AKTUALITET

E hëna nis me miliardat e AKSHI-t, Ermal Beqiri merret në pyetje nga SPAK

Piranjat Përditësimi i fundit 15 Shtator 2025, 10:35

E hëna nis me miliardat e AKSHI-t, Ermal Beqiri merret në pyetje nga

Ermal Beqiri është marrë pyetje në kuadër të një hetimi nga SPAK, për të cilin oficerët e BKH-së kanë ushtruar në fillim të muajit Gusht në zyrat e kompanisë “Soft & Solution” në pronësi të tij.

Kompania “Soft & Solution” vijon të jetë një nga përfitueset më të mëdha të kontratave publike në sektorin e teknologjisë, pa u përballur me asnjë pengesë ligjore apo institucionale.

Nuk dihet nëse hetimi i SPAK ka të bëjë me ndonjë tender të fituar nga kompania “Soft & Solution” nga institucioni i AKSHI-t të drejtuar nga Mirlinda Karçanaj, apo me diçka tjetër. Pas daljes nga SPAK, Ermal Beqiri nuk ka dhënë asnjë prononcim për mediat.

Historia e dyshimtë e “perandorisë” së Ermal Beqirit
Tenderat me dhjetëra milionë euro të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) kanë krijuar një situatë oligopoli, ku fondet qeveritare ndahen mes një grushti të vogël kompanish private, disa prej të cilave të lidhura mes tyre.

Një nga emrat më të rëndësishëm në këtë “oligopol” është biznesmeni Ermal Beqiri, i cili aktualisht zotëron dy shoqëri fituese të tenderave të mëdhenj të AKSHI-t: “Soft & Solution” dhe “Horizon”. “Perandoria” e tij në fushën e IT-së është ngritur mbi një të shkuar të diskutueshme.

Emri i Beqirit doli për herë të parë në vëmendje publike në vitin 2011, kur si inxhinier elektronik 30-vjeçar nga Gjirokastra, në atë kohë Drejtor i IT-së në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, u thirr si ekspert në procesin gjyqësor për “korrupsion” ndaj ish-zv.kryeministrit Ilir Meta. Ai ishte një nga ekspertët që analizoi videon e njohur “Meta-Prifti”, ku diskutohej për një shumë prej 700 mijë eurosh. Ekspertiza e Beqirit dhe kolegëve të tij përfundoi se videoja ishte e manipuluar, duke çuar në pafajësinë e Metës nga Gjykata e Lartë.

Në të njëjtën periudhë, Beqiri themeloi kompaninë “Al-Forensic” së bashku me kolegun e tij Ardian Pollo, edhe ai ekspert i thirrur për videon. Por shoqëria u pezullua në vitin 2015, pasi fitimet ishin minimale. Më herët, ai kishte provuar të krijonte kompaninë “Al-Soft” në vitin 2010, e cila u mbyll brenda vitit.

Beqiri u rikthye në qendër të vëmendjes në fund të vitit 2013, me të ashtuquajturin “skandali i serverit të Tatimeve”. Në atë kohë, ai shërbente si këshilltar informatik në kabinetin e kryeministrit Edi Rama. Bashkë me Panajot Gjiknurin (vëllain e ish-ministrit Damian Gjiknuri), ai kreu auditimin administrativ të serverit, por një hetim penal i mëvonshëm konstatoi se bëhej fjalë për një anomali teknike dhe jo ndërhyrje të paligjshme.

Lidhjet e tij me politikën nuk u ndalën aty. Në vitin 2012 u regjistrua kompania “Alb Red Stone”, me aksionerë Ramazan Domi, Ermal Beqiri dhe Arbër Braho, djali i deputetit Spartak Braho. Kompania vijon të jetë aktive me aktivitet në nxjerrjen dhe përpunimin e mineraleve.

Në vitin 2015, Beqiri emërohet Drejtor i IT-së pranë Hipotekës. Pikërisht në këtë periudhë, kompania private “Soft & Solution”, pa histori të madhe deri atëherë, nis të fitojë tendera të njëpasnjëshëm në këtë institucion. Raportime mediatike të vitit 2016 ngritën dyshime se Beqiri ishte pronari i vërtetë i kompanisë, edhe pse në letër ajo rezultonte në emër të Arjola Koromanit. Në vitin 2021, kjo u zyrtarizua: Koromani ia shet shoqërinë Beqirit për 1 milion lekë, ndërsa ajo mbeti administratore.

Në vijim, Beqiri zgjeron portofolin e bizneseve të tij:

Janar 2018: krijon kompaninë “5min.al” (qira makinash), e cila u pezullua në janar 2019.
Mars 2024: themelon “R&D Solution”, me objekt kërkime shkencore dhe teknologjike. Administratore është sërish Arjola Koromani.
Prill 2024: blen për 144 mijë euro kompaninë “IT Tirana”, të cilën e riemëron “NSolution”.
Maj 2024: blen për 380 mijë euro shoqërinë “Horizon”, të themeluar në vitin 2005 dhe deri atëherë në pronësi të një kompanie offshore qipriote “Comscope Limited”.
Sot, Ermal Beqiri është një nga lojtarët kryesorë në tregun e tenderave publikë në fushën e IT-së, me një histori që ngre më shumë pyetje sesa përgjigje: nga eksperti i një videoje politike, në ndërtuesin e një “perandorie” teknologjike të mbështetur mbi tendera publikë dhe lidhje politike.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë