Vrasja e policit dhe plagosja e një tjetri, Hita zbret në Korçë, analizë ngjarjes dhe planit operacional!
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...

TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar pasuritë e Jusel Micit dhe Mendim Domit. Këta të fundit po hetohen si anëtarë të një grupi kriminal që përmes mashtrimit u kanë vjedhur qytetarëve europianë 15 milionë euro. Ndaj Jusel Mici dhe Mendim Domi rëndojnë akuzat “Mashtrimi kompjuterik”, kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”.
Në njoftimin e SPAK thuhet se si rezultat i hetimeve të deritanishme pasuritë e sekuestruara rezultojnë si të pajustifikuara nga burime të ligjshme, të cilat prezumohet se janë rezultat i veprimtarisë së kriminale të personave të akuzuar dhe të personave të lidhur me ta. Mes pasurive të sekuestruara janë 5 apartamente, 2 vila, garazhe, makina, llogari bankare dhe biznese.
Njoftimi:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në zbatim të vendimit nr.1 datë 07.02.2025 të Gjykatës së Posaçme vendosi sekuestrimin e pasurive në kuadër të procedimit pasuror nr.8 i vitit 2024 ndaj shtetasve J.M dhe M.D.
Ata janë subjekte të hetimit pasuror sipas Ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009 dhe po gjykohen nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në kuadër të procedimit penal nr. 166 të vitit 2021 për veprat penale.
Mbi bazën e dispozitave të Ligjit nr. 10192 datë 03.12.2009 “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit, Korrupsionit dhe Krimeve të tjera Nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, ndryshuar me ligjin nr.70/2017, janë identifikuar pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të personave nën hetim pasuror dhe personave të lidhur me to.
Si rezultat i hetimeve të deritanishme rezultojnë pasuri të pajustifikuara nga burime të ligjshme, të cilat prezumohet se janë rezultat i veprimtarisë së kriminale të personave të akuzuar dhe të personave të lidhur me ta.
Pasuria “Apartament”, me sipërfaqe 83.00 m², në pronësi të J.M., me adresë: Kompleksi Rezidencial “Siri”, në Rrugën, “Siri Kodra” Tiranë.
Pasuria “Apartament”, me sipërfaqe totale 78 m2, në pronësi të J.M., dhe A.M., me adresë: Rruga “Luigj Gurakuqi”, Tiranë.
Pasuria “Arë”, me sipërfaqe 2639 m2, në pronësi të J.M, me adresë: Mazrek, Tiranë.
Pasuria “Arë” me sipërfaqe 2733 m2, në pronësi J.M., dhe A.M., me adresë: Mazrek, Tiranë.
Pasuria “Arë”, me sipërfaqe 4000 m2, në pronësi J.M., me adresë: Mazrek Tiranë.
Pjesa ideale prej 3/8 e Pasurisë “Arë”, sipërfaqe 3180 m², në pronësi J.M., me adresë: Rruga: Sauk Tiranë.
Pasuria “Arë”, sipërfaqe 4.253 m2, në pronësi J.M., me adresë: Mazrek Tiranë.
Pasuria “Apartament”, tipi 3+1, sipërfaqe totale 182.02 m2, në pronësi J.M, me adresë: Njësia Administrative Nr.9, Rruga “Isa Boletini”, Tiranë.
Pasuria “Garazh”, me sipërfaqe totale 19.36 m2, në pronësi J.M, me adresë: Njësia Administrative Nr.9, Rruga “Isa Boletini”, Tiranë.
Pasuri “Garazh”, sipërfaqe totale 18.06 m2, në pronësi J.M., me adresë:Njësia Administrative Nr.9, Rruga: “Isa Boletini”, Tiranë.
Pasuri “Garazh”, me sipërfaqe totale 19.60 m2 në pronësi J.M., me adresë: Njësia Administrative Nr.9, Rruga: “Isa Boletini”, Tiranë.
Pasuria “Njësi Shërbimi” në katin nr. 11-të, sipërfaqe të përgjithshme 442.57 m2, në pronësi të J.M., dhe M.D., me adresë në objektin Rezidenca “Altura” në nën njësinë strukturore G24 në Bulevardin e Ri, pranë Parkut të Ri të Tiranës.
Pasuria “Vilë” individuale 2 kate, me 1 kat nëntokë, me sipërfaqe totale banimi 266.7 m2, në pronësi J.M., me adresë në Kompleksin Rezidencial Turistik “Lalzi Marina Seaside”, në Gjirin e Lalzit, Hamallaj, Durrës.
Pasuria “Apartament” me nr. Nr. 05, tipi 2+1, sipërfaqe totale 103.1 m2, Kati 1, në pronësi të shtetases Z.M., me adresë: Njësia Administrative Nr.9, Rruga: “Isa Boletini”, Tiranë.
Pasuria “Garazh” me sipërfaqe 11.69 m2, në pronësi të shtetasit S.M, me adresë: Njësia Administrative Nr.9, Rruga: “Isa Boletini”, Tiranë.
Pasuria “Garazh”, me sipërfaqe 11.88 m2, në pronësi të shtetasit S.M., me adresë: Njësia Administrative Nr.9, Rruga: “Isa Boletini”, Tiranë.
Pasuria “Garazh”, me sipërfaqe 11.69 m2 në pronësi të shtetasit S.M., me adresë: Njësia Administrative Nr.9, Rruga: “Isa Boletini”, Tiranë.
Kuota 20% të shoqërisë tregtare “SUPER FOODS” sh.p.k., me nr. nipti M01310010L, në pronësi të J.M., me adresë të ushtrimit të aktivitetit, Njësia Nr 8, Rruga: “Siri Kodra”, Tiranë.
Pasuria “Automjet”, i markës BMW, modeli X5 3.5D, viti i prodhimit 2017, në pronësi të shtetasit në pronësi të shtetasit S.M.
Pasuria “Automjet” i markës Audi, modeli A8, viti i prodhimit 2020, në pronësi të shtetasit F.M.
Pasuria “Automjet” i markës BMW, modeli X4, viti i prodhimit 2016, në pronësi të shtetases A.M,.
Pjesa takuese ½ e pasurisë “Arë”, me sipërfaqe 4100 m2, në pronësi të shtetasit M. D, me adresë në Kashar Tiranë.
Pasuria “Arë”, me sipërfaqe 3720 m2, në pronësi M.D., me adresë të pasurisë Kashar Tiranë.
Pasuria “Arë”, me sipërfaqe 4600 m2, në pronësi të M.D., me adresë të pasurisë Mazrek Tiranë.
Pasuria “Arë”, me sipërfaqe 1300 m2, në pronësi të shtetasit M.D., me Nr. Personal J31124053M, me adresë të pasurisë në Mazrek Tiranë.
Pasuria “Apartament”, me sipërfaqe 115.7 m2, dhe sipërfaqe verande 82.3 m2, në pronësi të M.D., me adresë në rrugën: Mustafa Mara, Tiranë.
Pasuria “Vilë Dyshe”, me sipërfaqe totale me verandë të shfrytëzueshme 177.55 m2, si edhe me sipërfaqe totale parcele 557 m2, në pronësi të M.D., me adresë të pasurisë Kompleksi Turistik Polifunksional ‘San Pietro’ në Lalëz Durrës.
Kuota 40% të shoqëris tregtare “SUPER FOODS” sh.p.k., me nr. nipti M01310010L, në pronësi të M.D, me adresë të ushtrimit të aktivitetit, Njësia Nr 8, Rruga “Siri Kodra”, Tiranë.
Llogaria bankare në Union Bank, në emër të M.D., me balancë 195 763.24 euro.
Llogaria bankare në Union Bank, në emër të M.D., me balancë 417 454.64 lekë.
Llogaria bankare në Union Bank, në emër të M.D., PF me balancë 1,036,309.00 lekë.
Mario Përlleshaj, Martin Cani TIRANË - Gjykata e Posaçme ka caktuar datën e seancës paraprake për autorin e vrasjes së...
Andi Çakalli ELBASAN - Një fëmijë 7-vjeçar është raportuar i zhdukur këtë të premte në qytetin e...
Rayyan Alwan, Fadi Alwan TIRANË - Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e 24-vjeçares nga Palest...
TIRANA- Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në ceremoninë e ndarjes së çmimit ndërkombëtar “Karlspreis &ndash...
Foto ilustruese DURRËS - Dy persona janë arrestuar nga policia në Durrës pasi akuzohen për kanosje dhe grabitje me dhunë.&nbs...
LONDRA- Disa zyrtarë të Departamentit të Policisë Kriminale shqiptare ndodhen prej ditësh në Londër. Sipas Top Channel...
ELBASAN- Dhimitër Peqini dhe Artan Lila janë arrestuar në Elbasan si të dyshuar për veprat penale të “Fals...
Pjerin Ndreu LEZHË - Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK për pushimin e çështjes së kryetarit të ...
KRUJA- Autori i dyshuar i vënies së tritolin në biznesin në Fushë Krujë, ngjarje e ndodhur dy ditë më par&eu...
Foto ilustruese CËRRIK - Një 24-vjeçar ëhstë arrestuar nga Policia në Cerrik pasi akuzohet për tentativë vrasje. ...