Pronari i banesës zbrazi të gjithë karikatorin/ Del ekspertiza për vrasjen e 36-vjeçarit shqiptar Gjovalin Lazri
Roberto Mollo u ngjit nga kati përdhes në ballkonin e katit të parë, përpara se të zbrazte të gjithë karikatorin e pisto...
Roberto Mollo u ngjit nga kati përdhes në ballkonin e katit të parë, përpara se të zbrazte të gjithë karikatorin e pisto...
Nga Antonella Marchionni, IL RESTO DEL CARLINO “Si je?”. “Ende gjallë”. Është ora 19:16 e 30 gushtit. Ky do të ish...
Aktivisti Edison Lika ka folur nga protesta që po zhvillohet para Kryeministrisë, në ditën e 122-të të rezistencës, duke dekl...
Guardia Civil ka arrestuar tre persona pasi zbuloi një plantacion kanabisi brenda një vile me qira në San Javier. Oficerët sekuestruan 400 b...
Nga Fabian Hartmann, FRANKFURTER RUNDSCHAU Që nga fundi i majit, në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, çdo mbrëmje mblidhen...
Tre persona janë dënuar me gjithsej 11 vite burg, pasi policia shkatërroi një rrjet të madh të shpërndarjes së drogë...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur fjalimin e tij në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, ku &eu...
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka takuar në Strasburg nënkryetarin e parë të Kuvendit të Republikës ...
Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, deputetja Ina Zhupa, zhvilloi një takim me delegacionin e Bundestagut gjerman, ...
Një 31-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Tiranë, pasi u kap duke lëvizur i armatosur me një pistolet&eu...

Ka një shprehje që përdoret shpesh; institucionet marrin fytyrën e titullarit. Në fakt, ky është një postulat, i cili mban edhe për ekonominë. Edhe ekonomia e një vendi merr fytyrën e atij që e qeveris.
Instituti i Statisikave raportoi se në tremujorin e dytë të vitit, prodhimi i Brendshëm Bruto u rrit me 3.61 për qind i krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Mbi 70 për qind e kësaj rritje erdhi vetëm nga dy sektorë. Ata janë shteti dhe taksat.
Administrimi publik, Arsimi dhe Shëndetësia kontribuan me 1.38 pikë përqindje në rritjen ekonomike të vendit, kurse taksat neto mbi produkte shtuan edhe 1.13 pikë përqindje.
Kjo strukturë rritje, e cila nuk është më episodike por po konsolidohet gjithmonë e më shumë, tregon një të vërtetë të hidhur. Ekonomia shqiptare po fiket. Shqipëria po konsumon dhe po takson, por motori i saj prodhues po fiket përfundimisht.
Shteti dhe taksat si "motorë" artificialë
Peshën kryesore në rritjen reale të vendit e mban sektori "Administrim publik, Arsimi, Shëndetësia". Në fakt shteti nuk prodhon asgjë dhe nuk krijon vlerë të shtuar. Ajo që në librat e PBB-së, shfaqet si rritje ekonomike e ardhur nga sektori publik, nuk është asgjë tjetër veçse rritja e pagave për administratën apo nëpunësit e gjerë të shtetit.
Ky është një rritje e paqëndrueshme, efektet e të cilës shuhen shumë shpejt; sapo të kalojë viti i rritjes së pagave, që shuan efekti e bazës. Tremujorin e ardhshëm, qeveria duhet të kërkojë në tjetër vend për rritje ekonomike.
Së dyti, taksat neto janë po ashtu një komponent problematik, i cili zbulon një defekt strukturor në ekonomi. Shteti po mbledh më shumë taksa sepse po rritet volumi i mallrave të importit.
Pra Shqipëria shfaq rritje, thjesht sepse po konsumon më shumë produkte të huaja, duke mbushur arkën e shtetit, por pa krijuar asnjë vlerë të re brenda kufijve. Ky komponent është rezultat direkt edhe i zhvlerësimit të euros ndaj lekut.
Forcimi i kursit të këmbimit i bën importet më tërheqëse ndaj prodhimit vendas dhe rrit volumin e importeve. Kjo ka sjell rritjen e të ardhurave nga taksat dhe efektin e tyre në rritjen ekonomike, por nga ana tjetër edhe një faturë të rëndë. Kolapsin e plotë të sektorit prodhues.
Bujqësia në krizë klinike, industria në amulli
Skaji tjetër i grafikut tregon një realitet dramatik. Bujqësia, pyjet dhe peshkimi shënojnë rënien më të madhe në ekonomi, me një kontribut negativ prej -0,38 pikë përqindje.
Sektori që mban me bukë gjysmën e popullsisë rurale po pëson një tkurrje të pandalshme, duke braktisur prodhimin e duke ia dorëzuar tregun plotësisht importeve.
Industria (nxjerrëse dhe përpunuese) ka mbetur krejtësisht në vendnumëro, me një kontribut minimal prej vetëm +0,05 pikë përqindje. Pa një industri përpunuese, ekonomia po humbet çdo ditë aftësinë konkurruese dhe fuqinë eksportuese.
Ndërtimi, sektori i cili për disa vite, ka maskuar asgjësimin e prodhimit, duket se po shuhet. Kjo për shkak të bazës tashmë të rritur, por edhe zmadhimit të tij përtej përmasa normaleve. Pasi u fry për vite me radhë, ndërtimi tashmë në rastin më të mirë nuk mund të fryhet dot më tej.
Shqipëria sot ka një ekonomi që po fiket nga brenda. Nëse ky trend vazhdon, vendi rrezikon të kthehet në një oaz totalisht të varur nga importet, ku paratë e mbledhura nga doganat financojnë një administratë gjithnjë e më të madhe, ndërkohë që fushat mbeten djerrë, ndërsa fabrikat mbyllin dyert./Kapitali.al
Një trup i pajetë është gjendur ditën e sotme në afërsi të urës së Farkës. Sipas informacioneve pa...
Një person është plagosur me thikë në fshatin Sovjan të Maliqit. Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri është par...
Shpërthim i fortë në një pikë karburanti në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën &l...
Ish-ministri i shëndetësisë, Ilir Beqaj këtë të martë është paraqitur në ambientet e GJKKO-së lidhur me...
Është ndëshkuar me 60 mijë lekë këtë të martë një qytetar në Berat, pasi me automjet ka lëvizur n&...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar gjatë një operacioni antidrogë në ditën e sotme në Qafështam&...
Që nga viti 2009 ka gjurmë publike të mafies shqiptare në Ekuador. Një nga figurat kriminale më të ekspozuara ishte Dritan ...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, e...
Ilir Topi ka dhënë dorëheqjen nga detyra e drejtorit të Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, ndërsa ...
Me afrimin e zgjedhjeve lokale, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po shton prokurimet për shërbimet që lidhen me administrimin e zgjedhjeve, nga m...