Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Drejtoria Rajonale Shkodër - Lezhë) ka arresruar në flagrancë katër punonjës policie të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”.
Menjëherë pas marrjes së informacionit se shtetasi Hasan Verracaku, ndaj të cilit ishte caktuar masa e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, nuk është konstatuar në banesën ku duhej të mbahej nën mbikëqyrje dhe në ruajtje, specialistët e AMP-së kryen veprimet hetimore dhe procedurale përkatëse, në përfundim të të cilave u bë arrestimi në flagrancë, i punonjësve të policisë:
* Inspektor Dorjan Hasandoçaj;
* Inspektor Gentian Xhanari;
* Inspektor Dioniz Hotaj;
* Punonjësit Ridvan Zefi,
me detyrë pranë Trupës Operacionale të Njësisë së Sigurisë Kombëtare Shkodër.
Ndërkohë shtetasi Hasan Verracaku dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, duke thyer kushtet e masës së sigurisë të caktuar me vendim gjykate. Ai akuzohet si i përfshirë në masakrën e Velipojës me 4 të vrarë.
Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore mbetet plotësisht e angazhuar në mbrojtjen e ligjit, integritetit institucional dhe besimit të qytetarëve tek institucionet e sigurisë.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
2 Korrik18:20
Tentoi të kalonte kufirin me një grua të fshehur në valixhe, arrestohet në Muriqan francezi
Një shtetas francez dhe një shtetase tajlandeze janë arrestuar në flagrancë nga policia kufitare në Muriqan. Gjatë një k...
AKTUALITET
2 Korrik19:18
Dhunoi qytetarët në protestë, zbulohet identiteti i truprojës së Ulsi Manjës
Personi në foto është Saimir Koka, truproja i Ulsi Manjës, i cili dhunoi qytetarët që ndodheshin në kafene.
Këta të...
AKTUALITET
2 Korrik18:47
Fshehu tajlandezen në valixhe për ta nxjerrë nga kufiri shqiptar, arrestohet francezi në Muriqan
Një shtetas francez dhe një shtetase tajlandeze janë arrestuar në flagrancë nga policia kufitare në Muriqan. Gjatë një k...
AKTUALITET
2 Korrik18:30
U shoqëruan gjatë tensioneve në protestë, shkon në 8 numri i të arrestuarve!
Ka shkuar në tetë numri i personave të arrestuar pas tensioneve të regjistruara paraditen e kësaj të enjteje gjatë protest&eu...
AKTUALITET
2 Korrik18:06
Nga projekti fantazmë i inicineratorit të Tiranës u zhdukën 99 milionë euro
Gjashtë vjet pas nisjes së hetimeve, Prokuroria e Posaçme i vuri kapak aferës së incineratorëve duke dërguar në gjykat...
AKTUALITET
2 Korrik17:40
Detaje nga plagosja në Podujevë/ Sherri mes dajës e nipit përfundoi në plumba, e pësoi edhe një kalimtar
PODUJEVË- Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja e katër personave në Podujevë. Bëhet me dije se të përfshi...
AKTUALITET
2 Korrik17:36
Makina përfshihet nga flakët në Vlorë, automjeti digjet plotësisht
Një automjet është përfshirë nga flakët në rrugën e Lumit të Vlorës, në segmentin mes fshatrave Kuç...
AKTUALITET
2 Korrik17:27
"Kush i ndal këta të fortë?"/ Qytetari publikon video nga rruga Lalëz–Maminas
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë tonë "Piranjat news", një rast që, sipas tij, përbën shkelje të rregullave ...
AKTUALITET
2 Korrik17:06
EMRI/ U godit nga shtylla e telekomunikacionit, ndërron jetë në Itali punëtori shqiptar
Punëtori shqiptar Florian Cani, 27 vjeç, ka ndërruar jetë në Itali, katër ditë pasi u plagos rëndë n&eu...