) muajsh, me kusht që i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale dhe gjatë kohës së provës të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës që mbulon vendbanimin e tij.
Në bazë të nenit 190 të K.Pr.Penale, provat materiale të bashkuara me fashikullin mbeten pjesë e dosjes.
Në bazë të nenit 391 të K.Pr.Penale, dokumenti “Kontratë pune me datë 01.01.2019 me punëdhënës Shoqëria “Ë.Center” sh.p.k dhe punëmarrës shtetasi Q.B”, deklarohet i falsifikuar.
10.Shpenzimet procedurale të bëra gjatë hetimeve paraprake, sipas procesverbalit për evidentimin e shpenzimeve të hetimit, dhe ato gjyqësore, sipas procesverbalit përkatës për evidentimin e shpenzimeve gjyqësore, në referim të neneve 393/1 dhe 285/1 të K.Pr.Penale, i ngarkohen të pandehurit të cilët deklaruar fajtor me këtë vendim.
11.Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar zbatimin e këtij vendimi.
12.Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar.
TIRANA- Këshilli i Ministrave ka miratuar mbrëmjen e djeshme Aktin Normativ, për disa ndryshime në Buxhetin e Shtetit për vitin 2024....
AKU DIVJAKË- Pas bllokimit të rreth 20 ton mandarina që rezultuan me pesticide, autoritetet kanë shtuar kontrollet në pikat e...
policia spanjolle SPANJË- Dy shqiptarë, përkatësisht 25 dhe 35-vjeç janë arrestuar nga policia spanjolle. Shqiptarët d...
TIRANA- Imami Ahmed Kalaja ka postuar në rrjetet sociale një foto të gazetarit Sokol Balla pas të cilit duket një karikaturë...
ITALI- Tre shqiptarë kanë rënë në prangat e policsë italiane, pasi janë kapur me 60 kg kokainë. Bëhet e ditu...
ITALI- Një 36-vjeçar shqiptar, i arratisur dhe me shumë dënime penale, ka mbetur i bllokuar në kufirin e Brenerit për shkak t&...
DIVJAKË- Autoritetet kanë shtuar kontrollet në pikat e grumbullimit, pas bllokimit të rreth 20.5 ton mandarina që rezultonin me pesti...
VLORA- 35-vjeçari Armand Spahiu, i cili mbeti i plagosur në ngjarjen e të mërkurës në mbrëmje në Vlorë ka ...
TIRANA- Dy të rinj kanë goditur me sende të forta një 34-vjeçar në rrugën “Myslym Keta” në Tiran&eu...
foto nga demet UKRAINË- Ndërtesa ku është vendosur ambasada e Shqipërisë në Kiev është prekur nga sulmet ...