AKTUALITET

“E ndjej peshën e gabimit...” - Historia tronditëse e nënës që hodhi foshnjën në lumë dhe mesazhi nga qelia

Piranjat Përditësimi i fundit 29 Prill 2026, 23:01
“E ndjej peshën e gabimit...” - Historia tronditëse e

Çdo letër që vjen nga burgu nuk është thjesht një kërkesë, por një përballje e gjatë me një moment që nuk kthehet më pas.

Jemi koshient për veprat tona, e dimë që kemi gabuar shumë, por jemi penduar thellësisht dhe besojmë që e vuajmë çdo ditë.

Kjo është historia e Rudina Kishtës.

Një ditë që nis brenda një banese, por që shpejt kthehet në një seri ngjarjesh ku konflikti familjar, zjarri dhe një akt i rëndë ndaj dy vajzave të saj të mitura e kthyen në ditë tmerri...

Sipas dosjes, gjithçka nis me një debat me bashkëjetuesin e saj, i cili i kërkoi të largohej nga shtëpia. Kjo kërkesë çoi Rudinën të ndërmarrë një akt të rëndë duke djegur rrobat dhe banesën e bashkjetuesit, e cila u kthye në hi brenda pak orësh.

“Banesen ma ka djegur bashkejetuesja Rudina Kishte, sepse ajo tentoi njehere kur une isha aty. Shkaku që Rudina dogji shtëpinë ka qenë se, ajo donte që unë ta Çoja të merrte mamanë e saj dhe ta binte te banesa ime, por unë i thashë që me kismet mbase të Çoj në darkë.Ajo u merzit dhe i ka vënëzjarrin banesës, duke më djegur të gjitha orenditë shtëpiake. Banesa është djegur komplet dhe është bërë e pabanueshme”.

“Kur një shoqeri jeton në varfëri, nuk ka asgjë të ndryshme se një shoqëri që jeton në dhunë, se varfëria është mbi të gjitha mungesë mundësish, dhe shpesh herë njerëzit që jetojnë të privuar nga një mundësi shkojnë drejt një mëllëfi të brënshëm, një revolte të brëndshme. Por, kjo nuk do të thotë që ccdo i varfër të përfshihet në krim", u shpreh  Entela Binjaku, sociologe.

“Gratë që kryjnë krime për shkak të presionit social janë një tjetër kategori. Përfshihen tek ajo kategori e shtresave të marshinalizuara, të cilat në mungesë të opurniteteve, në mungesë të mekanizmave që do fuqizonin pavarësinë e tyre emocionale ekonomike bien pre e një presioni dhe duke qenë se shoqëria nuk është mbështetëse as në mekanizmat fuqizuese as me mekanizmat që do amortizonin dhe do parandalonin sjellje kriminale tek këto gra.” u shpreh Almedia Xhaferri, psikologe

Pas zjarrit në banesë, Rudina kishta u largua bashkë me dy vajzat e saj të mitura. Në zonën pranë lumit Seman, një dëshmitar rastësor që po peshkonte përballet me një skenë që nuk ka asnjë lidhje me normalen, një nënë me dy fëmijë që tenton ti mbysë...

 “Ajo i futi vajzat në ujë dhe u përpoq t’ua mbante kokën nën ujë… unë hyra menjëherë për t’i shpëtuar…”

Por sipas dosjes, veprimet e nënës nuk ndalen as aty. Ajo tenton sërish t’u afrohet fëmijëve, duke krijuar një situatë kaotike, ku vetëm ndërhyrja e të pranishmëve dhe policisë e ndalon tragjedinë të përfundojë deri në fund...

“E pandehura ka ndërmarrë veprime të drejtpërdrejta për të shkaktuar vdekjen e dy të miturave, të ndërprera vetëm nga ndërhyrja e personave të tretë…”

Sot, nga qelia ajo shpreh pendesë, por, një krim i tillë i ka dhënë një prej dënimeve më të rikuperueshme: atë të humbjes së lidhjes me më të shtrenjët, me fëmijët...Një lidhje që për shkak të tentativës së tmerrshme nuk mund të justifikohet më...

“E ndjej peshën e gabimit...” Historia rrënqethëse e nënës që hodhi foshnjën në lum dhe mesazhi nga qelia

Në burgun e Pojskës vuajnë dënimin dhjetëra gra. Secila prej tyre, përfaqëson një tragjedi të skalitur në dosjet hetimore dhe tronditjet fmailjare apo shoqërore që veprat e tyre kanë shkaktuar. Vepra të lidhura me histori që nuk nisin nga hiçi, por mbulohen deri në hapa finalë tragjikë. Në letrat që shprehin pendesë, mes rreshtave zbiulohet bota e brendshme e tyre brenda mureve të burgut...

Disa kanë reflektuar dhe janë përmirësuar, por disa fatkeqësisht janë rënduar psikologjikisht deri në çrregullime të shëndetit mendor.

Kjo është historia e Orjana Gremit…

Një nga ngjarjet më të rënda, ku dhimbja njerëzore përplaset drejtpërdrejt me përgjegjësinë penale. Një histori ku ajo që duhet të ishte fillim… kthehet në fund, dhe në vend të gëzimit mbetet një heshtje e rëndë.

Sipas dosjes dhe rrëfimit të saj, Orjana Gremi ndodhet në një gjendje të thellë tronditjeje emocionale menjëherë pas lindjes. Një moment ku mendimi dhe veprimi nuk ecin më bashkë, ku gjithçka ndodh pa kthjelltësi të plotë.

Në pak çaste që ndryshojnë një jetë përgjithmonë, ndodh edhe ngjarja që do të mbetej një nga më të rëndat e këtyre rrëfimeve.

“Më datë 04.01.2023, gjatë orëve të para të darkës, e pandehura, me dashje ka vrarë fëmijën e saj foshnjen të moshës katër ditëshe shtetasin E. G.. E pandehura ka marrë foshnjen e ka mbështjellë me një batanije, më pas e ka futur në një qese të madhe plasmasi, të cilës i ka mbyll grykën e më pas fosnjen e ka hedhur në ujrat e lumit Kir. Për shkak të mungesës së ajrit, pranisë së vazhdueshme të ujit dhe temperaturave të ulta foshnja ka ndërruar jetë”.

Ai që ishte gëzimi i madh i një familjeje dhe një nëne të re, kthehet në tragjedi. Fillimi i ri u shua shumë shpejt. Mbeti një heshtje e rëndë, një përballje me një fakt që nuk kthehej dot më pas.

E pandehuar ka qenë e përgjegjshme ka komanduar e kontrolluar veprimet e saj. Vrasjen e foshnjes që ajo kishte lindur nuk e ka bërë menjëherë pas lindjes, por 4 ditë më pas dhe pasi kishte kryer të gjitha procedurat ligjore si për registrimin e femijës ashtu dhe paisjen me çek për të tërheur parat që i takonin nga lindja e fëmijës.

“Ka një ndërthurje midis viktimës dhe autores, janë viktiama për një kohë të gjatë, por padiskutim në momentin që bëjnë një krim ato kanë vrarë. Mënyra se si i percepton shoqëria kur ato vrasin, sidomos familjet e tyre është kjo, ato braktisen...” u shpreh gazetarja, Anila Hoxha

“Kisha një bashkëpunim të mirë me punonjëset e policisë të cilat ishin në shërbim natën, dhe më rrëfenin që ka shumë gra që zgjohen natën sonambul, bërrtasin, ulërsasin, qajnë. Futemi i qetësojmë e na thonë “pash një ëndërr. Na u rikthye ankthi i vrasjes”. Pra, me pakfjalëkurrënuk do jeshiqetë pas njëvrasjeje…’ u shprehish-drejtoresha e burgut të grave, Xhoi Jakaj

Në rrëfimet nga burgu, Orjana nuk e mohon ngjarjen. E lidh me një moment emocional të pakontrolluar, me një gjendje të rënduar psikologjike.

Por, përballë dosjes, fakti mbetet i njëjtë: një akt me pasoja të pakthyeshme. Dhe si në shumë raste, koha nuk e fshin, vetëm e zhvendos nga gjykata në ndërgjegje.

Por, përtej krimeve dhe dosjeve, nga brenda qelive sot vjen një tjetër kërkesë, amnistia....

Në letër, një akt human, një mundësi e dytë. Por në Pojskë përjetohet ndryshe.

Sepse nga 447 të burgosur që përfitojnë lirim, vetëm 9 janë gra. Një statistikë në letër, por përjashtim në realitet.

E ndjejmë peshën e gabimit tonë, por duam një mundësi të dytë për të treguar që jemi rehabilituar dhe mund të jetojmë në komunitet, të kemi mundësi të bashkohemi fëmijëve të vegjël dhe familjarëve që po na presin. Çdokush e meriton një mundësi të dytë. Secila nga ne e ka nxjerrë mësimin e duhur.

Një kërkesë që nuk mohon krimin, por kërkon një shans përtej tij.

Jemi nëna me fëmijë që jetojnë vetëm për ta e presin çdo ditë një shpresë të vogël, një amnisti, një falje apo qoftë edhe një ulje të viteve të dënimit.

Mes ligjit që premton dhe realitetit që përjashton, hendeku bëhet i dukshëm. Për disa amnistia është liri, për disa pritje, për disa të tjera mbetet vetëm një fjalë.

Për ne një mundësi e dytë nënkupton një jetë të dytë. Ky është mesazhi që duam të përcjellim. Shteti duhet të mendojë ndonjëherë edhe për raste si këto. Amnistia e fundit e përgjithshme është bërë në 2016.

“Kjo ka hapur shumë diskutime se pse gratë nuk përfitojnë aq ndjeshëm, por ka argumente dhe justifikime të natyrës që përderisa gratë ndryshe nga burrat kur kryjnë krime makabër përfundojnë me burgim të përjtshëm, apo edhe kur janë bashkëautorë, partener apo i dashur i fshehtë kur është bashkëautor gjykata është shprehur me burgim të përjetshëm ndërsa për gruan 25-30 vjet”, u shpreh Anila Hoxha, gazetare

“Nuk e di sesi do tingëlloj në publik, por gratë që ishin më të vëmëndshme në aktivite, në të lexuar, kur lexonim libra, gra që nuk kishin arsimimi ne u lexonim, pra ata që kishin kryer krime ishin më të predispozuara për tu rehabilituar dhe unë këtë e lidh me brejtjen e ndërgjegjes”, u shpreh ish drejtoresha e burgut te grave, Xhoi Jakaj.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan