INVESTIGIME

Ermal Pashaj: Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike

Piranjat Përditësimi i fundit 9 Tetor 2026, 21:04
Ermal Pashaj: Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe

Nga Ermal Pashaj

Quhem Ermal Pashaj dhe jam mjek, kirurg.
Nëse nuk më keni parë në klinikë, apo spital mund të më keni parë në bulevard.

Kam rreth 4 muaj që pasditet e mia nuk i kaloj me fëmijët e mi , por në protestë. Është një zgjedhje jo e lehtë, por unë prandaj dal këtu,
për fëmijët. Jam në bulevard, pikerisht per te luftuar modelin qe u serviret të rinjve, e jam këtu kundër këtij modeli.

Kundër atij modeli që u thotë fëmijëve: trafiqet e vjedhjet, jo shkolla të bën deputet; atij modeli që u mëson që arroganca dhe dhuna janë suksesi, jo talenti e punae kembengulja; atij modeli që ul poshtë dijen e profesionalizmin dhe ngre mediokrët, sharlatanët e arrogantët; atij modeli, që të jep status nëse ke orë e makina të shtrenjta, s’ka rëndësi si i ke fituar; dhe jo pse je i arsimuar, punëtor e i ndershëm; që u mëson fëmijëve se vetgjyqsia thika e bullizmi të zgjidhin hallet, jo ligji e institucionet.

Nga ana tjetër, jam mjek dhe ofroj shërbim në struktura private. Më duhet të përballem jo vetëm me sëmundjet që nuk gjejnë trajtim, por edhe me shkatërrimin nervor të njerëzve me halle që enden spitaleve, me burokracitë që nuk kanë fund, si dhe me pamundësinë ekonomike për të pasur akses në këto shërbime.

Të gjitha taksat dhe sigurimet shëndetësore të paguara gjatë jetës nuk vlejnë asnjë grimë. Pacientëve u duhet të përballen jo vetëm me hallin që u ka rënë në kokë, por edhe me përdhosjen e dinjitetit, duke kërkuar borxhe për të pasur një shpresë më shumë!

Kush është me fat e ka miq, dhe sëmundja s’e merr menjëherë (si në rastin e insulteve), merr shërbim jashtë nëpërmjet komisioneve spitalore apo zemërgjerësisë së të afërmve, të cilët bëjnë të pamundurën për t'i futur në sistemet shëndetësore të vendeve fqinje.

Këto të fundit, me sa duket, e kanë mundësinë të ofrojnë trajtim pavarësisht parregullsive, sepse në këto shtete vlera kryesore është jeta dhe jo burokracia apo ekonomia.

Po të mos ishin shpërdoruar këto para për pseudo check-up-e, për "sterilizime elefantësh" e për koncesione klienteliste, ato mund të kishin shkuar për trajnime me kurrikula të reja dhe të garantonin një trajtim dinjitoz nga specialistë shqiptarë këtu NË VENDIN TONË...

E kështu të mos shihnim më tragjedi ku I VDEKURI bën xhiron e Evropës për të ardhur në tokën Amë, apo prindër që lënë amanet të mos varrosen pa u ardhur fëmijët nga emigrimi!

Por politika e ka kollaj.

Pasi kanë abuzuar 13 vjet, tani, thotë “do të të japim besën”!

Por nuk mund të funksionojë kështu. Mirëqenia e qytetarëve të një shteti është vokacion i shenjtë që duhet të udhëheqë politikëbërësit e tij. Mirëpo distancimi nga realiteti i bën ata të ofrojnë një pasqyrë, ku jam i sigurt se, po të shiheshin vetë në të, do ta thyenin copa-copa, sepse do të shihnin përbindësha!

Unë kam 13 vjet që punoj dhe kam ngritur një lloj mirëqenieje, për shkak të përkushtimit personal dhe të familjes sime vetëm mbi arsimimin.

Për gjithçka kam arritur më është dashur të luftoj, që të mos më shkelin me këmbë. Kam tentuar të jetoj në një vend ku paguaj taksa si shtresë e mesme dhe taksohem 35% - dhe prapë fëmijët detyrohem t’i çoj në shkollë private; prindërit në spital privat.

Dhe pavarsisht se kemi ndërtuar një jetesë të mirë, çdo ditë shkojmë të nevrikosur në shtëpi: një mediokër do të të urdhërojë që gjërat do i bësh kështu; horrat do të të bëjnë kapaidainë në rrugë; kriminelët do të ta marrin pronën dhe shteti do bëjë sehir, në mos do t’u ndihmojë.

Prandaj jam këtu.
Për fëmijët, familjen
për pacientët,
dhe për veten.

Sepse kur pashë atë djalin që e hoqën zvarrë në Zvërnec, pashë veten time…

Sepse, në një mënyrë ose një tjetër, të gjithëve po na tërheqin zvarrë, përditë.

Dhe të gjitha këto, për shkak të një modeli që nuk të lë as të punosh, as të jetosh, e as të jesh mirë.
Prandaj jam këtu.

Ne duam që TI, TË IKËSH.

Ti. Bashkë me modelin tënd e me gjith te keqiat e tua!!
Sepse vetëm pastaj, do të mund të ndërtojmë një Shqipëri njerëzore./ piranjat

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi.

 

Artikuj te sugjeruar

video

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet