Vendimi që ngre dyshime/ Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?
Për 4 puntata me radhë, që mbajnë datat 27 shkurt, 6 mars, 20 mars dhe 27 mars 2026, trajtuam dhe hodhëm dritë mbi historinë ...
Për 4 puntata me radhë, që mbajnë datat 27 shkurt, 6 mars, 20 mars dhe 27 mars 2026, trajtuam dhe hodhëm dritë mbi historinë ...
Në korrik të këtij viti, në media u raportua se “vila e partisë” në fshatin Mborje të Korçës ishte dj...
Një rrëmbim në mes të trazirave të vitit 1997, një garazh i kthyer në dhomë torture dhe një ekzekutim makabër ...
Historia nis më 19 gusht 2026, kur në internet publikohet një njoftim për punë nga shtëpia. Kompania që pretendohej se kë...
Tuneli i Skërficës, pjesë e aksit Kardhiq-Delvinë, është përballur me probleme të përsëritura me depërtim...
Nga Ermal Pashaj Quhem Ermal Pashaj dhe jam mjek, kirurg.Nëse nuk më keni parë në klinikë, apo spital mund të më keni par&eu...
Deputetja socialiste Ogerta Manastirliu rezulton me doktoraturë plagjiaturë. Punimi i saj me titull “Krahasimi i monitorimeve të mjedisit n...
Një unazë martese, një kapëse kartëmonedhash prej ari dhe 2 090 euro të përfituara nga një vjedhje me thyerje në Os...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik këtë të premte, ku një konflikt familjar ka përfunduar me dy të v...
Një qytetar denoncon pranë redaksisë së “Piranja News’ rrugën e re pranë spitalit të Lezhës, e cila duket se...
Për 4 puntata me radhë, që mbajnë datat 27 shkurt, 6 mars, 20 mars dhe 27 mars 2026, trajtuam dhe hodhëm dritë mbi historinë e dy familjeve nga veriu i Shqipërisë, asaj Marku nga Vau i Dejës dhe asaj Peci nga Bushati i Shkodrës.
Personi që denoncoi tek ne, duke pretenduar një padrejtësi të madhe që i ishte bërë atij dhe familjes, ishte 42-vjeçari Leonard Marku.
Ai na tregoi historinë e martesës me ish-bashkëshorten Gjovana Peci, ardhjen në jetë të binjakëve dhe jetesën e tyre në Itali së bashku me vajzën e madhe të Leonardit, të ardhur në jetë nga një histori dashurie e mëparshme e 42-vjeçarit.
Mirëpo gjërat për këtë familje me 5 anëtarë nuk do të shkonin aspak mirë.
Nga muaji shtator 2020 deri në gushtin e vitit 2024, do të ndodhnin shumë episode që në fund do të përmbylleshin më datë 12 me një denoncim të Gjovanës në Policinë e Vaut të Dejës. Akuza ndaj bashkëshortit ishte dhuna fizike dhe psikologjike ndaj saj.
Më datë 15 gusht 2024, Leonardit iu caktua masa “arrest shtëpie”, ndërsa më datë 17 nëntor 2025, u dënua nga Gjykata e Shkodrës me 2 vite e 6 muaj burg për veprën penale “dhunë në familje”.
Ky vendim i gjyqtares Elona Mërtiri erdhi pas kërkesës së prokurores Albulena Kuliçi për dënimin e Leonardit me 3 vite burg për veprën penale “dhuna në familje”. Nga ana tjetër, Leonardi nuk mohon vetëm faktin se gjithçka ka ndodhur në mënyrë të përsëritur apo në sy të fëmijëve, por mohon tërësisht akuzat për dhunë ndaj bashkëshortes.
Për të marrë disa përgjigje nga gjyqtarja e çështjes, zonja Elona Mërtiri, këtë të fundit e pritëm disa herë jashtë Gjykatës së Shkodrës, por ajo nuk denjoi të ballafaqohej, ndaj na u desh të ktheheshim në Tiranë, ku e arritëm në një parking nëntokësor të një pallati.
Sapo pa gazetarin Freard Rista, gjyqtarja ndezi makinën dhe u largua me nxitim. Në dalje të parkingut, ajo tentoi të frikësonte gazetarin duke thënë: “Do të të padis për përndjekje”.
Kaq përgjigje morëm nga gjyqtarja Mërtiri, por një përgjigje më shteruese për ngjarjen e morëm nga Gjykata e Apelit të Tiranës më datë 15 qershor 2026, ku trupa gjykuese, me në krye zonjën Irena Brahimi, ndryshoi vendimin e Shkodrës. Në vend të nenit 130/a/4, Leonardit iu ngarkua neni 130/a/1, vetëm dhuna psikologjike, pasi nuk u vërtetua që ishte e përsëritur apo në sy të fëmijëve. Ditën e vendimit, Leonardi kishte bërë 1 vit e gjysmë burg, kështu që automatikisht fitoi lirinë e munguar, rrjedhimisht duke fituar edhe një betejë, sado të vogël, me prokuroren Albulena Kuliçi dhe gjyqtaren Elona Mërtiri.
Megjithatë, nëse për Leonardin seancat gjyqësore sapo mbaruan, për “Piranjat” sapo nisën, jo nga gjyqtarja Mërtiri, por nga familja Peci. Të përfaqësuar nga avokatja Anxhela Nasi, familja Peci na paditi me pretendimin se gjatë investigimeve tona kemi shkelur ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale dhe kemi cenuar privatësinë.
Në pikën 5 të objektit të padisë paraqitet kërkesa për marrjen e masës së “sigurimit të padisë”, duke urdhëruar ndalimin e menjëhershëm të ripublikimit të materialeve audiovizive dhe heqjen e menjëhershme të tyre. Më datë 20 prill 2026 u zhvillua seanca e parë, ku gjyqtarja Blerina Muço rrëzoi kërkesën e palës paditëse për “sigurimin e padisë”.
Në pikën 1 të objektit të padisë thuhet se është konstatuar cenimi i jetës private dhe familjare të paditësve përmes identifikimit të personave, si dhe përpunimi i të dhënave personale të tyre.
Ky konstatim është në kundërshtim 100% me vetë palën paditëse, sepse materiali i parë investigativ i publikuar nga emisioni “Piranjat” është bërë më datë 27 shkurt 2026, ndërsa dy ditë më parë, më datë 25 shkurt 2026, vetë shtetasja Gjovana Peci ka qenë në rolin e rrëfimtares dhe të intervistuarës në emisionin “Me zemër të hapur”, në TV News 24.
Mbrojtja e paditësve argumenton se Gjovana nuk është vetëidentifikuar në atë emision, por vetëm ka ndarë historinë dhe përjetimet e saj.
Në fakt, Gjovana Peci dhe familja e saj janë vetëidentifikuar përpara se të publikoheshin materiale në emisionin “Piranjat”. Vetëidentifikimin e plotë, shtetasja Gjovana Peci e ka bërë duke replikuar me komentuesit me adresë që mban emrin dhe mbiemrin e saj të saktë, me komente agresive dhe fyese ndaj tyre, në kanalin YouTube të këtij emisioni. Madje, në ato komente përdor edhe fjalë apo akuza të rënda ndaj ish-bashkëshortit, duke rënduar pozicionin e tij dhe duke e denigruar publikisht.
Që në nisje të emisionit e deri në fund, vërehet se shtetasja Gjovana Peci është intervistuar me kurriz, por zëri i saj është origjinal, i pandryshuar dhe lehtësisht i dallueshëm për komunitetin lokal ku ajo apo familja e saj jeton. Më pas, moderatorja e emisionit, me detajet që jep, bën identifikimin e tërthortë jo vetëm të shtetases Gjovana Peci, por edhe të ish-bashkëshortit të saj, Leonard Marku.
Të gjitha këto janë të dhëna të tërthorta që bëjnë të mundur identifikimin e Leonardit, Gjovanës dhe, rrjedhimisht, dy familjeve, pa harruar zonjën Edlira Bylo, avokaten e Gjovanës, e cila nuk pyet fare për identifikim të tërthortë, por e identifikon haptazi klienten e saj, duke i përmendur emrin në transmetim LIVE.
Një tjetër puntatë është zhvilluar më datë 12 mars, në vijim të kësaj historie, po në emisionin “Me zemër të hapur”. Në këtë episod, babai i Gjovanës, gjatë fjalëve të tij, përmend edhe emra të personave të përfshirë në histori.
Në këtë puntatë publikohet, pa efektin blur, pjesa më e madhe e fytyrës së Gjovana Pecit, duke e identifikuar atë.
Gjithashtu, pas nisjes së publikimit të materialeve investiguese nga emisioni “Piranjat”, ka qenë vetë Gjovana Peci ajo e cila, me një adresë reale me emrin dhe mbiemrin e saj real, replikon ashpër me komentuesit, duke i fyer dhe kërcënuar ata.
Kjo histori që kemi investiguar lidhet drejtpërdrejt me abuzimin me detyrën, pasi personat përgjegjës për dënimin e 42-vjeçarit, babait të tre fëmijëve, ushtrojnë veprimtari publike dhe kanë në dorë jetën e njerëzve me vendimmarrjet e tyre. Informacioni që kemi transmetuar ndikon drejtpërdrejt te publiku, pasi lidhet me shëndetin, sigurinë, lirinë dhe ekonominë e qytetarëve./piranjat
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi.
Në korrik të këtij viti, në media u raportua se “vila e partisë” në fshatin Mborje të Korçës ishte dj...
Një rrëmbim në mes të trazirave të vitit 1997, një garazh i kthyer në dhomë torture dhe një ekzekutim makabër ...
Historia nis më 19 gusht 2026, kur në internet publikohet një njoftim për punë nga shtëpia. Kompania që pretendohej se kë...
Tuneli i Skërficës, pjesë e aksit Kardhiq-Delvinë, është përballur me probleme të përsëritura me depërtim...
Nga Ermal Pashaj Quhem Ermal Pashaj dhe jam mjek, kirurg.Nëse nuk më keni parë në klinikë, apo spital mund të më keni par&eu...
Deputetja socialiste Ogerta Manastirliu rezulton me doktoraturë plagjiaturë. Punimi i saj me titull “Krahasimi i monitorimeve të mjedisit n...
Një histori e një viti më parë, që fillimisht nisi nga rrjetet sociale, do të ishte makthi më i madh i një 40-vjeç...
Elvira Veseli, emigrante prej vitesh në Gjermani, deklaron se i ka paguar avokatit Gëzim Kovaçi një shumë prej 4200 eurosh për d...
Një javë më parë publikuam rrëfimin e efektivit të Forcës së Posaçme Shqiponja në Policinë e Shkodr&eum...
Jemi në shkollën e mesme të bashkuar të Ishmit, 40 km nga Tirana, dhe ky zotëri përballë nesh, që quhet Ramazan Xhixha, ...