
Gjyqtarët që votuan kundër kërkesës së Ramës për heqjen e masës së pezullimit nga detyra të zv/kryeministres Belinda Balluku janë: Marsida Xhaferllari, Ilir Toska, Sandër Beci dhe Asim Vokshi.
Në një seancë maratonë për më shumë se 10 orë, 8 gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese nuk arritën të marrin një vendimin për ankimimin e Edi Ramës për pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra.
Votat janë ndarë 4 pro dhe 4 kundër duke bërë që të mbetet në fuqi vendimi i GJKKO për pezullimin nga detyra të Ballukut.
NJOFTIMI I PLOTË:
“Gjykata Kushtetuese e mbledhur sot në datën 06.02.2026 mori në shqyrtim çështjen me kërkues Kryeministri i Republikës së Shqipërisë me objekt: zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencës së krijuar ndërmjet Kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave nga njëra anë, dhe Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, nga ana tjetër, shfuqizimi i vendimeve gjyqësore të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për pjesën që ka disponuar vendosjen dhe vazhdimin e masës ndaluese të pezullimit të ushtrimit të detyrës së zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe interpretimin e pikës 3, të nenit 103, të Kushtetutës.
Paraprakisht Gjykata vlerësoi njëzëri se imuniteti i ministrit rregullohet nga neni 103, pika 3 i Kushtetutës në lidhje me nenet 73, pikat 1 dhe 2.
Në regjimin kushtetues të imunitetit të ministrit, ashtu sikurse të deputetit, nuk përfshihet garancia e parashikuar në nenin 242, paragrafi 2 i Kodit të Procedurës Penale, sipas të cilit masa e pezullimit të ushtrimit të një detyre a shërbimi publik nuk zbatohet ndaj personave të zgjedhur sipas ligjit elektoral.
Gjykata thekson se sipas Kushtetutës sistemi qeverisës bazohet në parimin e shtetit të së drejtës sipas të cilit edhe ministrat i nënshtrohen ligjit dhe mund të mbahen ligjërisht përgjegjës nëse e shkelin atë.
Ndër parimet e tjera themelore janë edhe ato të epërsisë së Kushtetutës si ligji më i lartë dhe zbatimi i drejtpërdrejtë i dispozitave të saj, detyrimi i shtetit për të vepruar brenda bazës dhe kufijve të së drejtës dhe ndarja dhe balancimi ndërmjet pushteteve ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor.
Në lidhje me objektin e kërkesës, në përfundim të diskutimeve, vlerësimet e gjyqtarëve u ndanë në dy qëndrime dhe Gjykata nuk arriti numrin e kërkuar të votave për vendimmarrje, sipas parashikimeve të nenit 133, pika 2, të Kushtetutës dhe nenit 72, pika 2, të Ligjit Organik të saj.
Sipas njërit qëndrim, Gjykata në jurisprudencën e saj në lidhje me nenin 73, pika 3 të Kushtetutës është shprehur se imuniteti i deputetëve nuk është privilegj personal i tyre por qëllimi kryesor i tij është mbrojtja e vetë Kuvendit dhe në veçanti funksionimi i duhur i tij.
Në këtë kuptim, marrja e autorizimit nga Kuvendi për zbatimin e masave që kufizojnë paraprakisht lirinë e deputetit synon të mbrojë veprimtarinë e vetë Kuvendit (shih vendimin nr. 81, datë 21.11.2024 të Gjykatës Kushtetuese).
Kjo do të thotë se edhe neni 103, pika 3 i Kushtetutës, duke parashikuar se anëtarët e Këshillit të Ministrave gëzojnë imunitetin e deputetit synon mbrojtjen dhe funksionimin e organit ekzekutiv, pjesë e të cilit është edhe ministri.
Duke iu referuar masës së pezullimit të ushtrimit të detyrës apo shërbimit publik vlerësohet se për nga shkalla dhe intensiteti i saj ajo prek funksionin kushtetues politik të ministrit.
Prandaj në balancimin e parimit kushtetues të efektivitetit të ndjekjes penale dhe atij të funksionimit të pushtetit ekzekutiv në kuptim të parimit të ndarjes dhe balancimit të pushteteve sipas nenit 7 të Kushtetutës edhe për këtë masë kërkohet dhënia e autorizimit paraprak nga Kuvendi.
Sipas qëndrimit tjetër, ngjashëm me standardin e interpretimit të pranuar nga Gjykata në rastin e regjimit të imuniteteve, i cili duhet të jetë i ngushtë/i kufizuar, bazuar në vullnetin e kushtetutëbërësit në reformën e vitit 2012 për zvogëlimin e imunitetit, Kushtetuta në formën e saj aktuale ka parashikuar autorizimin paraprak të Kuvendit për masat procedurale penale të parashikuara shprehimisht në nenin 73, pika 2 të saj.
Në këtë dispozitë nuk parashikohet masa ndaluese e pezullimit të ushtrimit nga detyra sipas nenit 242 të Kodit të Procedurës Penale, ndonëse zbatimi i kësaj mase pamundëson ushtrimin e funksioneve të ministrit dhe për pasojë ndërhyn edhe në veprimtarinë e Këshillit të Ministrave.
Në këndvështrim të parimit të ndarjes dhe balancimit të pushteteve, çështja e shtimit ose ndryshimit të mekanizmave balancues, ku përfshihen edhe garanci të tilla, i përket vlerësimit të ligjvënësit kushtetues.
Për sa më lart, Gjykata Kushtetuese vendosi:
1. Rrëzimin e kërkesës.
2. Heqjen e masës së pezullimit të caktuar me vendimin e Mbledhjes së Gjyqtarëve të datës 12.12.2025.
3. Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi me botimin e vendimit në Fletoren Zyrtare”.
Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese”.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
6 Shkurt21:43
Gjykata Kushtetuese nuk merr vendim për Ballukun, bie kërkesa e Ramës. Zbardhet vendimi
Pas më shumë se 9 orësh, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese nuk kanë arritur të marrin një vendim për pezullimi...
AKTUALITET
6 Shkurt21:15
Vranë të riun shqiptar, jepet dënimi për dy autorët. Ja me sa vite u dënuan
Dy shtetas anglezë nga qyteti i Jork-ut janë dënuar me burgim të përjetshëm dhe do të kalojnë të paktën 29 vje...
AKTUALITET
6 Shkurt20:14
Hajduti tenton grabitjen e dytë në Shkodër, përleshet me punonjësin. Policia jep detaje
Pak orë pasi tentoi të grabiste filialin e një poste dhe nuk ia doli, një i ri nga Shkodra ka tentuar të grabisë një market. ...
AKTUALITET
6 Shkurt19:38
Shkodër/ Tentoi të grabiste zyrën e Postës Shqiptare, autori ende i pa identifikuar
Një tentativë grabitje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Vasil Shanto” në Shkodër, ku një person ende i paid...
AKTUALITET
6 Shkurt19:37
Mbetjet e rrezikshme/ Gjykata e Durrësit “zbut” masën për Arta Dollanin
Gjykata e Durrësit ka vendosur të ndryshojë një pjesë të masave të sigurisë në çështjen e mbetjeve t&eu...
AKTUALITET
6 Shkurt19:28
Afera e AKSHI-t/ Gazetarja: Në zyra janë urdhëruar ekzekutime, SPAK ka video
Gazetarja Anuela Llabani, duke komentuar dosjen e AKSHI-t në emisionin në News24, u shpreh se në provat që SPAK ka në duar, sipas saj, ...
AKTUALITET
6 Shkurt19:12
Familja shqiptare u shua nga gazi, të afërmit kërkojnë ndihmë për sjelljen e trupave në Shqipëri
Një tragjedi e rëndë ka tronditur Italinë dhe Shqipërinë pasi një familje shqiptare humbi jetën si pasojë e një...
AKTUALITET
6 Shkurt19:01
Mashtrimi me procesverbalet në sallën e gjyqit dhe gënjeshtra e Carlo Bollinos
Ndryshe nga Mero Baze që ka kaluar në ekstrem duke publikuar gënjeshtra dhe në mënyrë abuzive thotë se prokurorët Ols ...
AKTUALITET
6 Shkurt18:53
Shqiptari vritet me hanxhar në Britani, kush është i riu që emigroi për të mbajtur familjen
Viktima e vrasjes së rëndë me hanxhar në një garsoniere në qytetin e York-ut ishte një emigrant shqiptar, i cili kishte shkua...