“Pasi më shau, më godit me shuplakë dhe me grushte”, zbardhet dëshmia e drejtorit të Agjencisë së Mbetjeve: Si më dhunoi ish-vartësi
Kanë dalë detaje të reja lidhur me konfliktin fizik të raportuar mes Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Komb&...
Kanë dalë detaje të reja lidhur me konfliktin fizik të raportuar mes Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Komb&...
Në protestën masive në Tiranë kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë që ai drejton, një pankartë e mbajtur ng...
Ka dështuar të vijojë procesi gjyqësor ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe 18 të bashkëpandehurve të...
Gazetarja Aranita Brahaj, e ftuar në “A Show”, hodhi akuza të forta ndaj kryeministrit, duke e cilësuar atë si simbol të ...
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, deklaroi se konkurrenca në sektorin e turizmit mes vendeve të rajonit mund të ndi...
Ish-zv.ministrja e Mjedisit, Ornela Çuçi, ka reaguar lidhur me debatet dhe protestat që kanë shoqëruar projektet e investimeve n&...
Gjykata penale e Tiranës la në burg Enea Zyferin, kamarierin e lokalit në pronësi të Armand Shakaj, një person i shpallur në...
Reperi Kleviol Ahmeti, i njohur në skenën muzikore si Cllevio, është paraqitur në ambientet e GJKKO ditën e sotme. Ai ësht...
Prej dhjetë ditësh, kryeqyteti shqiptar është skena e një vale të gjerë protestash, ku mijëra qytetarë kanë ...
Autoritet e Drejtësisë Greke kanë refuzuar të ekstradojnë në Shqipëri Gerald Shehun, njeriun e akuzuar nga prokuroria e Vlo...

Eksperti i privatësisë dhe mbrojtjes së të dhënave personale, Edrin Fidhe, në një intervistë në “Kafe Shqeto” në Syri TV, hedh alarmin mbi një nismë që mund të zhdukë cash-in dhe t’i japë kontroll të plotë Qeverisë dhe bankave mbi llogaritë e qytetarëve.
Ai paralajmëron se AKSHI po ndërvepron me sistemin bankar për shkëmbimin e të dhënave personale dhe financiare, duke rrezikuar seriozisht privatësinë dhe lirinë e qytetarëve.
Eksperti thekson se kjo nuk është një teori konspirative, por një realitet që mund të shndërrohet në makth për çdo individ nëse nuk shprehet kundërshtim dhe nuk vendosen garanci të forta.
Pjesë nga deklarata:
Po rritet volumi i të dhënave, pra imagjinoni, po shtrihet gradualisht në çdo biznes të vogël. Jo se s’ka ekzistuar më përpara. Pra, nuk dua të jap imazhin që jam kundër pagesave elektronike, Flavio. Zhvillimi e ka edhe këtë pjesë.
Patjetër, por në momentin që bëjmë një reformë dhe e quajmë reformë, duhet të ofrojmë garanci shumë të mira sa i përket privatësisë dhe të dhënave personale. Deri më sot, unë nuk kam dëgjuar të flitet për këtë gjë.
Nuk parashikon asgjë për pjesën e të dhënave personale. Domethënë, nuk parashikon...
Patjetër, të gjitha përkthimet merren si shabllon, por ndërkohë lihet një 10%, Flavio. Unë jam jurist në profesion dhe më ka rastisur shumë shpesh, kur analizoj akte ose AKI europiane me legjislacionin shqiptar, që lihet një 5 deri në 10% i papërputhur plotësisht, dhe aty bëhen të gjitha marifetet. Kjo ka ndodhur te ligji për mbrojtjen e të dhënave personale, dhe këtë e them publikisht dhe me bindje të plotë. Kjo ka ndodhur edhe me shumë ligje të tjera, edhe me ligjin e AI-së, që është projektligj për momentin dhe u diskutua ditën e djeshme.
Ka përkthime të gabuara. Nuk dua t’i fajësoj, por po them se, nga volumi i madh, sepse është një projektligj me mbi 100 faqe dhe me nivel shumë të lartë teknik në atë sferë, mund të ndodhë që të ketë gabime në përkthim. Por është për konsultim publik. U bëj thirrje juristëve, por edhe çdo subjekti që preket, po themi bankave dhe sektorëve të tjerë strategjikë që e vënë në përdorim teknologjinë AI, të jenë shumë të vëmendshëm dhe të shprehin opinionin e tyre, pasi kanë shumë pak kohë. Më duket se deri më 23 qershor është për konsultim publik. Ta shfrytëzojnë këtë hapësirë.
Tani, këshilla ime është që të shmangen në maksimum pagesat me kartë, në situatën që jemi. Sepse, po të ishim në një situatë tjetër, do të thosha diçka tjetër, por në këtë situatë të shmangen, për momentin flas, dhe të përdoren transaksionet në cash. Shiko, ka një koncept shumë të gabuar për cash-in. Cash-i është, si me thënë, komardarja e fundit e shpëtimit. Ruan anonimitetin e çdo veprimi që ti bën.
Më fal, unë para disa kohësh isha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në Amerikë nuk të thotë njeri me detyrim të përdorësh kartën, aq më tepër dhe aq më keq ta imponojë shteti këtë gjë. Duhet të jetë e pavarur, pra qytetari të ketë mundësinë të zgjedhë se cilën mënyrë pagese do të përdorë.
Unë e shikoj këtë qasje dhe këtu them se është qasje e gabuar e qeverisë dhe e bankave, që janë palë në këtë gjë, sepse po e çojnë drejt detyrimit qytetarin për të përdorur kartën. Nuk mund të jetë kështu. Duhet të ketë barazi midis formave të pagesës dhe transaksioneve elektronike. Pra, qytetari të zgjedhë në mënyrë të lirë, jo t’i imponohet kjo gjë.
Po shkon drejt saj. Qëllimi final për mua, mendoj unë, është mendimi im personal, që të zhduket cash-i.
Kjo është e drejtë themelore, nuk mund ta zhdukësh këtë gjë. Mora shembull Amerikën. Absolutisht, ti humbet një pjesë të mirë të kontrollit mbi të ardhurat e tua financiare, mbi mënyrën se si do t’i përdorësh dhe qëllimin e përdorimit të tyre, të cilat në fund të fundit janë të tuat. Dhe ti ke të drejtën të disponosh mbi to.
Imagjino të ndodhë një sulm kibernetik në rrjetin e bankave dhe... Meqë po e diskutojmë këtë gjë, më lejo të të them se para disa ditësh është bërë një takim midis Shoqatës së Bankave, Ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit dhe AKSHI-t.
Patjetër, dhe është publike, sepse është në faqen web të Bankës së Shqipërisë. Doli në televizion, pra është bërë publike si ngjarje.
Unë pse u alarmova në këtë pjesë? Sepse, pas shumë vitesh, duke qenë se është një tezë që është hedhur shumë vite më parë, synohet që të ketë një lloj ndërveprimi, pra krijimi i një mekanizmi ndërveprimi midis sistemit bankar dhe sistemeve e-Albania, databazave shtetërore, ku do të shkëmbehen të dhënat.
Domethënë, është thjesht në projekt. Do të krijohet një grup pune, thuhet. Patjetër që unë dyshoj se edhe kjo ka një prapavijë dhe synimi final do të jetë që bankat të aksesojnë databazat shtetërore, por edhe anasjelltas, megjithëse kjo nuk thuhet. Unë mendoj se edhe AKSHI do të aksesojë. Nuk ka asgjë konkrete, domethënë shpresoj që jo, por mendoj se do të ndodhë.
Historia ka treguar të kundërtën. Dhe kjo do të përbënte rrezik të madh, sepse do të ekspozonte të dhënat bankare në sistemet e e-Albania-s dhe në sistemet publike.
Do të ketë shkëmbim të dhënash, sipas lajmit që është publikuar. Do të ketë shkëmbim të dhënash midis bankave dhe sistemeve publike, databazave publike që administrohen ose janë nën tutelën e e-Albania-s, pra të gjitha databazave shtetërore.
Këtu ka një risk shumë të madh, sepse normalisht të dhënat që ne ia kemi dhënë bankës, ia kemi dhënë bankës. Ia kemi dhënë me pëlqimin tonë të lirë dhe nuk mund të përdoren për një qëllim tjetër. Dhe anasjelltas, të dhënat që administrojnë institucionet publike.
Pra, këtu qytetari duhet të jetë në qendër të çdo lloj veprimi. Duhet të jetë shumë i informuar dhe duhet të japë pëlqimin e lirë.
Kjo ka risk. Ka risk për bankat, sepse normalisht, që bankat të bëjnë përhapjen ose aksesimin e të dhënave të qytetarëve nga databazat shtetërore, duhet ta informojnë qytetarin dhe duhet të marrin pëlqimin e tij.
Pra, është shumë e komplikuar çështja, sepse edhe me ligjin e ri për mbrojtjen e të dhënave, sanksionet janë shumë të larta, duke shkuar deri në 2 milionë euro ose deri në 4% të xhiros globale vjetore. Pra imagjinoni nëse një bankë mund të bëjë një shkelje të tillë dhe t’i shkojë gjoba deri në 4%.
Sot shënohen 148 vjet nga themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ngjarja më e rëndësishme e shekullit XIX në historinë...
Një grup kriminal i dyshuar për shitjen e armëve të zjarrit, lëndëve plasëse dhe municionit luftarak në zona të n...
Vijojnë operacionet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombët...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.8 lekë dhe do shitet me 82.8 lekë. Ndërk...
Çdo mbrëmje pas orës 18:00, mijëra të rinj zbresin në qendër të Tiranës. Ata nuk sjellin vetëm pankarta dh...
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e mërkurë do të ndikohet nga kushte atmosferike t&eum...
Teksa protestat e dy javëve të fundit kanë dominuar debatin politik në Shqipëri, një efekt i papritur po shfaqet jashtë ven...
Qytetarët kanë vijuar protestën në ditën e dhjetë të saj me një pjesëmarrje masive. Pasi kanë qëndr...
Që prej orës 18:00, e gjithë Tirana është ngritur në protestë! Qindra mijëra qytetarë kanë zbarkuar në rr...
Një video e publikuar në Instagram të dielën në darkë, ku një turist amerikan filmonte veten i buzëqeshur mes protestu...