
Gjykata e Posaçme njofton se ka dhënë masat e sigurisë për grupin e strukturuar kriminal të arrestuar për trafikim të lëndëve narkotike.
Bëhet fjalë për Aleksandër Rrasa, Kristian Plepaj, Pavlin Shpati, Jeton Kacoli dhe Arben Shpati”.
Njoftimi i Prokurorisë së Posaçme
1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale që i përket procedimit penal nr. 161, të vitit 2024, në ngarkim të të pandehurve Aleksandër Rrasa, Kristian Plepaj, Pavlin Shpati, Jeton Kacoli dhe Arben Shpati”. 2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues
të përbërë nga gjyqtarët Erjon Çela, Flora Hajredinaj dhe Bib Ndreca, me vendimin nr. 23, datë 12.03.2026 vendosi: 1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Arben Shpati për kryerjen e veprës penale "Kultivim i bimëve narkotike" kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 284/1, 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Arben Shpati për kryerjen e veprës penale "Prodhim dhe shitja e narkotikëve" kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/1, 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim. Deklarimin fajtor të të pandehurit Arben Shpati për kryerjen e veprës penale "Grup i strukturuar kriminal" në formë të pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a/2 dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, i pandehuri Arben Shpati dënohet me një dënim të vetëm prej 13 (trembëdhjetë) vjet burgim. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Arben Shpati me një dënim të vetëm prej 8 (tetë) vjet dhe 8 (tetë) muaj burgim. Vuajta e dënimit për të pandehurin Arben Shpati të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë. Deklarimin fajtor të të pandehurit Pavlin Shpati për kryerjen e veprës penale "Kultivim i bimëve narkotike" kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 284/1, 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 9 (nëntë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Pavlin Shpati për kryerjen e veprës penale "Prodhim dhe shitja e narkotikëve" kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/1, 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Pavlin Shpati për kryerjen e veprës penale "Grup i strukturuar kriminal" në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a/2 i K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim. Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale,
i pandehuri Pavlin Shpati dënohet me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vjet dhe 6 (gjashtë) muaj burgim.
Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Pavlin Shpati me një dënim të vetëm prej 7 (shtatë) vjet burgim.
Vuajta e dënimit për të pandehurin Pavlin Shpati të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë 3.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Aleksandër Rrasa për kryerjen e veprës penale "Kultivim i bimëve narkotike" kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal parashikuar nga nenet 284/1, 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Aleksandër Rrasa për kryerjen e veprës penale "Prodhim dhe shitja e narkotikëve" kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/1, 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim. Deklarimin fajtor të të pandehurit Aleksandër Rrasa për kryerjen e veprës penale "Grup i strukturuar kriminal" në formën e pjesëmarrjes e parashikuar nga neni 333/a/2 dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, i pandehuri Aleksandër Rrasa dënohet me një dënim të vetëm prej 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Aleksandër Rrasa me një dënim të vetëm prej 8 (tetë) vjet. Vuajta e dënimit për të pandehurin Aleksandër Rrasa të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Jeton Kacoli për kryerjen e veprës penale "Kultivim i bimëve narkotike" kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal e parashikuar nga nenet 284/1, 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal dhe në bazë të të këtyre dispozitave dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Jeton Kacoli për kryerjen e veprës penale "Prodhim dhe shitja e narkotikëve" kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal parashikuar nga nenet 283/1, 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal dhe në bazë të të këtyre dispozitave dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim. Deklarimin fajtor të të pandehurit Jeton Kacoli për kryerjen e veprës penale "Grup i strukturuar kriminal" në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a/2 dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, i pandehuri Jeton Kacoli dënohet me një dënim të vetëm prej 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Jeton Kacoli me një dënim të vetëm prej 8 (tetë) vjet burgim. Vuajta e dënimit për të pandehurin Jeton Kacoli të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.
5. Deklarimin fajtor të të pandehurit Kristjan Plepaj për kryerjen e veprës penale "Kultivim i bimëve narkotike" kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 284/1, 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal dhe në bazë të të këtyre dispozitave dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim. Deklarimin fajtor të të pandehurit Kristjan Plepaj për kryerjen e veprës penale "Prodhim dhe shitja e narkotikëve" kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 284/1, 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal dhe në
bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Kristjan Plepaj për kryerjen e veprës penale "Grup i
strukturuar kriminal" në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a/2 dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, i pandehuri Jeton Kacoli dënohet me një dënim të vetëm prej 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Kristjan Plepaj me një dënim të vetëm prej 8 (tetë) vjet burgim. Vuajta e dënimit për të pandehurin Kristjan Plepaj të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë
së lartë.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
13 Mars10:43
'Qeveria pa plan për rritjen e çmimeve të naftës'/ Bozdo: PD do propozojë një ligj kontrollues
Nënkryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, deklaroi nga Kuvendi se teksa shumë ...
AKTUALITET
13 Mars10:36
ARRSH njofton ndërhyrjen e kontrolluar me eksploziv në aksin Llogara-Palasë
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se sot, rreth orës 12:00, në segmentin rrugor të Llogarasë, rreth 850 metra nga dalja e tunelit në...
AKTUALITET
13 Mars10:25
I shkaktoi Francës 2.5 milionë euro dëm, arrestohet 61-vjeçari italian në Rinas
Policia kufitare në Rinas arrestoi 61 vjeçarin italian me inicialet V. C., pasi ishte dënuar me dy vite burgim në Francë.
Italiani...
AKTUALITET
13 Mars10:01
Bastisje në burgun e Malandrinos, gjendet thikë në qelinë e kriminelit famëkeq shqiptar
Oficerët e Drejtorisë për Luftimin e Krimit të Organizuar kanë zhvilluar një operacion kontrolli në Malandrinos Prison, ku ...
AKTUALITET
13 Mars10:00
EMRI/ U aksidentua më 6 mars, ndërron jetë 20-vjeçari nga fshati Tale
Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës 20-vjeçari Kristjan Kola, i cili u aksidentua më 6 mars në aksin Rrile-Sh&eum...
AKTUALITET
13 Mars09:52
EMRI/ U përplas nga fadroma gjatë punës, humb jetën 43-vjeçari
Një punëtor ka humbur jetën sot në një gurore në zonën e Dajtit, pasi u përplas nga një fadromë gj...
Piranjat News
AKTUALITET
13 Mars09:06
VIDEO/ “Janë bllokuar kanalizimet e ujërave të zeza”, banorja në Rrushkull: Fëmijët u sëmurën nga infeksionet, bashkia nuk na ndihmon
Një familje në Rrushkull të Durrësit i është drejtuar redaksisë së Piranja News, për problemin me kanalizimet e u...
AKTUALITET
13 Mars09:00
EMRAT/ Trafikonin armë zjarri, arrestohen dy persona
Në pikën kufitare Morinë, policia ka arrestuar një 38-vjeçar pasi tentoi të trafikonte një armë zjarri dhe një ...
AKTUALITET
13 Mars08:36
Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 83 lekë dhe do shitet me 84 lekë.
Ndërkoh&e...
AKTUALITET
13 Mars08:30
Bllokohen 5,340 palë atlete të markave të 'luksit', doganat sekuestrojnë mallin e kontrabanduar
Drejtoria e Antikontrabandës dhe Drejtoria e Monitorimit, në bashkëpunim dhe koordinim intensiv me degët doganore në Kakavijë dh...