Mediat portugeze: Trupi i pajetë i Luís Mendes do t’i nënshtrohet autopsisë në Shqipëri
Mediat portugeze i kanë kushtuar një artikull vrasjes së turistit portugez Luis Miguel Varela Mendes, i cili u godit me thikë nga Sok...
Mediat portugeze i kanë kushtuar një artikull vrasjes së turistit portugez Luis Miguel Varela Mendes, i cili u godit me thikë nga Sok...
Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri pak minuta më parë në Shkodër në lagjen Rus. Mësohet se i plagosur ka ...
Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” me afat 45 ditë për 6 personat e arrestuar si të...
Xhike Hita, rreth 45 vjeç, është goditur me hanxhar në fytyrë ditën e sotme në Delvinë. Pas plagosjes, Hita ës...
Deputeti demokrat Bardh Spahia tha në një deklaratë për mediat se vendimi i miratuar së fundmi nga Këshilli i Ministrave nuk p&e...
Çmimet e karburanteve janë shtrenjtuar sërish në pikat e pakicës në Tiranë. Prej pasdites të ditës së dje...
Bekim Bulica dhe viktima Një operacion kontrolli po bëhet për arrestimin e dy personave të shpallur në kërkim në li...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka kundërshtuar qeverinë Rama për projektin e bashkimi...
Socialistët kanë braktisur mbledhjen e këshillit bashkiak të Maliqit të thirrur nga opozita. Në rendin e ditës ishte paras...
Një vrap 90-minutësh në Alpet shqiptare u kthye në një situatë ku çdo minutë mund të ishte vendimtare për ...
“Ejani në “Principotes”, disa turistë po zihen, ka edhe të plagosur”. Kjo ka qenë telefonata që zgjoi policinë e Vlorës dhe të Sarandës në orën 05:15 minuta të mëngjesit të 18 gushtit, ku u vra 20 vjeçari portugez Luis Miguel Varela Mendes.
Telefonata sipas burimeve nga grupi hetimor është bërë nga një djalë që po performonte si DJ atë natë. Policia njoftoi arrestimin e 11 personave për ngjarjen, mes tyre 3 shtetas nën uniform, dhe shpalli në kërkim 2 të tjerë.
Mësohet se Mendes, që përshkruhet si shtatlartë nga të pranishmit dhe hetuesit, ka debatuar për një vajzë, ku i pari që ka ndërhyre ka qenë shqiptaro-britaniku, njohje e pronarit të lokalit, David Gjana që posedon edhe mbiemrin Heurtvent. Gjana që rezulton lidhje familjare me pronarët e lokalit, qëlloi me grushta dhe situata ka agravuar me përfshirjen e disa personave që merrnin pagesa si truproje apo staf shërbimi në lokal, të cilët kanë ndërhyrë, ku më aktivi ka qenë Sokrat Vata që përdorte edhe mbiemrin Lipan. Ky i fundit bashkë me Gjanën akuzohen për vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim.
Ngjarja është regjistruar nga kamerat e sigurisë ç’ka ndihmoi grupin hetimor të dilte edhe në konkluzione paraprake. Sherri fizik zhvendoset në zonën e plazhit, aty ku Vata tërheq Mendes dhe e qëllon me thikë 20 vjeçarin disa herë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Dëshmia e Vatës
“E vrava me thikën që kishte vetë për vetëmbrojtje, nuk ishte arma ime. Kërkova të mbahej qetësi pasi kishte dhe klient të tjerë, turistët ishin nën efektin e alkoolit”. Raportohet të ketë dëshmuar para hetuesve, 29 vjeçari.
Policët e pranishëm nuk ndërhynë
Syri Televizion mëson disa detaje rreth dinamikës së ngjarjes dhe rolit të personave që u prangosën apo shpallën në kërkim pas krimit. I pranishëm dyshohet të ketë qenë edhe pronari i lokalit Bekim Bulica që është shpallur në kërkim, i cili pas ngjarjes, është larguar duke mos kallëzuar në autoritetet përkatëse.
Në momentin e kësaj ngjarjeje, në lokalin “Principote” kanë qenë në rolin e bodyguard-ëve shtetasit Miosid Matushaj (punonjës i policisë së kufirit në Gjirokastër), Luciano Seferi (punonjës i burgut të Fierit, Romeo Shehu (punonjës i Policisë Bashkiake Gjirokastër) dhe Kristi Koshi që të gjithë në pranga tashmë. Ata kanë pasur rolin e sigurisë dhe nuk kanë ndërhyrë për parandalimin e kësaj ngjarjeje, si dhe nuk kanë njoftuar autoritetet e Policisë së Shtetit.
Polici e largoi nga vendi i krimit
Madje Matushaj dyshohet se ka larguar Vatën me makinën e tij deri në qendër të Ksamilit, ku i është dorëzuar dy shtetasve turq për ta dërguar drejt Tiranës dhe vetë rikthehet në vendin e ngjarjes.
Sipas policisë edhe kamarierët e lokalit Serxhi Selimi, Ervis Bunci, Murat Zhabina dhe Ildi Cekani janë përfshirë në konflikt, duke goditur me grushte 20-vjeçarin, para se ta godiste me mjet prerës shtetasi Sokrat Vata dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Për këtë fakt ata u arrestuan me akuzën e moskallëzimit të krimit.
Pasi krimi pati pasojën e një jete të humbur, dhe disa të lënduar lehtë, një pjesë e tyre marrin arratinë. Policia kishte sinjalizime se Vata mund të ishte larguar drejt Tiranës me pronarin e lokalit, por informacioni rezultoi jo i vërtetë, teksa kontrolli me imtësi i çdo mjeti, zbuloi makinën që drejtohej nga shtetasja Ezgi Perlak, 31 vjeçe dhe pasagjer ishte shtetasi Nuh Mahmutoglu, 38 vjeç, të dy me shtetësi turke. Policia kontrolloi bagazhin e mjetit ku poshtë një valixheje, fshihej ai që kërkohej, Sokrat Vata me rekorde kriminale në Britaninë e Madhe, i dyshuari kryesor për vrasjen. Policia i arreston të 3 këta shtetas, ku turqit akuzohen për përkrahje të autorit të krimit.
Ata kanë pretenduar në dëshminë paraprake, se e kanë mik 29 vjeçarin dhe e frekuentojnë prej kohësh “Principotes”, madje të riun e kishin paguar disa herë si truproje personale. Ata u shprehën se nuk kishin dijeni që portugezi ishte vrarë, por policia i mori me rezerva këto deklarime, sa kohë e fshehën në bagazh mikun e tyre.
Në lokalin “Principotes”, në momentin e krimit kanë qenë edhe shoqërues të viktimës, që kanë deklaruar se nuk kanë kuptuar asgjë, madje nuk e kanë parë momentin e vrasjes dhe e kanë mësuar kur ka mbërritur policia./Syri.net
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në 10 qershor 2026 në Durrës, pasi në orën 03:00 të mëngjesit, shtetasi E.L, ba...
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga konflikti i parandaluar mes disa të miturve në Tiranë. Burimet bëjnë me ...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në zonën turistike të Komanit, pranë Lumit të Shal&eum...
Juristët Adriatik Lapaj dhe Genc Gjokutaj janë shprehur kundër krijimit të një shteti bektashi në Shqipëri. Duke folur në...
Një shtetas iranian pas ndalimit në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ka kërkuar azil në...
Familja Muhaxhiri në qytetin e Durrësit, banues në zonën e Sukthit, kanë hapur dyert e mortit, ndërsa pritet që pasditen e k&...
Ka nisur Pelegrinazhi i madh i Bektashinjve në malin e Tomorrit, peligrinazh që do të vazhdojë për një javë rresht..Për ...
Situata me zjarret vijon të mbetet problematike në vend, ndërsa Ministria e Mbrojtjes ka dhën një përditësim në lidhje m...
Ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli, i është drejtuar këtë të mërkurë Gjykatës së Posa&cced...
Dy punonjës policie janë pezulluar nga detyra pas vrasjes së 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela Mendes në Ksamil. Konkretisht ...