Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

Qeveria ka pezulluar përkohësisht statusin e investitorit strategjik për resortin e kompanisë Mediterranean Wave në Plazhin e Gjeneralit, me arsyen se bie ndesh me Planin e Përgjithshëm Vendor të Kavajës. Komiteti i Investimeve Strategjike ka vendosur që statusi i investitorit strategjik që iu dha këtij subjekti në dhjetor të vitit 2021, të pezullohet derisa kompania të ndryshojë projektin për ta përshtatur atë me treguesit urbanistik të lejuar për zonën.
“Deri në përmbushjen e detyrimeve nga subjekti investues, efektet juridike të Vendimit “Për miratimin e statusit “Investim/Investitor Strategjik Procedurë e Veçantë” për projektin e investimit “Mediterranean Wave” me subjekt aplikues shoqëria “Mediterranean Wave” sh.p.k. pezullohen,” thuhet në vendimin e marrë në mbledhjen e fundit të Komitetit të Investimeve Strategjike.
Në dhjetor të vitit 2021 qeveria i dha kompanisë “Mediterranean Ëave” të zotëruar nga biznesmeni Shpëtim Shijaku, statusin e investitorit strategjik për ndërtimin e një resorti me vlerë 50 milionë euro në Plazhin e Gjeneralit. Vendimi i fali kompanisë 635 mijë metër katrorë tokë shtetërore në Plazhin e Gjeneralit si dhe përmes tij qeveria mori përsipër të ndërtonte të gjithë infrastrukturën, duke përfshirë rrjetin elektrik, atë rrugor dhe kanalizimet.
Projekti i propozuar nga kompania parashikonte ndërtimin e një kompleksi turistik i përbërë nga hotele dhe vila me një sipërfaqe totale ndërtimi prej rreth 200 mijë metrash katrorë. Por pas verifikimeve në terren, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit i ka propozuar Komitetit pezullimin e tij për shkak se projekti bie ndesh me planin urbanistik të zonës.
“Subjekti investues “Mediterranean Wave” sh.p.k. të rishikojë dhe të paraqesë një gjurmë të re të ndërtimit të projektit të investimit strategjik “Mediterranean Wave.” Gjurma e re e rishikuar, nuk duhet të shtrihet jashtë gjurmës së miratuar me Vendimin e vitit 2021 dhe nuk duhet të jetë më e madhe se 10 ha,” thuhet në vendimin e fundit të KIS.
Zona ku shtrihet projekti gjendet në fshatin Peqinaj të Kavajës dhe aktualisht është sipërfaqe pyjore në pronësi të shtetit. Në këtë zonë ekziston dhe një monument natyror i kategorisë së parë që quhet Foleza e Bardhorit. Nuk dihet nëse pezullimi i projektit deri në rishikimin e tij ka ndonjë lidhje me këtë monument. Por në vendimin e ri, KIS I ka kërkuar kompanisë që paralelisht me ndryshimin e gjurmës së projekti të paraqesë edhe planin për gjelbërimin e zonës që do të shpyllëzohet.
“Gjurma e re e rishikuar, sipas pikës 1 të këtij vendimi, duhet të paraqitet së bashku me Planin e Gjelbërimit, pranë Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimit, brenda dhe jo më vonë se 30 ditë nga njoftimi i këtij vendimi. Në rast të mosrespektimit të këtij kushti, Komiteti i Investimeve Strategjike ka të drejtë të revokojë Vendimin Nr.11/9 të datës 2.12.2021 për dhënien e statusit strategjik,” përfundon vendimi.
TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj është paraqitur ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së...
TIRANË- Një apartament është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e kaluar në zonën e Astirit. Siç shihet në...
Krerët e landeve gjermane duan më shumë para nga federata që të përballojnë kostot e mbështetjes së azilkërk...
TIRANË- Në orët e para të ditës parashikohet që pjesa më e madhe e territorit të jetë në mbizotëri...
ITALI- Një tragjedi e vërtetë ishte ajo që ndodhi brenda familjes Malaj në Itali. Taulant Malaj, kryefamiljari, vrau vajzën e ti...
Kjo është foto e familjes Malaj në Itali që humbi vajzën e mitur pasi babai tentoi të vriste bashkëshorten. Vajza e mitur, ...
Dy autorë të dyshuar janë arrestuar në Lezhë pasi akuzohen për dhunë ndaj një gazetari dhe bashkëshortes së ...
DURRËS- Një foshnje është gjetur ditën e sotme në Golem e braktisur. Mësohet se foshnja është dërguar në...
TIRANË- Arrestohen babë e bir, Bedri dhe Albert Vodha si dhe shpallet në kërkim organizatori Florian Gjergji. Sipas njoftimit të Poli...
SHQIPËRI- KQZ ka urdhëruar fshirjen e çdo postimi apo ripostimi me karakter elektoral nga faqet zyrtare të institucioneve në platfo...