Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

Ndryshe nga Mero Baze që ka kaluar në ekstrem duke publikuar gënjeshtra dhe në mënyrë abuzive thotë se prokurorët Ols Dado dhe Altin Dumani kanë thënë në GJKKO se Erion Veliaj duhet të qëndrojë në burg për shkak se ka marrë avokatë amerikanë, ndryshe nga Ylli Manjani që thotë tezën se mbi ç’ligj bazohet budallallëku se “u bëre ti të marrësh avokat amerikan”, Carlo Bollino është treguar më diplomat. Ankohet, thotë, për avokatin amerikan.
Në fakt, që ta kuptojë edhe Carlo Bollino, megjithëse është më diplomat në këto lojëra, nuk është ankuar prokurori Ols Dado.

Po ju sjellim edhe raportimin e bërë në median e tij, ku media e Carlo Bollino-s thotë se prokurori Ols Dado është ankuar për avokatin amerikan.
“Jemi vënë në dijeni pasi elementë të rinj në lidhje me nenin 228 të Kodit të Procedurës Penale, të nenit 163 në lidhje me kushtet e përcaktimit të masës së sigurimit personal, jemi vënë në dijeni për një fushatë lobimi të shtetasit Erion Veliaj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me një fond financimi rreth 221 mijë dollarë. Nga burime të hapura, është një shkrim, ka shumë shkrime, por do të doja që këtë gjykata ta shqyrtonte si provë. Në gjykimin tonë kjo fushatë lobimi, e cila ka shkuar deri në nivelet më të larta politike administrative të Shteteve të Bashkuara nuk përbën një mbrojtje juridike për veprimtari të funksionit politik, synon delegjitimimin e organeve që po gjykojnë aktualisht çështjen dhe tregon vullnetin e të pandehurit për të shmangur procesin penal.
Pra, mbrojtja nga procesi penal dhe jo mbrojtja në procesin penal duket se është synimi kryesor i të pandehurit Erion Veliaj gjatë këtyre muajve të hetimit paraprak, por dhe të gjykimit në seancë paraprake. Për ne është një element shumë i rëndësishëm që tregon se klima e krijuar në raport me Prokurorinë e Posaçme, por dhe me gjyqtarin në hetim paraprak. Të mos harrojmë këtu që nga burime të hapura gjithashtu, këta aktorë të sistemit të drejtësisë, pra edhe prokurorë të Prokurorisë së Posaçme, por edhe gjyqtarë, janë cilësuar si anëtarë aktivë të një partie që i përket opozitës në Shqipëri.
Janë cilësuar të lidhur, ose të paktën vetëm prokurori, me interesa të ngushta zhvillimore ndërtuese. Kjo është një situatë që krijon një klimë ndikimi jo vetëm tek organet e drejtësisë dhe aq më tepër mund të imagjinojmë efektin që krijon te dëshmitarët, por dhe te dëshmitarët e drejtësisë që janë pjesë jetike, thelbësore e këtij procesi”.

Prokurori Ols Dado ka folur për lobimin 220 mijë dollarë kundër drejtësisë. Lobim, i cili në fakt ka pasur gënjeshtra.
Dhe në qoftë se ka gënjeshtra janë dy:
1-Shtesa e lejes së ndërtimit e kërkuar nga Olsi Dado, për të cilën nuk është publikuar as dokumenti me firmën e prokurorit dhe as dokumenti me refuzimin e bërë nga Erion Veliaj. Kemi 173 ditë që e kërkojmë, pse nuk e kërkon edhe Carlo Bollino të bëhet publike kjo?
2-Sipas dokumenteve të siguruara në Departamentin Amerikan të Drejtësisë thuhet se Ols Dado është anëtar aktiv i Partisë Demokratike. Ku është? Ta nxjerrin.
Këto të dyja, nuk i nxjerrin dot as Mero Baze dhe as Carlo Bollino, që na luan me tezën se ankohet për avokatin. Është e qartë që prokurorët e SPAK-ut nuk janë ankuar për asnjë avokat të huaj, as amerikan, as europian. Përkundrazi, kanë thënë: 'vazhdo lobimin dhe pushka top t'u bëftë'.
Po a do ta pyesin ndonjëherë veten të gjithë këto media, të gjithë këta që e mbajnë veten (disa prej tyre) edhe për burra të zotë, pse nuk zhvillohet gjyqi prej shtatë muajsh?
Pse në seancën paraprake avokatja ankohet për lekët e taksisë, ndërkohë që paguajnë qindra mijëra dollarë lobim në SHBA dhe qindra mijëra të tjera për media?
Apo nuk mjafton që mediat të mbushin xhepat e tyre e se çfarë budallallëqesh vijnë nga studiot ligjore apo ato të lobimit nuk prish ndonjë punë.
Kur e doni kaq shumë Erionin, sidomos Carlo Bollino që e ka pikë të dobët në zemër, mirë është ta këshillojë të zhvillohet gjyqi dhe së bashku ta nxjerrin të pafajshëm.
Ose ta ndihmojë Carlo me ndonjë lekë Erionin, boll i ka marrë vëllait të tij dhe ka përfituar nga Bashkia e Tiranës. Le t'i japë ndonjë lekë avokates që t'ia lënë taksinë një çikë më gjatë atje në burgun e Durrësit, apo në Fier ku e kanë çuar tani./ CNA
Viktima e vrasjes së rëndë me hanxhar në një garsoniere në qytetin e York-ut ishte një emigrant shqiptar, i cili kishte shkua...
Drejtoria Rajonale për Arsimin Parauniversitar Tiranë ka reaguar zyrtarisht për rastin e mësuesit të anglishtes Dritan Zaimi. Mësu...
Një park i ri fotovoltaik është miratuar nga qeveria në mbledhjen e kësaj të premteje. Parku me kontratë plot 49 vite, ë...
Policia Kombëtare spanjolle ka shkatërruar një organizatë kriminale në Madrid të dedikuar për mashtrimin e turistëve t&e...
Brenda vetëm dy muajve, disa nga akset rrugore më të kushtueshme në Shqipëri kanë pësuar shembje, rrëshqitje dherash d...
Që prej datës 3 shkurt , fati i bariut Ylli Dine, 65 vjeç, mbetet i panjohur. Sipas dyshimeve paraprake, ai mendohet se është rrë...
Në Gjykatën e Durrësit u zhvillua sot seanca për të akuzuarit për importin e mbetjeve të rrezikshme të Kurum. Më ko...
Tre shtetas shqiptarë rrezikojnë dënime nga një deri në katër vite burg në Belgjikë, pasi akuzohen se janë për...
Një burrë shqiptar është deklaruar i pafajshëm për vrasjen e një burri tjetër, i cili u qëllua në kokë ng...
Moti i keq dhe reshjet intensive të shiut orët e fundit, kanë kanë shkaktuar rënien e gurëve dhe dherave në zonën &ldquo...