AKTUALITET

Ekspertët për VOA: Votat e diasporës ndikojnë afro 20 mandate në zgjedhjet për Kuvendin

r.ll Përditësimi i fundit 5 Mars 2025, 22:11
Ekspertët për VOA: Votat e diasporës ndikojnë afro 20
foto ilustruese

TIRANË- Në Shqipëri, u mbyllën të martën regjistrimet pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për emigrantët, që dëshirojnë të marrin pjesë në zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit. Nga fillimi i janarit deri sot u regjistruan 234 mijë zgjedhës nga jashtë vendit, (një proces ky që kryhet për herë të parë), ndërsa 43 mijë të tjerë iu refuzua kërkesa për pasaktësi në dokumenta. Ekspertë të pavarur pohuan për Zërin e Amerikës se votat nga jashtë Shqipërisë do të ndikojnë mbi së paku 19 deri 20 mandate të Kuvendit të ri.

Ekspertë të pavarur dhe me përvojë në vëzhgimin e proceseve zgjedhore pohuan për Zërin e Amerikës se votimi i shqiptarëve nga jashtë shënon arritjen më në fund, e një standarti dhe një të drejte qytetare, për mosplotësimin e të cilës Shqipëria dallohej deri dje nga vendet e tjera.

Shifrat i kanë edhe ato të dy anët e medaljes: nga një anë 234 mijë votuesit nga jashtë të regjistruar janë më shumë se dyfishi i parashikimeve fillestare, por nga ana tjetër ata përbëjnë vetëm 15 -20 për qind të zgjedhësve shqiptarë, që jetojnë jashtë vendit.

Drejtuesi i Institutit për Zhvillimin e Sistemeve Zgjedhore, Kristaq Kume, thotë për Zërin e Amerikës se që zgjedhësi nga jashtë ka një sjellje tjetër ndaj votës dhe një mënyrë tjetër se si e përdor atë.

“Votat e shtetasve nga jashtë territorit të vendit do të kenë efekt më të ndjeshëm në shpërndarjen e mandateve midis subjekteve veçanërisht në ato njësi zgjedhore ku numri i mandateve është tek. Në të tilla njësi zgjedhore, sipas formulës që bëhet ndarja e mandateve lëvizet ngandonjëherë edhe me shumë pak vota, edhe me 100 vota, edhe me 50 vota ka kaluar mandati nga një subjekt në tjetrin”, thotë zoti Kume.

Në Koalicionin për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara ekspertët besojnë se votat e shqiptarëve që jetojnë jashtë do të ndikojnë në afro 19- 20 mandate të Kuvendit të ri në të 12 Qarqet e vendit.

Sipas studimit të kësaj organizate, që e bën me dije për Zërin e Amerikës Dritan Taulla, qarku që do të ndikohet më shumë nga votat e jashtme është Tirana me 4 mandate, Fieri me 3 mandate, Durrësi, Elbasani, Vlora, Shkodra me nga 2 mandate, Berati, Korça, Gjirokastra, Lezha me nga 1 mandat, ndërsa ndikimi pritet të jetë i papërfillshëm në Dibër e Kukës.

“Besoj se me këto ritme shifra përfundimtare do të shkojë rreth 250 mijë. Duke vlerësuar se ky proces u bë për herë të parë, gjykoj që është arritje që një numër kaq i lartë shqiptarësh që jetojnë jashtë vendit u regjistruan për të votuar, për të thënë fjalën e tyre dhe për të përcaktuar se kush do të jenë përfaqësuesit e tyre në Kuvend”, tha zoti Taulla.

Llogaritjet mbi votat e shqiptarëve nga jashtë vendit mbështeten në besimin që fletët e tyre të votimit do të kthehen të gjitha, por ekspertët besojnë se pjesëmarrja e tyre në zgjedhje do të rritet ndjeshëm nëse partitë politike do të futin në listat emërore të kandidatëve për deputetë figura të njohura nga diaspora, në mënyrë që ata të sjellin drejtpërdrejt në sallën e Kuvendit zërin dhe problemet e emigrantëve shqiptarë.

Mbetet për t’u parë se çfarë emrash do të dorëzojnë partitë politike, sidomos në pjesën e sipërme të listave të sigurta, thotë zoti Kume, por nëse do të bëheshin të ditur emrat e kandidatëve nga diaspora më herët se sa regjistrimi i votuesve nga jashtë, atëherë edhe numri i tyre do të ishte shumë më i lartë.

Të gjitha partitë e kanë bërë këtë premtim, edhe dy partitë e mëdha edhe partitë e reja, theksoi ai.

“Faktori i dytë për mua do të jetë edhe fakti se sa partitë politike do të përfshijnë në listat e tyre të kandidatëve, veçanërisht në një të tretën e sipërme të listës, kandidatë nga diaspora. Unë do të votoja shumë më tepër një kandidat bashkëqytetari im në emigrim, se sa dikë që jeton në Shqipëri. Varet se si do ta përdorin partitë politike këtë faktor”, tha zoti Kume.

Edhe zoti Taulla thotë për Zërin e Amerikës se edhe tek veprimtarët e Koalicionit KRIIK gjithëmonë ka mbizotëruar ideja që ashtu si shtresat shoqërore ashtu votat e emigrantëve tani të mos shpërndahen në rezultatet e përgjithshme të partive të mëdha, por ato të përqëndrohen tek përfaqësues të tyre, në mënyrë që edhe pikëpamjet e tyre në Kuvend të shfaqen qartë dhe fort.

“Mbetet për t’u parë emrat e kandidatëve, që do të sjellin partitë politike deri në 12 mars, që është afati i fundit. Idealja do të kishte qenë sipas KRIIK-ut, që shqiptarët jashtë vendit të kishin një përfaqësim të dedikuar; pra që të kenë deputetë të vetët, që të sjellin zërin e tyre në Kuvendin e Shqipërisë”, tha zoti Taulla.

Ekspertët besojnë se më të favorizuarat për të marrë më shumë vota nga jashtë do të jenë në zgjedhje ato parti, që do të kenë më shumë emra kandidatësh nga diaspora. Madje më pas deputetët nga jashtë vendit mund të krijojnë edhe një grup parlamentar të diasporës, pohuan ata, por këto vëzhgime dhe zhvillime pritet edhe së paku një javë afat tjetër kur të publikohen listat e kandidatëve për deputetë./VOA

vota e diaspores zgjedhjet e 11 majit

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan