Nga projekti fantazmë i inicineratorit të Tiranës u zhdukën 99 milionë euro
Gjashtë vjet pas nisjes së hetimeve, Prokuroria e Posaçme i vuri kapak aferës së incineratorëve duke dërguar në gjykat...
Gjashtë vjet pas nisjes së hetimeve, Prokuroria e Posaçme i vuri kapak aferës së incineratorëve duke dërguar në gjykat...
Zëvendës presidenti i Parlamentit Europian Nicolae Ștefănută, njëherashi edhe eurodeputet ka reaguar ashpër ndaj dhunës policore me urd...
Portieri legjendar i Gjermanisë, Manuel Neuer, ka njoftuar tërheqjen e tij nga kombëtarja pas eliminimit të “Panzerëve” n...
Donald Trump është rikthyer me një postim të ashpër në lidhje me NATO-n, duke pretenduar se Shtetet e Bashku...
Vladimir Putin ka forcuar komandën qendrore të Shërbimit Federal të Mbrojtjes (FSO ), shërbimin përgjegjës pë...
Një qytetar ka deklaruar ditën e sotme se protestuesit u japin ujë dhe trëndafila policëve, ndërsa ata i dhunojnë...
Është rritur numri i protestuesve të shoqëruar nga Policia e Shtetit pas përplasjeve të zhvilluara paraditen e së enjtes pa...
Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë "arrest në burg" për Nikolla Agollin dhe David Priftit, dy personat e dyshuar p&e...
Protesta e nisur rreth tre orë më parë jashtë ambienteve të Kuvendit është përshkallëzuar, duke çuar n&e...
SPAK ka mbyllur hetimet për inceneratorin e Tiranës dhe ka dërguar për gjykim 10 të pandehurit. Të pandehurit janë: Mirel ...
Gjashtë vjet pas nisjes së hetimeve, Prokuroria e Posaçme i vuri kapak aferës së incineratorëve duke dërguar në gjykatë fraksionin e dosjes, që lidhet me akuzat e pastrimit të parave, mashtrimit me pasoja të rënda dhe grupit të strukturuar kriminal.
Përmes njoftimit për shtyp, SPAK deklaroi se po dërgonte për gjykim 12 persona me në krye dy biznesmenët në arrati, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, për përfitimin e miliona eurove përmes mashtrimit nga kontrata famëkeqe koncesionare e incineratorit të Tiranës, i cili nuk u ndërtua kurrë.
Bashkë me Mërtirin dhe Zoton, nën akuzë për veprat e rënda penale janë edhe Dashamir Ymeraj, administratorët Arjola Kodra dhe Giuseppe Ciaffaglione, Denisa Tollkuçi, Elton Bualli, Ilir Dedja, Renardo Nallbani dhe gazetari Endrit Habilaj. Gjithashtu, për gjykim po dërgohen dy drejtorët e emëruar të kompanisë së regjistruar në Holandë, Integrated Energy BV, Marc Richard Lappat dhe Michael Peter Drujits si dhe kompanitë Integrated Energy B.V SPV dhe Integrated Technology Services,
Sipas Prokurorisë së Posaçme, të pandehurit akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin zhdukën rreth 99 milionë euro të taksapaguesve dhe bizneseve shqiptare gjatë periudhës 2017-2023. Nga hetimi ka rezultuar se kompania Integrated Energy BV SPV e kontrolluar nga Mërtiri dhe Zoto siguroi të ardhura me vlerë 11.3 miliardë lekë [120 milionë euro] gjatë viteve 2017-2023 dhe investoi për ndërtimin e objektit vetëm 21 milionë euro.
Nga vlera e stërmadhe e parave të zhdukura, SPAK ka dokumentuar mekanizmin e nxjerrjes së rreth 30 milionë eurove nga llogaritë e kompanisë koncesionare përmes mashtrimit, faturave fiktive dhe transferimit të tyre jashtë vendit përmes kompanive të tjera fiktive.
“Nga hetimi është evidentuar fakti se për të arritur qëllimin kriminal të pastrimit të parave, si produkte të veprës penale të mashtrimit, të pandehurit Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto kanë vepruar në bashkëpunim të veçantë në formën e grupit të strukturuar kriminal…,” thuhet në njoftimin e SPAK.
Kontratat koncesionare të incineratorëve përfaqësojnë një nga aferat më të mëdha të qeverisë së kryesuar nga kryeministri Edi Rama, ku premtimet për pastrimin e vendit nga plehrat u përdorën për të legjitimuar një nga vjedhjet më të mëdha në historinë e vendit.
Kontratat parashikonin ndërtimin e zonave të trajtimit të mbetjeve dhe tre incineratorëve në Elbasan, Fier dhe Tiranë, por dy të parët nuk funksionojnë, ndërkohë që projekti i tretë nuk u ndërtua asnjëherë.
Përveç Mërtirit, Zotos dhe grupit të drejtuar prej tyre, gjykatat kanë dënuar tashmë ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, ish-deputetin Alqi Bllako si dhe një grup zyrtarësh të nivelit të dytë të cilët kryen procedurat e koncesioneve.
Përgjatë gjashtë viteve të hetimit, Prokuroria e Posaçme e ndau dosjen në disa fraksione dhe i dërgoi ato veçmas në gjykatë, pavarësisht se bëhej fjalë për një grup njerëzish që akuzohen tashmë për grup të strukturuar kriminal. Sipas SPAK, fraksioni i fundit me numër 255/3 mbetet ende i hapur. /Birn/
PODUJEVË- Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja e katër personave në Podujevë. Bëhet me dije se të përfshi...
Një automjet është përfshirë nga flakët në rrugën e Lumit të Vlorës, në segmentin mes fshatrave Kuç...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë tonë "Piranjat news", një rast që, sipas tij, përbën shkelje të rregullave ...
Punëtori shqiptar Florian Cani, 27 vjeç, ka ndërruar jetë në Itali, katër ditë pasi u plagos rëndë n&eu...
Protesta e zhvilluar këtë të enjte është shoqëruar me disa të lënduar, të cilët kanë marrë ndihm&eum...
Detaje tronditëse vijnë nga Podujeva, aty ku katër persona mbetën të plagosur me armë zjarri katër persona. Raportohet se a...
Incidentet, sipas Asociacionit të Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH), kanë përfshirë si ndërhyrje dhe përdorim fo...
Katër nga protestuesit e ndaluar gjatë tensioneve që shoqëruan protestën e zhvilluar paraditen e sotme para Kuvendit të Shqipë...
Një mjet u përfshi nga flakët pasditen e sotme në lagjen nr. 4 të qytetit të Korçës. Sipas informacioneve paraprake, m...
Analisti Fatos Lubonja komentoi protestën e qytetarëve dhe aktivistëve sot para parlamentit, ku Policia ushtroi dhunë me gaz lotsjellë...