AKTUALITET

E pazakontë/ Gazetari: Një organizatë kriminale shqiptare ka 8.8 miliardë euro, aq sa buxheti i shtetit!

Piranjat Përditësimi i fundit 26 Nëntor 2025, 20:30
E pazakontë/ Gazetari: Një organizatë kriminale shqiptare ka 8.8

Porti i Durrësit, i identifikuar nga agjencitë partnere ndërkombëtare si një pikë kyçe për trafikun e lëndëve narkotike, prej katër vitesh nuk regjistron asnjë sekuestrim të sasive të kokainës apo heroinës.

Ky paradoks alarmant sipas gazetarit të Syri Tv, Fatjon Gjinaj, ngre pyetje të rënda mbi rolin dhe vullnetin e autoriteteve shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar, veçanërisht pas operacionit të fundit të prokurorisë së Milanos që çoi në pranga disa biznesmenë shqiptarë të lidhur me ‘Ndrangheta-n.

I ftuar në edicionin e mbrëmjes në Syri Tv, Gjinaj tha se në Shqipëri, ndërrimi i një drejtori në Portin e Durrësit bën më shumë bujë sesa çdo emërim tjetër në administratë, një fakt që nënvizon rëndësinë strategjike të këtij institucioni për rrjetet kriminale.

Sipas gazetarit, janë agjencitë ndërkombëtare të zbatimit të ligjit si DEA amerikane, Europol dhe Eurojust, të cilët e cilësojnë portin si një pikë hyrëse dhe dalëse për drogën, ndërsa  strukturat ligjzbatuese vendase duket se “mbyllin sytë”.

Mungesa e plotë e statistikave për goditjen e trafikut në këtë pikë strategjike, cilësohet si një tregues i qartë se “diçka nuk funksionon qëllimisht” dhe se “shteti është palë” në këtë aktivitet kriminal. Operacionet e fundit kanë nxjerrë në pah një model shqetësues: biznesmenë me precedentë të theksuar penalë, investojnë lirshëm miliarda euro me origjinë të dyshimtë në Shqipëri.

Paratë e krimit, shprehet Gjinaj, pastrohen kryesisht në ndërtimin e resorteve luksoze dhe pallateve përgjatë bregdetit, duke shërbyer jo për zhvillim, por për atë që cilësohet si një “fatkeqësi kombëtare” pa asnjë vizion afatgjatë.

Kontrasti mes veprimit ndërkombëtar dhe pasivitetit vendas është i thellë, ku ndërsa partnerët e huaj kanë arritur të godasin dhe shkatërrojnë organizata kriminale shqiptare nga Amerika Latine deri në Finlandë, brenda kufijve të Shqipërisë lufta duket se ka ngecur.

Sipas Gjinajt, vetëm një organizatë kriminale shqiptare e dokumentuar, gjeneronte pasuri me vlerë 8.8 miliardë euro, një shifër sa i gjithë buxheti vjetor i shtetit. Përballë kësaj, autoritetet shqiptare mburren me sekuestrimin e vetëm 65 milionë eurove pasuri, një pjesë e të cilave madje u rikthehen pronarëve përmes “marifeteve gjyqësore”.

Kjo situatë jo vetëm që dëmton imazhin e vendit, por krijon një mjedis ku krimi i organizuar vepron i pashqetësuar, duke e kthyer Shqipërinë në një parajsë për pastrimin e parave të drogës.

