Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
TIRANË- Ekspertët e pyjeve dhe studiuesit e natyrës thonë se zjarret masive të këtij viti në Shqipëri pritet të rrisin rrezikun e përmbytjeve gjatë stinës së dimrit. Zjarret që konsiderohen si më të mëdhatë e dekadës së fundit kanë djegur në shumë zona mbulesën bimore duke përshpejtuar erozionin dhe vërshimin e ujrave.
Sipas ekspertëve qeveritë vendore po tregojnë mangësi të mëdha si në mbrojtjen nga zjarri, në menaxhimin e pyjeve dhe përballimin e emergjencave. Pamjet me dron në shumë zona të Shqipërisë tregojnë situatën që kanë lënë pas në pyje dhe kullota zjarret masive të këtij viti.
Sipas të dhënave të përditësuara nga Sistemi Europian i Informacionit për Zjarret në Pyje, Shqipëria është përshkuar nga fillimi i këtij viti nga rreth 160 zjarre masive që kanë djegur rreth 46 mijë hektarë me pyje. Dëmet nga zjarret e këtij viti janë më të mëdhatë e dekadës së fundit, thotë inxhinieri i pyjeve Abdulla Diku.
“Viti 2024 rezulton me numrin më të madh të zjarreve dhe po ashtu me sipërfaqen më të madhe të djegur në Shqipëri, një vit i cili e ka kaluar gati me 3mijë hektarë vitin 2017 që mbahej si viti rekord i zjarreve. Pasoja e parë me të cilën Shqipëria pritet të përballet gjatë këtij viti nga kjo djegie masive e pyjeve është rreziku i përmbytjeve”, thotë zoti Diku.
”Elementi i parë më negativ me të cilin ne përballemi aktualisht është shpyllëzimi i shpateve të pjerrëta. Rezultat i kësaj është degradimi i menjëhershëm i tokës, zhveshja e sipërfaqes së tokës nga bimësia pyjore. Këto janë pasojat të cilat ndihen në pjesën e Ultësirës Perëndimore të Shqipërisë me përmbytje dhe erozion masiv të tokës bujqësore.”
Studiuesi i shkencave të natyrës Lulëzim Shuka flet për zjarret masive të këtij viti të ndikuara jo vetëm nga ndryshimet globale klimatike, por edhe nga kushtet e veçanta të Shqipërisë.
“Mbulesa bimore është shumë e ulët aq më tepër që mbulesa pyjore është akoma edhe më e ulët, për pasojë toka nuk ruan lagështi, avullimi është shumë herë më i madh dhe sigurisht periudha e verës është tejet e nxehtë. Kjo bëhet shkak për zjarre edhe për shkak të një mbulese bimore të mbledhur në vite si pasojë e mungesës së kullotjes së bagëtive në shumë zona të vendit.”
Rreziku i përmbytjeve rritet në disa rajone të vendit, si pasojë e dëmtimit të mbulesës bimore nga zjarret, thotë më tej zoti Shuka.
“Mungesa e mbulesës bimore nga zjarret bën që ujrat të mbërrijnë më shpejt në lumenj dhe për pasojë në det gjë që shkakton përmbytje të mëdha. Kjo e favorizuar edhe nga zhvillimi i pakontrolluar urban. Ne kemi zënë grykat e lumenjve me ndërtime. Gjirokastra, përshembull jo më kot ishte në shpatet e malit për shkak të këtyre përmbytjeve.”
Si studiuesi i natyrës Shuka edhe inxhinieri i pyjeve Diku flasin për nevojën e menjëhershme, sipas tyre, të ndryshimit të situates nga qeveritë vendore që menaxhojnë pyjet.
“Kërkohet një sjellje tjetër menaxhuese ndaj natyrës dhe ekosistemeve natyrore. Për këtë duhet të planifikohen mbjellje fidanësh. Është dicka specifike që ndodh në Shqipëri: në shumë zona të vendit kemi ecjen lart të disa llojeve halore që mund të shfrytëzohen në kushtet e e klimës së sotme për mbjelljet e reja. Po ashtu qeveritë vendore duhet të mendojnë për shuarjen e zjarreve duke forcuar kapacitetet me mjete dhe burime njerëzore,” thotë zoti Shuka.
“Për fatin e keq nuk është se ka mungesë kapacitetesh, ka mungesë organizimi më shumë. Dua të kujtoj që dhjetë vitet e fundit administrata e bashkive është shtuar me 10 mijë punonjes që do të thotë që duhet të kishim më shumë njerëz në terren për të menaxhuar, për të parandaluar, për të ulur ndikimin negative të zjarreve, por kjo nuk po ndodh", thotë zoti Diku.
Sipas tij pajisjet teknologjike që janë të nevojshme për zbulimin e zjarreve në kohë mungojnë. Gjithashtu, mjetet për luftimin e zjarreve që nga pompat e thjeshta deri tek mjetet e motorizuara mungojnë. Vëmendje e shtuar, thonë ekspertët, duhet kushtuar edhe trajnimit të stafit që duhet të aganzhohet në terren për shuarjen e zjarreve.
"Mbi të gjitha dua të kujtoj që në shërbimin pyjor shqiptar 75% e të punësuarve nuk janë specialistë pyjesh", thotë zoti Diku.
Ministria shqiptare e Mjedisit e shpalli vitin 2024 si viti i pyjeve në 101 vjetorin e shërbimit pyjor shqiptar me një program ku përfshihet edhe rritja e sipërfaqeve të mbjella me fidanë pyjorë. Por ritmet e mbjelljes janë tejet të ulta, në raport me mijëra hektarë që dëmtohen cdo vit. Sipas ekspertëve ato nuk kalojnë as 100 hektarë mbjlleje të reja fidanësh pyjorë në vit. Një vit më parë një zjarr masiv përshkoi me ditë të tëra rreth 820 hektarë në Zonën e Mbrojtur të Pishë Poro në Fier ku rreth 365 hektarë ishin me pisha të cilat u dogjën plotësisht./ VOA
Foto ilustruese TIRANË- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në bypass-in e Murrizit. Mësohet se nga aksidenti kanë ...
DURRËS- Një 40-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Durrës. Gjithashtu nuk janë kon...
Foto ilustruese TIRANË- Në vitin 2024, 24,5% e ndërmarrjeve kanë shitur produkte/shërbime nëpërmjet faqes së intern...
ITALI- Një 21-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali për veprën penale të trafikimit të drogës...
Foto ilustruese TIRANË- Qeveria nxori për konsultim draftin për strategjinë Afatmesme e të Ardhurave 2024-2027, sipas të cil&...
ITALI- Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane. Mësohet se 51-vjeçari ishte me një të shkuar krimin...
Di Maria ITALI- Drejtësia italiane ka dënuar me 6 vite burgim një shqiptar i cili akuzohet për grabitjen e vilës së futb...
Foto ilustruese TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka bërë me dije ditën e sotme përmes një njoftimi se ka dënuar me ng...
Foto ilustruese TIRANË- Ritmet e emigrimit, të paktën përmes kërkesave për azil në shtetet e Bashkimit Europian janë...
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me në ngjarjen endodhur disa ditë më parë, ku dyshohej se kishim të...