AKTUALITET

Eliminimi misterioz i Ernest Çobës, pas një injeksioni që iu bë në burg më 8 janar 1980! Historia e kreut të Kishës Katolike

Piranjat Përditësimi i fundit 19 Shkurt 2026, 07:25

Eliminimi misterioz i Ernest Çobës, pas një injeksioni që

Më 16 shkurt 1913 lindi imzot Ernest Çoba në njërën prej familjeve më të vjetrave të Shkodrës.

Jeta e Ernest Çobës dëshmon mekanizmin e eliminimit të elitave intelektuale dhe fetare që regjimi komunist i konsideronte të rrezikshme. Ai përfaqëson përpjekjen institucionale për të mbajtur gjallë strukturën hierarkike të klerit përpara ndalimit të plotë të fesë në vitin 1967. Kryeipeshkvi imzot Ernest Çoba lindi më 16 shkurt 1912 në një familje të vjetër qytetare shkodrane. Mësimet e para e ato të mesme i kreu në Seminarin Papnor në Shkodër. U shugurua meshtar më 9 shkurt 1936. Si prift kreu detyra të ndryshme pranë seminarit papnor, ku ishte përgatitur. Shërbeu edhe si mësues i besimit ndër shkollat e qytetit.

Pas vdekjes së kryeipeshkvit imzot Thaçit dhe arrestimit të dom Mikel Koliqit, dom Ernes Çoba kreu njëherësh detyrën e zëvendësfamullitarit e të famullitarit Katedrales së Shkodrës. Ishte një nga ipeshkvijtë që u shugurua në kohën më kritike për Kishën katolike në Shqipëri, kur nga regjimi komunist bëheshin përpjekjet për ta shkëputur nga Selia e Shenjtë e Vatikanit. I vetmi ipeshkëv katolikë shqiptar që ishte ende gjallë e jo në pranga, imzot Bernardin Shllaku, e shuguroi imzot Ernestin, së bashku me ipeshkvin e Durrësit, imzot Pjetër Demën më 20 prill të vitit 1952. Vishte paramentet liturgjike (veshjet liturgjike për kremtime të ndryshme të sakramenteve) me ngjyrë të kuqe, në kohën kur kjo ngjyrë, së bashku me gjakun e Shpëtimtarit të njerëzimit, Jezu Krishtit, simbolizonte edhe gjakun e sivëllezërve të tij, që derdhej pa kursim ndër zaje të shkreta.

Imzot Ernes Çoba merrte në duar një mision, që i ngjiste shumë misionit të ipeshkvijve të parë të krishterimit, të cilët shumë shpesh e bënë më të theksuar të kuqen e petkut të tyre, duke e ngjyrosur me gjakun e derdhur amfiteatrove për t’i qëndruar besnikë Krishtit, Ungjillit dhe Zëvendësit të tij mbi tokë, Papës së Romës. Pak kohë pas shugurimit të tij, imzot Shllaku vdiq. Dioqeza e Shkodrës, që mbas shkëputjes nga dioqeza e Tivarit, kishte pasur shumë ipeshkvij të mëdhenj si imzotët Karl Pooten, Pashko Guerinin, Jak Serreqin, Lazër Mjedën e Gaspër Thaçin, mbeti ndër duart e ipeshkvit të butë, të ëmbël, simbol i gjallë i dashurisë së krishterë, në udhëheqje të imzot Ernest Çobës. Ja si e përshkruan figurën e tij ipeshkvi ndihmës i Shkodrës, imzot Zef Simoni në librin e tij “Portrete klerikësh katolikë”: “Imzot Ernes Çoba kishte trup të shkurtë, sy të shkathët, gjysmë të mshehun mbas syzeve të errëta kur shërbente në kishë apo në zyrë. Kishte cilësi të mira: ishte i përvujtë, kryeulun, i qetë, i matun, i palodhun në shërbime, deri ndër ato që nuk i përkitshin si ipeshkëv.

Monsinjori do të gjindej çdo ditë, mbasi kremtonte Meshën e orës 6, mbi krye të sëmurëve të qytetit, ndër koliba, tue çue sakramendet shenjte, ndërmjet fëmijëve në orë katekizmi masiv, kur Kisha e madhe gumëzhinte nga zanet fëminore. Kjo bani të fitonte popullaritet të madh e simpati, sidomos ndërmjet të vorfënve. Qe drejtues i shoqnisë së Kryqtarëve të vegjël pranë etërve jezuitë, njohës i tri gjuhëve të huaja, specialist i teologjisë morale dhe i lëndëve të besimit, e jo ma pak, meshtar praktik në punët e fesë e të liturgjisë.

Nuk mujti të merrte pjesë në vitin 1962 në Koncilin II të Vatikanit por, me largpamësinë e tij, bani të depërtojë fryma e Koncilit kishtar në gjithë jetën e Kishës. Pati guximin të mblidhte një grup dëshirtarësh për rrugën e meshtarisë dhe të shuguronte shatë prej tyne, ashtu si dhe guximin të mbante lidhje të ngushta me Selinë e Shenjtë, duke shfrytëzue të gjitha mjetet dhe rrugët e mundshme”. Në prag të mbylljes së Kishave në Shqipëri nga regjimi komunist, në një të diele të hidhur, në sa ishte thirrur që të akuzohej, u kthye në akuzues, duke mbajtur një fjalim të zjarrtë, për të mbrojtur Zotin e sulmuar, Kishat e tempujt fetar në prag të rrënimit të madh. Megjithatë, jo shumë kohë më vonë dyert e Kishave do të mbylleshin. Atëherë imzot Ernest Çoba u detyrua të kthehej pranë familjes.

Ernest Çoba prej derës atërore doli me pranga ndër duar. Ishte viti 1976. Gjyqi komunist e dënoi me 25 vjet burgim, si të ishte më i madhi kriminel. Akuzohej se kishte mbajtur lidhje me Selinë e Shenjtë me anën e legatës italiane. Plot një vit më vonë, më 29 prill 1977, Gjykata e Rrethit të Shkodrës, me akuzën “tradhti ndaj atdheut dhe agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor”, e dënoi “me 25 vjet të heqjes së lirisë, konfiskimin e pasurisë dhe heqjen e të drejtës elektorale për 5 vjet”. Dënimin e vuajti në burgun e Tiranës, ku vdiq në mënyrë të mistershme, pas një injeksioni që iu bë në spitalin e burgut më 8 janar të vitit 1980.

Deri sa u arrestua, pati një persekutim të zgjatur. Qysh në vitin 1968 ishte kërkuar nga operativi që ndiqte problemin e tij të arrestohej si “agjent italian e jugosllav”, por kjo nuk ishte miratuar. Deri në vitin 1975, në drejtim të Çobës kishin raportuar 29 bashkëpunëtorë. Të dhënat në të cilat bazohej kjo degë ishin të vjetra dhe jo të rëndësishme. Ato zmadhoheshin me qëllim si normë pune, por nuk mund të përligjnin në të vërtetë asnjë veprim. Jo pa qëllim përdorej motra e Ernest Çobës si “ndërlidhëse” me ambasadën italiane në Tiranë, kur në fakt nuk kishte se çfarë të lidhte. Në të gjitha herët, Sigurimi e akuzoi për spiunazh, por asnjëherë nuk është i zoti të përcaktojë natyrën e informacionit të spiunazhit. Sepse duhet të pranosh se kleriku Çoba kishte në dorë informacione të rëndësishme për të arritur në përfundime se vërtet ia vlente t’i kalonte në kanalet e pretenduara.

Me këtë rast sipas studimit të Sigurimit u goditën 7 klerikë midis të cilëve, Leon Kabashi, Gjon Kovaçi, Frano Kiri, Mikel Koliqi. Çështja u gjykua nga Gjykata e Rrethit të Shkodrës e përbërë nga Shefqet Muçi, Xhemal Gramshi dhe Dodë Kapiti, duke pasur pranë prokurorin Faik Minarolli. Gjykimi u zhvillua më 27-29 prill 1977. Në fund të pretencës së tij, prokurori i kërkoi gjykatës: “Shokë gjyqtarë! Duke vendosur për këta armiq të popullit dhe të partisë, duhet të jeni të ndërgjegjshëm për detyrën tuaj që është mbrojtja e popullit tonë nga armiqtë dhe agjentët e tyre. Prandaj vendimi juaj të jetë i drejtë, por i rreptë. Ai lipset të shprehë urrejtjen e popullit tonë për imperializmin e social-imperializmin, revizionizmin modern e agjentët e tyre. Ai duhet të shprehë dashurinë e madhe të popullit tonë për partinë, pushtetin dhe Komitetin Qendror me shokun Enver Hoxha në krye”.

Gjykata dilte në përfundim se “akuzat u vërtetuan plotësisht” sepse “qysh në fëmijëri” klerikët ishin “brumosur me ideologjinë reaksionare të fesë katolike”, e cila ishte feja e pushtuesve romakë, austriakë, etj. Kisha katolike konsiderohej se kurdoherë kishte qenë “shtypëse e lëvizjeve përparimtare”, si “kundërshtare e pushtetit popullor”, etj. Gjykata e Rrethit të Shkodër, e përbërë nga Shefqet Muçi, Xhemal Gramshi dhe Dodë Kapiti, duke pasur pranë prokurorin Faik Minarolli, me vendimin nr.108, datë 29.4.1977, i deklaroi fajtorë dhe i dënoi: Imzot Ernest Çoba, për tradhti ndaj atdheut e agjitacion e propagandë, me 25 vjet burgim. Dom Lec Sahatçija, për tradhti ndaj atdheut e agjitacion e propagandë, me 25 vjet burgim. Dom Zef Hardhija, për tradhti ndaj atdheut, moskallëzim krimi, agjitacion e propagandë, me 15 vjet burgim. Dom Kolë Toni, për tradhti ndaj atdheut, moskallëzim krimi, agjitacion e propagandë, me 13 vjet burgim. Por Ernest Çoba vdiq pa e mbaruar dënimin më 7.1.1980 në spitalin e burgut në Tiranë.

Me rënien e komunizmit, eshtrat e tij u rivarrosën në Katedralen e Shkodrës, me ç’rast u celebrua dhe një meshë nga Nunci Apostolik, Imzot Ivan Diazi dhe Imzot Zef Simoni. Figura e tij zë një vend të rëndësishëm në historiografinë shqiptare duke dokumentuar rezistencën diplomatike dhe mospajtimin e klerit me ndarjen e detyruar nga bota perëndimore. Ai është pikë referimi për studimin e raporteve mes shtetit dhe besimit në Shqipëri./Memorie.al

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?