Në Shqipëri nuk përbën lajm nëse emërohet një drejtor i rëndësishëm i kulturës apo një drejtor i rëndësishëm i sektorëve që kanë të bëjnë me financat dhe ekonominë, por ë, është lajm bombastik nëse ka një zëvendësim, largim apo ardhje të një drejtori të portit të Durrësit. Është fakt. Në Shqipëri ka njerëz që nuk ekzistojnë në regjistrat e të dhënave mbi aktivitetin e bizneseve të ndryshme, që kanë hartuar një projekt, që kanë fituar me meritë një projekt, apo që kanë shpalosur një platformë ose kanë nisur një biznes mbi të cilin të kenë të dhëna të arsyetuara dhe të justifikueshme për vënien e pasurive. Por në Shqipëri ka biznesmenë që njihen për precedentët e tyre të theksuar penal, sikurse u tregua edhe në materialin e parë që u trajtua, një pjesë e këtyre subjekteve kanë qenë subjekte të drejtësisë shqiptare dhe më bëri përshtypje kur po kërkoja për këto emra, ne i njohim sepse i ndeshim pothuajse përditë, ë, të disa prej emrave, janë, gjëja e parë që të del është që përveç të tjerave është administratori i filan shoqërie, është pronari i filan ë, zone të frekuentuar, kryesisht në bregdetin e vendit, në jug, në Palasë, ku u kapën disa prej tyre, u arrestuan në vila luksoze dhe në shoqërinë e njerëzve të llojit të tyre, apo edhe në bregdetin e Durrësit, përgjatë pothuajse gjithë vijës bregdetare. Rezulton, për shembull, biznesmeni Artur Haxhosmani, biznesmeni Ermir Ndrejaj, biznesmeni Ilir Loshaj, biznesmen me e të tjerë e me radhë.

Do të thotë se jemi përballë një situate që e ka një kuptim. Dhe nuk i solla kot të dyja bashkë për të dalë në përfundimin që ë, po ndodh që në portin e Durrësit prej katër vitesh nuk kapet asnjë sasi e lëndëve narkotike që është edhe ajo më fitimprurësja, kokaina ose heroina. Nuk kapet. Dhe si ka mundësi që agjencitë partnere e përcaktojnë portin e Durrësit si një pikë nyje hyrëse e lëndëve narkotike, por edhe dalëse dhe nuk konstatohet. Ka një lloj sqarimi në disa prej operacioneve të zhvilluara nga SPAK që kanë qenë gjithmonë të monitoruara e të drejtuara dhe të koordinuara nga partnerët ndërkombëtarë, që është mosndërhyrja në kohë ë tek goditja e rasteve të trafikimit... Jo, e kam fjalën për operacione që kanë të bëjnë me zbulimin e laboratorëve që u bë para disa kohësh, që ka ndjekur çfarë itinerari do të ndjekë. Ka qenë edhe një rast i ardhjes së drogës përmes, po pikës më të afërt po përmend Greqinë, kaloi në territorin shqiptar dhe u drejtua drejt Malit të Zi, por janë raste që kanë qenë nën monitorim të DEA-s amerikane dhe të agjencive të tjera partnere si Europol apo Eurojust.

Është një anë pa portobello Armela, dhe e them me bindje këtë, sepse përderisa ti në raportet ndërkombëtare të agjencive prestigjoze dhe të institucioneve shumë serioze ndërkombëtare, rezulton që je një port pritëse apo përcjellëse e lëndëve të forta narkotike, detyrimisht që duhet të ketë edhe një statistikë dhe bilanc të autoriteteve ligjzbatuese vendase, që nuk ekziston. Që do të thotë se shteti është palë. Dhe shteti, nuk mund ta them unë se cila prej strukturave të shtetit, po diçka aty nuk funksionon. Nuk funksionon dhe kam bindjen që nuk funksionon qëllimisht. Dhe si zbërthehet kjo dhe si kuptohet kjo që është kthyer në standard? Tek mos-trazimi i elementëve të krimit të organizuar dhe të elementëve të grupeve të strukturuara kriminale, madje deri në organizata kriminale, ë të lejimit të aktiviteteve të tyre për të pastruar para në vendin tonë. Dhe këto para nuk pastrohen në investime për të ringritur fshatrat apo për të ringjallur kujtimet historike të vendit, që i ka me shumicë, por ndodh për t'i dëmtuar këto, këto asete historike. Për të ndërtuar, për të ndërtuar pallate, për të ndërtuar resorte, për të ndërtuar projekte që i shërbejnë pompozitetit të momentit, por që janë edhe për mendimin tim një fatkeqësi kombëtare, sepse një investim pa vizion, sepse nuk mund të presim që elementët e krimit të organizuar të kenë një vizion. Ata duan të pastrojnë para. Problemi i tyre vetëm është kaq.

Kemi patur bashkëpunim deri tek Finlanda. Po, me të cilën s'kemi pasur marrëdhënie. Para disa kohësh u godit një grup i strukturuar kriminal. Dhe janë, këto janë edhe sinjalizime që bëhen nga partnerët e huaj ndaj drejtësisë shqiptare. Veproni sepse nuk mund të vendosim drejtësinë ne për ju. Ata po, kanë shkatërruar, është fakt, janë shkatërruar një sërë organizatash kriminale, edhe në krimin transnacional ndërkombëtar të shqiptarëve, nga Amerika Latine në Europë dhe në të gjitha vendet e Bashkimit Europian. Kanë patur një goditje domethënëse. Diku me ndërhyrjen e DEA-s, diku me Eurojust-in, Europol-in, agjencitë... Po ka ndodhur jashtë kufijve tanë. Ajo çfarë duhet të ndodhë në Shqipëri dhe nuk po ndodh, dhe është e pajustifikueshme, është gjithë ai investim që është bërë te drejtësia jonë, edhe e konsiderojmë si një gjë të jashtëzakonshme që kemi sekuestruar 65 milionë euro pasuri. E kam thënë, e them dhe e rithem, që 8.8 miliardë saqë është buxheti i vitit që po lëmë pas në Shqipëri, e kishte vetëm një organizatë kriminale shqiptare e dokumentuar, përveç pasurisë që dispononte dhe humbjes së busullës për autoritetet se ku është dhe kujt është. Pra e dispononte vetëm një grup. Dhe kjo mburrja me 65.5 milionë euro të sekuestruara dhe që ato në disa raste ka patur ndërhyrje të jashtëzakonshme për t'i përfituar dhe për t'iu rikthyer sërish pronarëve, qoftë me vendime gjyqësore por edhe me marifete që përdoren.

Ka me dhjetëra pasuri të sekuestruara me vlerë marramendëse në Shqipëri që pavarësisht se janë në administrimin e Institutit dhe Drejtorisë së Menaxhimit të Pasurive të Konfiskuara apo Sekuestruara, janë në fazë ngrirjeje, që s'dihet askush nuk e di se kush i ka sot. Kush i përdor. Dhe janë restorante, janë hotele, që nuk kanë kaluar as në një përfitim të drejtpërdrejtë të shtetit. Përdoren marifete, proceduriale, ligjore, vendime gjyqësore dhe aktiviteti vazhdon. Dhe së fundmi ka ndodhur me një nga bandat më të fuqishme në Durrës, në zonën e Shijakut, që kanë aktivitet në zonën bregdetare dhe askush nuk di të përgjigjet se kush e ka sot, si e administron, cilat janë të ardhurat që i shkojnë shtetit për aq kohë sa janë nën sekuestro, pa kaluar tek konfiskimi. Pra, këtu është një mishmash i madh, zinxhirët nganjëherë duket sikur nuk janë të lidhur me njëri-tjetrin, nuk flasin me njëri-tjetrin, duken si dy fqinj që janë zënë për vijën e ujit edhe nuk diskutojnë, nuk ushtrohen për të arritur një plan konkret të përbashkët për të goditur këtë element. Dhe duket sikur s'flasim me njëri-tjetrin. Kjo përkthehet edhe tek ajo që u ceket ju më parë, për të mos u zgjatur, tek mungesa e besimit të ndërsjellë midis autoriteteve të zbatimit të ligjit në Shqipëri. Është pothuajse zero besimi.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan