AKTUALITET

EMRAT/ Kultivuan 1.8 ton kanabis me sera në Berat, GJKKO jep dënimet për 17 të pandehurit! Ja sa vite burg do të bëjë secili

Piranjat Përditësimi i fundit 4 Korrik 2026, 15:07
EMRAT/ Kultivuan 1.8 ton kanabis me sera në Berat, GJKKO jep dënimet

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dhënë dënimet për 17 personat e pandehur, të akuzuar për kultivimin e rreth 1.8 tonëve kanabis përmes serave në fshatin Drenovicë të Beratit.

Dy drejtuesit e grupit, Sadetin Hasaj dhe Blerim Xheka, u dënuan secili me 8 vjet e 8 muaj burg, pas përfitimit të uljes së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Me 6 vjet e 8 muaj burgim u dënuan Sidrit Bisha, Suad Smakaj, Jurgen Ujkaj, Samoel Lushaj, Endriol Xheka, Mirvaldo Disha dhe Hamdi Dyli.

Ndërsa Arben Vrapi, Adiol Çifliku, Lulzim Bushataj, Mustaf Manej, Bashkim Mema dhe Edison Mema u dënuan secili me 5 vjet e 4 muaj burgim.

Gjykata shpalli fajtore edhe Drita Mema dhe Izmire Mema për kultivim të bimëve narkotike në bashkëpunim të thjeshtë, duke i dënuar me nga 4 vjet burgim, por vendosi pezullimin e ekzekutimit të dënimit dhe vënien e tyre në provë për një periudhë 3-vjeçare. Të dyja u shpallën të pafajshme për akuzën e pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal dhe iu shuan masat e sigurimit.

NJOFTIMI I PLOTE I GJYKATES:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurve: Sadetin Hasaj, Blerim Xheka, Sidrit Bisha, Suad Smakaj, Jurgen Ujkaj, Samoel Lushaj, Endriol Xheka, Mirvaldo Disha, Hamdi Dyli, Arben Vrapi, Adiol Çifliku, Lulzim Bushataj, Mustaf Manej, Bashkim Mema, Drita Mema, Izmire Mema dhe Edison Mema”.

2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtaret Flojera Davidhi, Irena Gjoka dhe Elsa Ulliri me vendimin nr. 56, datë 03.07.2026 vendosi:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Sadetin Hasaj për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim të posaçëm, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 283, paragrafi 1 dhe 28/4 e 334, pika 1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

1.1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Sadetin Hasaj për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotikëve” kryer në bashkëpunim të posaçëm, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 284, paragrafi 1 dhe 28/4 e 334, pika 1 të Kodit Penal dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.

1.2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Sadetin Hasaj për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” kryer në bashkëpunim të posaçëm, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 278 paragrafi 1, 28/4 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.

1.3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Sadetin Hasaj për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal” në rolin e drejtuesit, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.

Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Sadetin Hasaj dënohet me 13 (trembëdhjetë) vjet burgim.  1.5. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Sadetin Hasaj i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.   1.6. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Sadetin Hasaj të fillojë nga data e ekzekutimit të masës së sigurimit dhe të vuhet në një burg të sigurisë së lartë.  2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Blerim Xheka për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim të posaçëm, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 283, paragrafi 1 dhe 28/4 e 334, pika 1 të Kodit Penal dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim;

2.1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Blerim Xheka për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotikëve” kryer në bashkëpunim të posaçëm, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 284 paragrafi 1 dhe 28/4 e 334, pika 1 të Kodit Penal dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.  2.2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Blerim Xheka për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” kryer në bashkëpunim të posaçëm, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 278 paragrafi 1, 28/4 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.

2.4. Deklarimin fajtor të të pandehurit Blerim Xheka për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal” në rolin e drejtuesit, parashikuar nga neni 333/a, pargrafi 1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 4 (katër) vjet burgim.  2.5. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Blerim Xheka dënohet me një dënim të vetëm prej 13 (trembëdhjetë) vjet burgim.   2.6. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Blerim Xheka i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.  2.7. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Blerim Xheka të fillojë nga data e ekzekutimit të masës së sigurimit dhe të vuhet në një burg të sigurisë së lartë.

3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Sidrit Bisha për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim të posaçëm, në kuadër të grupit të strukturuar Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0422225075; gjykata.gov.al kriminal dhe në bazë të neneve 283, paragrafi 1 dhe 28/4 e 334/1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.  3.1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Sidrit Bisha për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotikëve” kryer në bashkëpunim të posaçëm, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 284 paragrafi 1 dhe 28/4 e 334/1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim.  3.2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Sidrit Bisha për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” kryer në bashkëpunim të posaçëm, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 278 paragrafi 1, 28/4 dhe 334, pika 1 të Kodit Penal dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.

3.3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Sidrit Bisha për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal” si pjesëmarrës, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.  3.4. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Sidrit Bisha dënohet me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vjet burgim.  3.5. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Sidrit Bisha i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 (gjashtë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim. 3.6. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Sidrit Bisha të fillojë nga data e ekzekutimit të masës së sigurimit dhe të vuhet në një burg të sigurisë së lartë. 4. Deklarimin fajtor të të pandehurit Suad Smakaj për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim të posaçëm, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 283, paragrafi 1 dhe 28/4 e 334, pika 1 të Kodit Penal dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim. 4.1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Suad Smakaj për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotikëve” kryer në bashkëpunim të posaçëm, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 284, paragrafi 1 dhe 28/4 e 334, pika 1 të Kodit Penal dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim. 4.2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Suad Smakaj për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal” si pjesëmarrës, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.   Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0422225075; gjykata.gov.al 4.3. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Suad Smakaj dënohet me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vjet burgim.

4.4. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Suad Smakaj t’i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 (gjashtë) vjet e 8 (tetë) burgim. 4.5. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Suad Smakaj të fillojë nga data e ekzekutimit të masës së sigurimit dhe të vuhet në një burg të sigurisë së lartë. 5. Deklarimin fajtor të të pandehurit Jurgen Ujkaj për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim të posaçëm, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 283, paragrafi 1 dhe 28/4 e 334/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.  5.1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Jurgen Ujkaj për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotikëve” kryer në bashkëpunim të posaçëm, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 284 paragrafi 1 dhe 28/4 e 334/1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim. 5.2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Jurgen Ujkaj për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” kryer në bashkëpunim të posaçëm, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 278, paragrafi 1, 28/4 dhe 334, pika 1 të Kodit Penal dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.   5.3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Jurgen Ujkaj për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal” si pjesëmarrës, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2 i Kodit Penal dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.  5.4. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Jurgen Ujkaj dënohet me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vjet burgim.   5.5. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Jurgen Ujkaj i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 (gjashtë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.

5.6. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Jurgen Ujkaj të fillojë nga data e ekzekutimit të masës së sigurimit dhe të vuhet në një burg të sigurisë së lartë. 6. Deklarimin fajtor të të pandehurit Samoel Lushaj për kryerjen e veprës penale “Prodhimi Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0422225075; gjykata.gov.al dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim të posaçëm, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 283, paragrafi 1 dhe 28/4 e 334, pika 1 të Kodit Penal dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.

6.1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Samoel Lushaj për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotikëve” kryer në bashkëpunim të posaçëm, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 284, paragrafi 1 dhe 28/4 e 334, pika 1 të Kodit Penal dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim.  6.2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Samoel Lushaj për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” kryer në bashkëpunim të posaçëm, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 278, paragrafi 1, 28/4 dhe 334, pika 1 të Kodit Penal dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim. 6.3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Samoel Lushaj për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal” si pjesëmarrës, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.  6.4. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Samoel Lushaj dënohet me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vjet burgim.  6.5. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Samoel Lushaj i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 (gjashtë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.  6.6. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Samoel Lushaj të fillojë nga data e ekzekutimit të masës së sigurimit dhe të vuhet në një burg të sigurisë së lartë. 7. Deklarimin fajtor të të pandehurit Endriol Xheka për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim të posaçëm, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 283, paragrafi 1 dhe 28/4 e 334, pika 1 të Kodit Penal dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.

7.1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Endriol Xheka për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotikëve” kryer në bashkëpunim të posaçëm, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 284 paragrafi 1 dhe 28/4 e 334, pika 1 të Kodit Penal dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim. 7.2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Endriol Xheka për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal” si pjesëmarrës, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2 i Kodit Penal Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0422225075; gjykata.gov.al dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.  7.3. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Endriol Xheka dënohet me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vjet burgim.   7.4. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Endriol Xheka i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 (gjashtë) vjet e 8 (tetë) burgim.  7.5. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Endriol Xheka të fillojë nga data e ekzekutimit të masës së sigurimit dhe të vuhet në një burg të sigurisë së lartë. 8. Deklarimin fajtor të të pandehurit Mirvaldo Disha për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim të posaçëm, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 283, paragrafi 1 dhe 28/4 e 334, pika 1 të Kodit Penal dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.  8.1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Mirvaldo Disha për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotikëve” kryer në bashkëpunim të posaçëm, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 284, paragrafi 1 dhe 28/4 e 334, pika 1 të Kodit Penal dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim. 8.2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Mirvaldo Disha për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal” si pjesëmarrës, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.  8.3. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Mirvaldo Disha dënohet me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vjet burgim.   8.4. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Mirvaldo Disha i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 (gjashtë) vjet e 8 (tetë) burgim. 8.5. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Mirvaldo Disha të fillojë nga data e ekzekutimit të masës së sigurimit dhe të vuhet në një burg të sigurisë së lartë.

9. Deklarimin fajtor të të pandehurit Hamdi Dyli për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotikëve” kryer në bashkëpunim të posaçëm, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 284, paragrafi 1 dhe 28/4 e 334, pika 1 të Kodit Penal dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim. Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0422225075; gjykata.gov.al 9.1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Hamdi Dyli për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” kryer në bashkëpunim të posaçëm, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 278, paragrafi 1, 28/4 dhe 334, pika 1 të Kodit Penal dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.  9.2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Hamdi Dyli për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal” si pjesëmarrës, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim. 9.3. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Hamdi Dyli dënohet me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vjet burgim.   9.4. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Hamdi Dyli i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 (gjashtë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim. 9.5. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Hamdi Dyli të fillojë nga data e ekzekutimit të masës së sigurimit dhe të vuhet në një burg të sigurisë së lartë. 10. Deklarimin fajtor të të pandehurit Arben Vrapi për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotikëve” kryer në bashkëpunim të posaçëm, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 284, paragrafi 1 dhe 28/4 e 334, pika 1 të Kodit Penal dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim. 10.1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Arben Vrapi për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal” si pjesëmarrës, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.   10.2. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Arben Vrapi dënohet me një dënim të vetëm prej 8 (tetë) vjet burgim.   10.3. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Arben Vrapi i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke e dënuar përfundimisht me 5 (pesë) vjet e 4 (katër) muaj burgim.  10.4. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Arben Vrapi të fillojë nga data e ekzekutimit të masës së sigurimit dhe të vuhet në një burg të sigurisë së lartë. 11. Deklarimin fajtor të të pandehurit Adiol Çifliku për kryerje të veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotikëve” kryer në bashkëpunim të posaçëm, në kuadër të grupit të strukturuar Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0422225075; gjykata.gov.al kriminal dhe në bazë të neneve 284, paragrafi 1 dhe 28/4 e 334, pika 1 të Kodit Penal dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim. 11.1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Adiol Çifliku për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal” si pjesëmarrës, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.  11.2. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Adiol Çifliku dënohet me një dënim të vetëm prej 8 (tetë) vjet burgim.   11.3. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Adiol Çifliku i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 5 (pesë) vjet e 4 (katër) muaj burgim.  11.4. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Adiol Çifliku të fillojë nga data e ekzekutimit të masës së sigurimit dhe të vuhet në një burg të sigurisë së lartë. 12. Deklarimin fajtor të të pandehurit Lulzim Bushataj për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotikëve” kryer në bashkëpunim të posaçëm, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 284, paragrafi 1 dhe 28/4 e 334, pika 1 të Kodit Penal dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim.

12.1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Lulzim Bushataj për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal” si pjesëmarrës, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.   12.2. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Lulzim Bushataj dënohet me një dënim të vetëm prej 8 (tetë) vjet burgim.  12.3. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Lulzim Bushataj t’i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 5 (pesë) vjet e 4 (katër) muaj. 12.4. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Lulzim Bushataj të fillojë nga data e ekzekutimit të masës së sigurimit dhe të vuhet në një burg të sigurisë së lartë. 13. Deklarimin fajtor të të pandehurit Mustaf Manej për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotikëve” kryer në bashkëpunim të posaçëm, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 284, paragrafi 1 dhe 28/4 e 334, pika 1 të Kodit Penal dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim. Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0422225075; gjykata.gov.al 13.1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Mustaf Manej për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal” si pjesëmarrës, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.    13.2. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Mustaf Manej dënohet me një dënim të vetëm prej 8 (tetë) vjet burgim.   13.3. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Mustaf Manej i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 5 (pesë) vjet e 4 (katër) muaj burgim. 13.4. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Mustaf Manej të fillojë nga data e ekzekutimit të masës së sigurimit dhe të vuhet në një burg të sigurisë së lartë. 14. Deklarimin fajtor të të pandehurit Bashkim Mema për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotikëve” kryer në bashkëpunim të posaçëm, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 284, paragrafi 1 dhe 28/4 e 334, pika 1 të Kodit Penal dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim. 14.1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Bashkim Mema për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal” si pjesëmarrës, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.  14.2. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Bashkim Mema dënohet me një dënim të vetëm prej 8 (tetë) vjet burgim.   14.3. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Bashkim Mema i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 5 (pesë) vjet e 4 (katër) muaj burgim. 14.4. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Bashkim Mema të fillojë nga data e ekzekutimit të masës së sigurimit dhe të vuhet në një burg të sigurisë së lartë. 15. Deklarimin fajtore të të pandehurës Drita Mema për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotikëve” kryer në bashkëpunim të thjeshtë dhe në bazë të nenit 284, paragrafi 2 të K.Penal, dënimin e saj me 6 (gjashtë) vjet burgim. 15.1. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurës Drita Mema për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal” si pjesëmarrëse, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2 i Kodit Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0422225075; gjykata.gov.al Penal.  15.2. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës Drita Mema i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) vjet burgim. 15.3. Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim, duke e vënë në provë të pandehurën Drita Mema për një periudhë prove prej 3 (tre) vitesh, me kusht që gjatë kësaj kohe e pandehura të mos kryejë vepër tjetër penale. Gjatë kësaj kohe e pandehura të mbajë kontakte me Drejtorinë e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e saj. 15.4. Në bazë të nenit 389 të K.Pr.Penale, shuarjen e masës së sigurimit në ngarkim të të pandehurës Drita Mema. 16. Deklarimin fajtore të të pandehurës Izmire Mema për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotikëve” kryer në bashkëpunim të thjeshtë dhe në bazë të nenit 284, paragrafi 2 të K.Penal, dënimin e saj me 6 (gjashtë) vjet burgim. 16.1. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurës Izmire Mema për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal” si pjesëmarrëse, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2 i Kodit Penal.  16.2. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës Izmire Mema i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) vjet burgim. 16.3. Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim, duke e vënë në provë të pandehurën Izmire Mema për një periudhë prove prej 3 (tre) vitesh, me kusht që gjatë kësaj kohe e pandehura të mos kryejë vepër tjetër penale. Gjatë kësaj kohe e pandehura të mbajë kontakte me Drejtorinë e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e saj. 16.4. Në bazë të nenit 389 të K.Pr.Penale, shuarjen e masës së sigurimit në ngarkim të të pandehurës Izmire Mema. 17. Deklarimin fajtor të të pandehurit Edison Mema për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotikëve” kryer në bashkëpunim të posaçëm, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 284, paragrafi 1 dhe 28/4 e 334, pika 1 të Kodit Penal dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim. 17.1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Edison Mema për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal” si pjesëmarrës, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2 i Kodit Penal Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0422225075; gjykata.gov.al dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.   17.2. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Edison Mema dënohet me një dënim të vetëm prej 8 (tetë) vjet burgim.

17.3. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Edison Mema t’i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 5 (pesë) vjet e 4 (katër) muaj burgim.  17.4. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Edison Mema të fillojë nga data e ekzekutimit të masës së sigurimit dhe të vuhet në një burg të sigurisë së lartë. 18. Lidhur me provat materiale, bazuar në nenet 190 dhe 391 të K.Pr.Penale, disponohet sipas kërkimit të prokurorit. 19. Shpenzimet hetimore të kryera gjatë fazës së hetimeve paraprake dhe ato gjyqësore në ngarkim të të pandehurve në mënyrë solidare.

20. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar të gjykatës.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan