FOTO-LAJM/ Bregdeti i Dhërmiut i ndotur, turistët përballen me substancën ngjitëse
Megjithëse plazhi i Dhërmiut konsiderohet një nga plazhet më të mira në vend dhe qeveria premton në vijimësi një ...
Megjithëse plazhi i Dhërmiut konsiderohet një nga plazhet më të mira në vend dhe qeveria premton në vijimësi një ...
Kryetari i PD, Sali Berisha njoftoi se PPE mbështet plotësisht protestën rinore qytetare, për shkak të kauzës të saj të ...
Kompjuterët e sekuestruar në zyrat e Armand Shakajt kanë zbuluar të dhëna që lidhen me llogari të kriptomonedhave, duke forcu...
Fillimisht protestuan për flamingot, por tani turma në rrugët poshtë zyrës së kryeministrit shqiptar Edi Rama ka nisur të th&...
Fillimisht protestuan për flamingot, tani turma në rrugët poshtë zyrës së kryeministrit shqiptar Edi Rama ka filluar të broho...
Tirana, kryeqyteti shqiptar do të presë këtë të shtunë, 4 korrik protestën e 35-të masive, ku qytetarët kërkoj...
Në aksident janë përfshirë gjashtë automjete, ndërsa si pasojë disa persona kanë mbetur të lënduar. Sipas inf...
Në vitin 1942, ekonomisti austriak Joseph Schumpeter formuloi një nga konceptet më të rëndësishme të kapitalizmit modern: &ld...
Festimet për 250-vjetorin e lindjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë nisur në hijen e Mount Rushmore, nën v&eum...
Nga Lutfi Dervishi Një protestë nuk është thjesht një listë akuzash ndaj pushtetit. Kur zgjat më shumë se një muaj...
Në vitin 1942, ekonomisti austriak Joseph Schumpeter formuloi një nga konceptet më të rëndësishme të kapitalizmit modern: “shkatërrimin krijues” (creative destruction). Sipas tij, zhvillimi ekonomik nuk ndodh në mënyrë lineare. Ai ecën përpara duke shembur të vjetrën për t’i lënë vend të resë.
Makinat zëvendësuan karrocat me kuaj, fotografia digjitale fundosi filmin analog, interneti rrëzoi gazetat tradicionale, ndërsa telefonat inteligjentë zhdukën një industri të tërë pajisjesh elektronike. Çdo revolucion teknologjik ka sjellë humbës dhe fitues, por në fund ka krijuar më shumë produktivitet, më shumë mirëqenie dhe më shumë mundësi.
Ky është kuptimi i shkatërrimit krijues: shkatërron diçka, por ndërton diçka më të vlefshme në vend të saj.
Shqipëria e tri dekadave të fundit ka përjetuar një transformim të madh. Është ndërtuar, është urbanizuar, është hapur ndaj botës dhe ka ndryshuar fytyrë. Por pyetja që lind sot është nëse kemi qenë dëshmitarë të një shkatërrimi krijues, apo thjesht të një shkatërrimi, ose të një shkretimi.
Industria në pjesën më të madhe u mbështet te burimet natyrore që vendi kishte me bollëk. Nafta, kromi, bakri, hidrocentralet, guroret dhe lëndët e tjera të para u kthyen në motorë të rritjes ekonomike. Ishte rruga më e lehtë për të krijuar të ardhura në një ekonomi të varfër, por jo domosdoshmërisht rruga më e zgjuar për zhvillim afatgjatë.
Shqipëria është një vend i vogël, por me një pasuri natyrore. Ka male, lumenj, liqene, pyje dhe një vijë bregdetare të pasur. Pikërisht këto janë asetet që do të duhej të ishin kapitali ynë më i çmuar. Megjithatë, për hir të urbanizimit dhe më pas të turizmit masiv, po konsumojmë pikërisht atë që na bën të veçantë.
Fillimisht u mbushën me beton zonat qendrore të bregdetit. Sot presioni po zhvendoset drejt Veriut dhe Jugut. Çdo sezon veror sjell një garë të re për të ndërtuar më shumë, më pranë detit, më pranë malit, më pranë çdo cope natyre ende të paprekur. Projekte pa fund, që dalin përditë. Ka kërkesë, thonë. Kërkesë ka kudo në botë, po vështirë të thuhet që ata nxitojnë të shfrytëzojnë çdo cep, siç po ndodh te ne.
Në Tiranë, ndërkohë, vinçat janë bërë pjesë e peizazhit, duke i zënë vendin Kullës së Sahatit. Kryeqyteti është kthyer prej vitesh në një kantier të përhershëm ndërtimi. Dhe gjithçka tregon se ritmi nuk do të ngadalësohet as në kryeqytet dhe as në bregdet. Të ardhurat nga taksa e ndikimit në infrastrukturë për 5-mujorin e parë sugjerojnë se janë dhënë leje më shumë sesa viti rekord i 2024-s. Dokumente si “Albanian Files” tregojnë se “nuk kemi parë gjë akoma”. Pas qyteteve e bregdetit, radhën duket se do e kenë dhe malet.
Sigurisht, ndërtimi krijon vende pune. Turizmi sjell të ardhura. Investimet janë të domosdoshme. Askush nuk propozon që vendi të kthehet në një muze ku nuk ndërtohet asgjë. Por zhvillimi nuk matet vetëm me numrin e kullave, apartamenteve apo resorteve. Ai matet me atë që u lëmë brezave që vijnë.
Nëse për të ndërtuar një hotel shkatërrohet një plazh i virgjër, a kemi krijuar më shumë vlerë sesa kemi humbur? Nëse për të ndërtuar një kompleks rezidencial humbet një pyll, një lagje apo një peizazh që nuk rikthehet më, a është ky zhvillim? Dhe nëse ekonomia mbështetet gjithnjë e më shumë në ndërtim, ndërsa prodhimi, industria dhe bujqësia zbehen, a po ndërtojmë një model që do të rezistojë edhe pas një apo dy dekadash?
Këto ndodhin madje në kohën kur objektiv i ditës po bëhet dhe ekonomia qarkulluese, duke u dhënë peshë parimeve të ESG (Environmental, Social and Governance – një kuadër vlerësimi që mat sa e qëndrueshme, e përgjegjshme dhe e mirëqeverisur është një kompani, duke analizuar ndikimin e saj në mjedis, shoqëri dhe mënyrën e qeverisjes). Kur këto elemente u imponohen bizneseve dhe operatorëve ekonomikë, a mund t’i shkelin me këmbë sjelljet e qeverisë?
Në sfond të gjithë kësaj po shfaqet një fenomen që po bëhet i qëndrueshëm. Protestat. Të rinj që kundërshtojnë betonizimin, banorë që mbrojnë lumenjtë, aktivistë që kërkojnë të ruhen hapësirat publike dhe natyra. Për vite me radhë këto zëra dukeshin periferikë. Sot po bëhen gjithnjë e më të shumtë.
Ata nuk po protestojnë kundër zhvillimit. Po protestojnë kundër një modeli zhvillimi që shpesh duket se konsumon e shkatërron më shumë sesa krijon vlerë në periudhë afatgjatë. Kundër një modeli që mat suksesin me metra katrorë betoni, ndërsa humbja e natyrës konsiderohet një kosto e pranueshme, megjithëse është e pakthyeshme. Kundër një modeli që vetëm ndërton, por nuk arrin të bindë të rinjtë të ndërtojnë jetën e tyre në Shqipëri.
Schumpeter kishte të drejtë: për të ecur përpara duhet të shembësh diçka. Por ai besonte se ajo që ndërtohet më pas duhet të jetë më e mirë, më produktive dhe më e vlefshme se ajo që u shkatërrua.
Kjo është pikërisht dilema shqiptare. Nuk është më pyetja nëse po ndryshojmë. Kjo është e dukshme. Pyetja është nëse, pasi të bjerë pluhuri i kantiereve dhe të jetë shuar zhurma e tyre, a do të kemi ndërtuar një ekonomi më të fortë dhe një vend më të jetueshëm, ku të rinjtë nuk do të shohin më si alternativë emigrimin?
Sepse nëse në fund mbetemi me më pak natyrë, më pak prodhim, më pak të rinj dhe më shumë beton, atëherë nuk do të kemi qenë dëshmitarë të shkatërrimit krijues, por vetëm të një shkretimi jo krijues./ Monitor
Në aksin rrugor Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur Subash, është regjistruar një aksident rrugor, ku nj...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në aksin rrugor Prrenjas–Librazhd, ku një 42-vjeçar ka humbur jet&eu...
Moto & Rock Festival, që po zhvillohet në Korçë mes muzikës, motorëve dhe mijëra pjesëmarrësve, ësht&eum...
TIRANË- Mijëra qytetarë kanë "pushtuar" rrugët drejt Komisariatit nr. 3, aty ku ndodhen disa nga protestuesit e ndaluar pas protest&eum...
Në Tiranë u mbajt dita e 34-të e tubimit, ku pas fjalimeve ata nisën të marshonin në rrugët e kryeqytetit, me destinacion kom...
Në protestën e 34-të, njëri prej protestuesve ka ngritur akuza të rënda ndaj drejtuesve të qeverisë teksa duke iu referu...
Një zjarr ka përfshirë malin e Shëngjinit, pranë rrugës kryesore në lagjen Sakë, duke djegur një sipërfaqe t&e...
TIRANË- Pedagogu Sandër Kovaçi deklaroi nga protesta se kryeministri Edi Rama duhet të dorëhiqet dhe të japë llogari para d...
ELBASAN- Stuhia e shoqëruar me reshje të dendura shiu dhe erëra të forta, që përfshiu mesditën e së premtes qytetin e El...
Eshtë futur në qeli Genti Berisha, i riu shqiptar I akuzuar për shkaktimin e aksidentit rrugor të ndodhur mbrëmjen e 22 qershorit ku hu...