AKTUALITET

E dhunuan dhe e hodhën në liqenin e Shkopetit, motra e Renis Dobrës rrëqeth me fjalët

Piranjat Përditësimi i fundit 9 Tetor 2026, 21:54
E dhunuan dhe e hodhën në liqenin e Shkopetit, motra e Renis

Një ditë pas zbardhjes së vrasjes së të riut Renis Dobra, pasi SPAK mbylli hetimet më shumë se 1 vjeçare dhe çoi për gjykim katër të dyshuarit kryesorë të ngjarjes, motra e 23-vjeçarit që u gjet i mbytur me litar pranë liqenit të Shkopetit, ka përlotur me reagimin.

Mes lotësh e një dhimbjeje të pashërueshme, motra e Renis Dobrës kujton çdo ditë që ajo ka kaluar pa vëllain e saj, që nga korriku i 2025 e deri më sot, ndërsa shkruan se në çdo moment i duket sikur ka pranë Renisin. Më tej, motra e Renis Dobrës shkruan se kujton me mall e dhimbje çdo orë e sekond që ka kaluar me vëllanë e saj.

“Kanë kaluar 1 vit e 3 muaj pa ty, por zemra ime ende nuk arrin ta besojë që ti nuk je më këtu. Ende të pres. Ende më duket sikur do  të shoh, sikur do të dëgjoj zërin tënd, sikur do të vijë ai moment kur do të mund të përqafoj përsëri. Më mungon… më mungon më shumë nga sa mund ta shpjegojnë fjalët. Me lot në sy kujtoj çdo moment me ty. Çdo të qeshur, çdo bisedë, çdo gjë të vogël që dikur më dukej normale dhe sot do të jepja gjithçka vetëm ta përjetoja edhe një herë.” shkruan motra e Dobrës në reagimin e saj.

Më tej, ajo vijon me fjalë të ndjera për vëllanë teksa nënvizon se do të jepte çdo gjë që ta përqafonte dhe t’i ndjente sërish aromën.

“Ka net kur fle dhe pres të të shoh në ëndërr. Dhe kur zgjohem e kuptoj që nuk të pashë, mërzitem shumë. Sepse në ëndërr është i vetmi vend ku zemra ime shpreson të takojë përsëri. Sikur të mund të të përqafoja vetëm edhe një herë… Do të shtrëngoja fort dhe nuk do të lija. Do të thosha sa shumë të dua. Do të thosha sa shumë më ke munguar. Do të kërkoja falje një mijë herë për çdo herë që të kam ngritur zërin, për çdo fjalë që ndoshta të ka lënduar, për çdo gjë që nuk ta plotësova kur ti e deshe.

Më fal, vëllai im. Sot do të doja të mos kisha kursyer asnjë përqafim, asnjë të dua ,asnje minutë me ty. Por dua të dish diçka, unë të kam dashur gjithmonë. Edhe kur jam mërzitur, edhe kur të kam bërtitur, edhe kur nuk kemi qenë dakord. Dashuria ime për ty ka qenë aty dhe do të jetë gjithmonë.”, vijon reagimi prekës.

Më 7 tetor, SPAK ka çuar në gjykatë kërkesën për gjykimin e katër personave, Fation Bushgjokaj, Petrit Hoxha (Çakraj), Kristë Bushgjokaj dhe Aleksandër Bushgjokaj, të cilët akuzohen për rrëmbim ose mbajtje peng të personit, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal si dhe për veprat e tjera penala të parashikuara nga Kodi Penal. Ata dyshohen se kanë ndjekur nga pas të ndjerin Renis Dobra dhe pas dhunës së ushtruar, iu shkaktua vdekja.

Ndërsa motra e Renis Dobrës e ka publikuar mesazhin rrëqethës ditën e djeshme, një ditë pasi u mësua se SPAK mbylli hetimet për vrasjen e Renis Dobrës.

Reagimi i plotë i motrës së Renis Dobrës:

Kanë kaluar 1 vit e 3 muaj pa ty, por zemra ime ende nuk arrin ta besojë që ti nuk je më këtu. Ende të pres. Ende më duket sikur do  të shoh, sikur do të dëgjoj zërin tënd, sikur do të vijë ai moment kur do të mund të përqafoj përsëri.

Më mungon… më mungon më shumë nga sa mund ta shpjegojnë fjalët.

Me lot në sy kujtoj çdo moment me ty. Çdo të qeshur, çdo bisedë, çdo gjë të vogël që dikur më dukej normale dhe sot do të jepja gjithçka vetëm ta përjetoja edhe një herë.

Ka net kur fle dhe pres të të shoh në ëndërr. Dhe kur zgjohem e kuptoj që nuk të pashë, mërzitem shumë. Sepse në ëndërr është i vetmi vend ku zemra ime shpreson të takojë përsëri.

Sikur të mund të të përqafoja vetëm edhe një herë…

Do të shtrëngoja fort dhe nuk do të lija. Do të thosha sa shumë të dua. Do të thosha sa shumë më ke munguar. Do të kërkoja falje një mijë herë për çdo herë që të kam ngritur zërin, për çdo fjalë që ndoshta të ka lënduar, për çdo gjë që nuk ta plotësova kur ti e deshe.

Sot do të doja të mos kisha kursyer asnjë përqafim, asnjë të dua ,asnje minutë me ty.

Por dua të dish diçka,unë të kam dashur gjithmonë. Edhe kur jam mërzitur, edhe kur të kam bërtitur, edhe kur nuk kemi qenë dakord. Dashuria ime për ty ka qenë aty dhe do të jetë gjithmonë.

Ti nuk ishe thjesht vëllai im.

Ti ishe vëllai im i vetëm.

Një pjesë e zemrës sime.

Dhe tani që nuk je këtu, e kuptoj sa shumë nga zemra ime ke marrë me vete.

Do të doja të tregoja gjithçka që ka ndodhur që kur ike. Do të doja të tregoja sa herë më ka marrë malli, sa herë kam qarë fshehurazi, sa herë kam dashur të telefonoj e pastaj më është kujtuar se nuk mundem.

Por mbi të gjitha do të doja të thoja edhe një herë

Më fal për gjithçka.

Më mungon çdo ditë.

Dhe nuk do të harroj kurrë.

Nëse dashuria do të mund të sillte përsëri, ti do të ishe këtu në krahët e mi.

Deri atëherë, do të mbaj në zemër, në kujtime, në çdo lot dhe në çdo buzëqeshje që më sjell ndër mend ty.

Pusho i qetë, vëllai im i shtrenjtë.

Motra jote do të dojë përgjithmonë

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje