“Nuk po të vras sepse duhet të mbijetosh dhe të përjetosh gjithë dhimbjen që më ke shkaktuar”. Këto kanë qenë fjalët e 45-vjeçarit Taulant Malaj, i cili vrau vajzën e tij 16-vjeçare Xhesika dhe plagosi rëndë gruan me të cilën ishte në proces divorci pasi dyshonte se e tradhtonte.
Para se të godiste disa herë me thikë vajzën dhe gruan në banesën e tyre në Torremaggiore, Foggia, ai kishte vrarë 51-vjeçarin italian Massimo De Santis në shkallët e pallatit.
Pas krimit 45-vjeçari nga Selenica kishte filmuar dhe një video me trupat e shtrirë dhe gruan e tij të larë në gjak që e pyeste se çfarë po bën. Pikërisht nga videoja e tij ka dalë dhe një version i ri i fakteve, ku vetë Taulanti i kishte thënë gruas se po e linte gjallë që ajo të vuante për humbjen e fëmijëve
Fillimisht u mendua se 16-vjeçarja kishte mbrojtur nënën me trupin e saj dhe ndaj ishte goditur nga i ati me thikë duke ndërruar jetë. Por në video Taulanti kishte shtuar: “Do të të vras edhe djalin”, duke treguar qëllimet e tij. Burri ishte ndaluar pikërisht teksa po endej në kërkim të djalit tjetër 5-vjeçar.
Hetime për shpërndarjen e videos
Ndërkohë nga policia italiane po vijojnë hetimet për të identifikuar se kush e ka publikuar videon e vrasjes së dyfishtë në internet dhe në rrjetet sociale. “I bëjmë thirrje qytetarëve për ndjenjën e përgjegjësisë, duke i ftuar ata që për shkak të tragjedisë familjare të mos bëjnë të ditura më tej video dhe/ose imazhe makabre dhe të papërshtatshme, veçanërisht me respekt ndaj familjarëve”, thonë karabinierët të cilët po punojnë për të identifikuar se kush deri më tani, e ka shpërndarë atë video.
Gjendja shëndetësore e Teftës, 39-vjeçares shqiptare, mbetet e rëndë. Gruaja është në një prognozë të rezervuar, por jeta e saj nuk është në rrezik, ajo është plagosur me gjashtë plagë me thikë në bark.
Sipas hetuesve, vajza 16-vjeçare Xhesika ishte goditur nga i ati me të paktën dhjetëra goditje midis barkut dhe gjoksit.
Vrasja e 51-vjeçarit italian
Massimo De Santis, 51 vjeç, pronari i një bari në Torremaggiore, Foggia ishte i pari që u vra nga 45-vjeçari shqiptar. Taulant Malaj dyshonte se De Santis ishte i dashuri i gruas së tij. Italiani banonte në të njëjtin pallat me autorin dhe viktimat.
Mbrëmjen e 6 majit, ai sapo kishte mbyllur barin e tij dhe u kthye në banesë. Taulant Malaj e ka sulmuar në shkallët e pallatit duke e goditur disa herë me thikë dhe duke e lënë të vdekur në vend. Më pas ka shkuar në shtëpinë e tij dhe ka vrarë vajzën 16-vjeçare dhe plagosur gruan e tij.
39-vjeçarja sipas mjekëve është ende në gjendje shoku dhe nën efektin e qetësuesve. Deklaratat e saj do të jenë thelbësore si për të rindërtuar dinamikën e saktë dhe motivin e vrasjes së dyfishtë. Gruaja është shtëpiake, por herë pas here punon si kujdestare për disa të moshuar në fshat. Ajo ishte e martuar prej 17 vitesh me Taulantin.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
8 Maj16:00
Në Shqipëri, ndryshe nga rajoni, punonjësit e bashkive paguhen deri në 40% më pak se në administratën qendrore
Në Shqipëri, ndryshe nga vendet e tjera të rajonit, punonjësit në administratën e pushtetit lokal kanë paga që n&...
AKTUALITET
8 Maj15:30
Shqipëria ndër destinacionet më të lira në Europë
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë renditur ndër gjashtë destinacionet verore më të lira për t’u vizituar në ...
AKTUALITET
8 Maj14:29
Rriten tarifat e shërbimit në portin e Durrësit
Tarifat e shërbimit portual në portin e Durrësit janë rritur lehtë krahasuar me tarifat e vitit 2021 që janë ende n&eu...
AKTUALITET
8 Maj11:07
Qeveria pezullon statusin strategjik për resortin në Plazhin e Gjeneralit
Qeveria ka pezulluar përkohësisht statusin e investitorit strategjik për resortin e kompanisë Mediterranean Wave në Plazhin e Gjenera...
AKTUALITET
8 Maj10:52
"Fut para nga Irani"/ Veliaj padit për shpifje Berishën, nis sot seanca e parë në GJKKO
TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj është paraqitur ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së...
AKTUALITET
8 Maj10:51
VIDEO- Zjarr në Astir, tymi i zi mbulon zonën, njerëzit dalin në rrugë
TIRANË- Një apartament është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e kaluar në zonën e Astirit. Siç shihet në...
AKTUALITET
8 Maj10:50
Grindje për azilkërkuesit para samitit! "DW": Krerët e landeve gjermane kërkojnë më shumë para për kontrollin e migracionit
Krerët e landeve gjermane duan më shumë para nga federata që të përballojnë kostot e mbështetjes së azilkërk...
AKTUALITET
8 Maj10:48
Moti për sot! Kthjellime dhe vranësira, e hënë me temperatura deri në 26°C
TIRANË- Në orët e para të ditës parashikohet që pjesa më e madhe e territorit të jetë në mbizotëri...
AKTUALITET
8 Maj10:47
Tragjedia brenda familjes shqiptare në Itali! Sot mbahet 1 minutë heshtje në shkollën e Xhesikës, mësuesja e saj: Ishte e sjellshme
ITALI- Një tragjedi e vërtetë ishte ajo që ndodhi brenda familjes Malaj në Itali. Taulant Malaj, kryefamiljari, vrau vajzën e ti...
AKTUALITET
7 Maj20:40
Tragjedia në familjen shqiptare në Itali, kjo është vajza që u godit për vdekje nga i ati kur po mbronte nënën
Kjo është foto e familjes Malaj në Itali që humbi vajzën e mitur pasi babai tentoi të vriste bashkëshorten. Vajza e mitur, ...