Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e shqiptares 49-vjeçare nga bashkëshorti i saj në Ankona të Italisë.
Kërkimet janë duke vazhduar për Nazif Muslija, 50 vjeç, i dyshuar për vrasjen e gruas së tij, Sadjide Muslija, 49 vjeçe. Sipas mediave italiane, viktima u gjet dje, në shtëpinë me shenja të dhunës brutale në kafkë.
Nazif Muslija, i cili më parë ishte raportuar për dhunë në familje dhe ishte arrestuar në prill për sulm ndaj gruas së tij me një sëpatë, thuhet se është larguar me një makinë Smart dhe telefoni i tij celular nuk ka qenë i arritshëm që nga mëngjesi i djeshëm.
Hetuesit mjeko-ligjorë kanë punuar gjatë gjithë natës për të gjetur armën e krimit, me hipotezën kryesore që mund të jetë një shkop, por karabinierët ende nuk e kanë gjetur atë. Avokati i Nazifit, Antonio Gagliardi, ka kontaktuar djalin 27-vjeçar të çiftit, i cili jeton në Zvicër, për ta informuar mbi tragjedinë.
“E prisja këtë…” kanë qenë të vetmet fjalë të të riut, i cili vetëm prillin e kaluar kishte strehuar nënën kur babai i tij u arrestua dhe u vu në arrest shtëpie.
Prokurori Rosario Lioniello ka urdhëruar sekuestrimin e shtëpisë ku ndodhi krimi dhe kryerjen e autopsisë mbi trupin e viktimës për të përcaktuar shkakun dhe kohën e vdekjes. Programi i Rai3 “Chi l’ha visto?” ka publikuar fotografinë e Nazifit, duke kërkuar ndihmën e publikut për çdo informacion që mund të çojë në kapjen e tij, pasi hetuesit po përpiqen të ngushtojnë fushën e hetimit dhe të sqarojnë rrethanat e ngjarjes.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
4 Dhjetor19:37
Agolli i FSHZH-së “kopjon” ishujt artificialë të Dubait në Durrës, hap tenderin 5.5 milionë euro!
Kreu i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli, vijon të shpenzojë miliona euro nga taksat e shqiptarëve, apo nga kreditë që...
AKTUALITET
4 Dhjetor19:09
Pezullimi i Belinda Ballukut, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë!
Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar për herë të parë mbi marrjen si e pandehur të numrit 2 të qeverisë, Belin...
AKTUALITET
4 Dhjetor18:54
Nga plagosja në burg, tek vrasja e biznesmenit në Elbasan. Nevzat Spaho, kishte vetëm 9 muaj në liri (Dosja)
Nevzat Spaho alias “Nevi” që konsiderohet si i “forti” i Prrenjasit dhe që tashmë është arrestuar për vras...
AKTUALITET
4 Dhjetor18:18
Aksident tek Bulevardi Zogu i Parë në kryeqytet, makina përplas motorin!
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Bulevardin Zogu i Parë, ku një makinë ka përplasur një motor.
Nga informa...
AKTUALITET
4 Dhjetor17:39
Tiranë/ IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi
IKMT në bashkëpunim me Policinë e Shtetit i ka vendosur shiritin një objekti 14-katësh, i cili ka rezultuar pa leje ndërtimi. Pa...
AKTUALITET
4 Dhjetor17:14
"Fituesit e tenderëve caktohen me mesazhe", Tabaku: 1 miliard euro prokurime publike nën hetim nga SPAK
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ngriti alarmin në Kuvend për situatën në sistemin e prokurimeve publike, duke deklaru...
AKTUALITET
4 Dhjetor17:04
Si humbi jetën gruaja në Vlorë, flet dëshmitarja: Era e fortë e rrëzoi nga biçikleta
Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në qytetin e Vlorës, ku për shkak të erës së f...
AKTUALITET
4 Dhjetor16:44
Kush përfitoi?! Ministria e Financave nuk tregon listën e kompanive që iu falën 2 miliardë euro detyrime
Një falje mbi 2 miliardë euro detyrime tatimore, gjoba e kamatëvonesa por pa një listë konkrete, kështu po merr formë proje...
AKTUALITET
4 Dhjetor16:38
Shkodër/ Kanosi me armë zjarri të riun, arrestohet 26-vjeçari
Një incident me armë zjarri u shënua sot në lagjen “Tre Heronjtë” në Shkodër, ku një konflikt për mot...
AKTUALITET
4 Dhjetor16:29
Socialistët 'e kthejnë' Kuvendin në sesion fotografik, Taulant Balla bën ‘fotografin’ e kolegëve të tij!
Vijon seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku po diskutohen pikat e rendit të ditës.
Por përveç fjalimeve, deputet&e...