AKTUALITET

Eksperimenti televiziv/ Çifti gjerman emigron në Shqipëri, largohen të lemerisur, përfundojnë të divorcuar

Piranjat Përditësimi i fundit 13 Prill 2026, 20:44
Eksperimenti televiziv/ Çifti gjerman emigron në Shqipëri,

Një dekadë më parë, një çift gjerman vendosi të emigrojë në Shqipëri për një jetë më të mirë. Si pjesë e dokumentarit ‘Goodbye Deutschland’, ata u vendosën në Shqipëri me shpresa të mëdha. Disa media shqiptare patën raportuar në atë kohë se ata gjetën qetësi në Shqipëri. Por në fakt çifti u larguan të lemerisur dhe në fund përfunduan të divorcuar

Nga Justyna Bendixen, TV MOVIE

Dokumentari për emigrantët ‘Goodbye Deutschland’ i televizionit gjerman VOX prej vitesh është sinonim i emocioneve të forta, vendimeve të guximshme dhe historive prekëse. Dielli, vetë-realizimi dhe një fillim i ri jashtë vendit – për shumëkënd kjo tingëllon si jeta perfekte. Por jo çdo ëndërr i mbijeton realitetit. Një shembull i fortë është historia e Gabi dhe Konrad Woller, të cilët u nisën drejt Shqipërisë me shumë shpresa.

Gabi dhe Konrad Woller: Një fillim i ri në Shqipëri

Gabi dhe Konrad Woller vendosën të provojnë fatin. Në vitin 2016, ata lanë Gjermaninë, ngarkuan gjithë pasurinë e tyre në një furgon dhe u nisën drejt Shqipërisë. Plani i tyre: të hapnin një kamping në Ballkan si bazë për një jetë të lumtur dhe të pavarur. Por që në fillim gjithçka shkoi keq. Në kufi pati një vonesë prej 10 orësh për shkak të një liste ngarkese pa vlera të deklaruara – një gabim burokratik me pasoja të mëdha. Sikur të mos mjaftonte kjo, furgoni u prish në mes të autostradës në Greqi. Fillimi i jetës së re ishte larg të qenit i lehtë.

Pas udhëtimit të lodhshëm, në Shqipëri i priti një tjetër zhgënjim: kampingu, që kishin planifikuar, ishte i mbyllur. Në vend të një fillimi të organizuar, ata u përballën me dyer të mbyllura – në kuptimin e plotë të fjalës. U detyruan të improvizonin dhe më në fund iu ofrua një tokë alternative.

Pavarësisht vështirësive, Konradi atëherë shprehej optimist: “Kemi pasur shumë, shumë fat.” Një fjali plot shpresë – por që nuk zgjati shumë.

Si është jeta e tyre sot?

Sipas raportimeve të Bunte.de në vitin 2019, aventura në Shqipëri nuk përfundoi siç pritej. Gabi dhe Konrad Woller u kthyen në Gjermani. Ëndrra për kampingun në Ballkan dështoi. Jo vetëm në aspektin profesional, por edhe në atë personal ata pësuan një goditje të rëndë. Martesa e tyre, që kishte vetëm një vit kur u larguan nga Gjermania, nuk i rezistoi presionit.

Thuhet se Gabi kërkoi divorcin, ndërsa Konradi kishte gjetur një partnere të re. Nuk dihet nëse kjo lidhje vazhdon ende sot.

Detaje konkrete për jetën e tyre aktuale nuk janë bërë publike. Pas kthimit në Gjermani dhe ndarjes, çifti u tërhoq nga vëmendja mediatike.

Ajo që dihet është e qartë: përpjekja e tyre për emigrim dështoi – si në karrierë, ashtu edhe në jetën personale. Çfarë ndodhi më pas me planet dhe jetët e tyre mbetet kryesisht e panjohur.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan