AKTUALITET

EKORR/ Qeveria krijon një shoqëri të re aksionere për rrugët, MIE zotëron 100% të aksioneve

I.A Përditësimi i fundit 6 Nëntor 2024, 20:13

EKORR/ Qeveria krijon një shoqëri të re aksionere për

TIRANË- Qeveria vendosi të krijojë shoqërinë aksionare “Enti Kombëtar i Operimit Rrugor”, sh.a. Sipas VKM-së kjo kompani do të jetë me kapital 100% shtetëror dhe do të ofrojë shërbime të operimit për mundësimin e aksesit në rrugë të përdoruesve.

Gjithashtu, EKORR do të ofrojë kundrejt pagesës shërbimin e operimit dhe çdo shërbim tjetër, në përputhje me qëllimin e krijimit dhe statutin e saj. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë përfaqëson shtetin si pronar të 100% të aksioneve të shoqërisë dhe brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e vendimit do të ndjekë procedurat e nevojshme ligjore për themelimin dhe regjistrimin e shoqërisë në QKB.

V E N D I M PËR KRIJIMIN E SHOQËRISË AKSIONARE “ENTI KOMBËTAR I OPERIMIT RRUGOR”, SH.A.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 105, të ligjit nr.9901,                       datë 14.4.2008, “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, të ndryshuar, dhe të                   ligjit nr.97/2023, “Për buxhetin e vitit 2024”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

1. Krijimin e shoqërisë aksionare, me kapital 100 (njëqind) % shtetëror, me emërtimin “Enti Kombëtar i Operimit Rrugor”, në vijim “EKORR, sh.a.”, me qëllim ofrimin e shërbimit të operimit për mundësimin e aksesit në rrugë të përdoruesve.

2. EKORR, sh.a.-ja, ofron kundrejt pagesës shërbimin e operimit dhe çdo shërbim tjetër, në përputhje me qëllimin e krijimit dhe statutin e saj.

3. Shoqëria aksionare, sipas përcaktimeve në pikën 1, të këtij vendimi, themelohet, organizohet dhe funksionon me dy nivele administrimi, në përputhje me parashikimet e ligjit nr.9901, datë 14.4.2008, “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, të ndryshuar.

4. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë përfaqëson shtetin si pronar të                   100 (njëqind) % të aksioneve të shoqërisë dhe brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi ndjek procedurat e nevojshme ligjore për:

a) themelimin dhe miratimin e statutit të shoqërisë aksionare;
b) regjistrimin e shoqërisë aksionare në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

5. Kapitali fillestar për krijimin e shoqërisë aksionare të jetë 50 000 000 (pesëdhjetë milionë) lekë. Vlera prej 50 000 000 (pesëdhjetë milionë) lekësh transferohet nga buxheti i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, pranë shoqërisë EKORR, sh.a., menjëherë pas regjistrimit të saj në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

6. Organet drejtuese të shoqërisë aksionare EKORR, sh.a., sipas parashikimeve të ligjit nr.9901, datë 14.4.2008, “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, të ndryshuar, janë Asambleja e Përgjithshme e Aksionarit, Këshilli Mbikëqyrës dhe Administratori. Detyrat dhe pёrgjegjёsitё e Asamblesё sё Pёrgjithshme, të Kёshillit Mbikёqyrёs e të Administratorit, si dhe organizimi e funksionimi i shoqërisë janë, sipas parashikimeve të ligjit nr.9901, datë 14.4.2008, të ndryshuar, dhe parashikimeve në statutin e EKORR, sh.a.-së.

7. EKORR, sh.a.-ja, ka si objekt të veprimtarisë:

a) operimin e rrugëve me pagesë;
b) mirëmbajtjen e infrastrukturës së operimit, e cila përfshin sistemin e portave të automatizuara për lejimin e hyrje-daljeve në rrugë, sistemin elektronik për mbledhjen e tarifave dhe serverat e nevojshëm për mbajtjen e përpunimin e të dhënave dhe të arkëtimeve përkatëse;
c)  prodhimin dhe shpërndarjen e biletave të pajtimit mujor (aboneve) për përdoruesit e rrugëve me pagesë;
ç)  arkëtimin e tarifës në rrugët me pagesë;
d) monitorimin dhe koordinimin e shërbimit të operimit në rrugët me pagesë, operimi i të cilave kryhet nga shoqëritë koncesionare përkatëse;
dh) sigurimin e sistemeve dhe aplikacioneve elektronike për menaxhimin dhe përdorimin e portave të automatizuara për lejimin e hyrje-daljeve në rrugë, për mbledhjen e tarifave dhe serverave të nevojshëm për mbajtjen dhe përpunimin e të dhënave e të arkëtimeve përkatëse.

8. Veprimtaritë e parashikuara në shkronjat “a”, “b”, “c” dhe “ç”, të pikës 7, të këtij vendimi, kryhen nga EKORR, sh.a.-ja, përveç rasteve kur është parashikuar ndryshe në kontratat përkatëse të koncesionit.

9. Për rrugët me pagesë, të cilat nuk janë në kontrata koncesioni dhe mirëmbahen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, EKORR, sh.a.-ja, lidh marrëveshje të veçantë me Autoritetin Rrugor Shqiptar për kryerjen e veprimtarive të parashikuara në shkronjat “a”, “b”, “c” dhe “ç”, të pikës 7, të këtij vendimi. Në marrëveshjen e veçantë, ndër të tjera, parashikohen dispozita për arkëtimin e tarifës dhe të ardhurave të tjera nga operimi i rrugës, si dhe për tarifën që EKORR, sh.a.-ja, përfiton për kryerjen e veprimtarive përkatëse.

10. EKORR, sh.a.-ja, mund të ofrojë shërbime të tjera shtesë për subjekte publike dhe private, në përputhje me qëllimin e krijimit, fushën e veprimtarisë dhe statutin e saj.

11. Shoqëria aksionare financohet nga të ardhurat e veta nga ofrimi i shërbimeve dhe burime të tjera të ligjshme. Të ardhurat e shoqërisë aksionare përdoren për ushtrimin e veprimtarisë së saj.

12. Burimi i të ardhurave të EKORR, sh.a.-së, janë:

a)  të ardhurat nga tarifa vjetore që përftohet nga shoqëritë koncesionare që kryejnë shërbimin e operimit në rrugët kombëtare me pagesë, sipas përcaktimeve në shtojcën 1, bashkëlidhur këtij vendimi;
b) të ardhurat nga tarifa që përftohet nga Autoriteti Rrugor Shqiptar për kryerjen e veprimtarive të parashikuara në shkronjat “a”, “b”, “c” dhe “ç”, të pikës 7, të këtij vendimi, në bazë të marrëveshjes përkatëse;
c)  të ardhurat nga arkëtimi i tarifës në rrugët me pagesë;
ç)  të ardhura të tjera të ligjshme të cilat vijnë nga kryerja e veprimtarive sipas pikës 7, të këtij vendimi;
d)  të ardhura të tjera të lejuara, si: grantet dhe huatë.

13. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë i siguron shoqërisë aksionare mjediset e punës, të nevojshme për fillimin e ushtrimit të veprimtarisë.

14.  Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi për krijimin e kapitalit fillestar të shoqërisë, në vlerën 50 000 000 (pesëdhjetë milionë) lekë, përballohen nga buxheti i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, për vitin 2024, në programin “Transporti rrugor”.

15. Ngarkohet Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për zbatimin e këtij vendimi.

 Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

ekorr enti kombëtar i operimit rrugor

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë