
Një grindje për motive të dobëta ka ndodhur pasditen e së mërkurës, në Sarandë.
45-vjeçari Gëzim Preçi, lindur në Tiranë por me banim në Lezhë, pas një grindjeje të momentit, dyshohet se pa asnjë motiv, ka goditur me grushte dhe sende të forta 48-vjeçarin Gentjan Mustafa, banor i Shelegarit.
Nga persona të ndodhur prezent në ngjarje është bërë transportimi i 48-vjeçarit në urgjencën e spitalit të Sarandës.
Sipas bluzave të bardha, mësohet se goditja me sende të forta e 48-vjeçarit Gentjan Mustafa ishte e rëndë. Goditja ishte poshtë syrit dhe për rrjedhojë i ishte thyer kocka, njëherazi nga goditja pati edhe hemorragji të syrit.
Pas ndihmës së parë në spitalin e Sarandës, 48-vjeçari Gentjan Mustafa është transportuar me ambulancë drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Pas ngjarjes kanë shkuar në vend shërbimet policore dhe bënë arrestimin e 45-vjeçarit Gëzim Preçi, për veprën penale “plagosja e rëndë me dashje”.
Burime bëjnë me dije se autori kishte rreth një javë që ndodhej në Sarandë dhe raste grindjeje kishte pasur edhe me të tjerë qytetarë, por pa përdorimin e sendeve të forta, si në rastin e 48-vjeçarit Mustafa.
Mësohet se 45-vjeçari Gëzim Preçi, ka shfaqur shqetësime të shëndetit mendor dhe për rrjedhojë edhe pse i arrestuar, do të dërgohet në Spitalin Psikiatrik në Lezhë me shtrim të detyruar, deri në pritje të ekspertimit nga mjekët.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
5 Shkurt13:28
Etiketa e një vere zbulon mashtrimin?/ 1 herë Rama del krah 'Alehandro Group', gjithë shteti dehet nuk shikon, nuk kontrollon
Një etiketë vere e denoncuar mesa duket fsheh shumë institucione duke nisur nga AKU, drejtorinë e Përgjithshme të Doganave dhe K...
AKTUALITET
5 Shkurt13:28
SKANDAL/ Ish-truproja e Ramës me veshje civile, dhunoi dhe arrestoi protestuesit në Rrjoll të Velipojës
Gjatë protestës së djeshme të banorëve të fshatit Rrjoll të Velipojës, kundër ndërtimit të resortit &ld...
AKTUALITET
5 Shkurt13:03
Në SPAK kryetari i Bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi
Kryetari i Bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi, është paraqitur këtë të enjte në Prokurorinë e Posaçme Kun...
AKTUALITET
5 Shkurt12:50
Kryetari i Bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi paraqitet në SPAK
Kryetari i bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme.
Ende nuk dih...
Nga Xhuljan Ferzaj
AKTUALITET
5 Shkurt12:24
U aksidentua për vdekje në Itali, familjarët e Saimir Gjokës: Kërkojmë drejtësi!
"Ne thjesht kërkojmë të vërtetën, ne kërkojmë drejtësi. Vëllai im vdiq në një aksident të tmerrsh&...
AKTUALITET
5 Shkurt11:58
Banorët e tre fshatrave protestë para Bashkisë së Beratit: Na thanë protestoni sa të doni, rruga nuk do të bëhet!
Banorët e tre fshatrave në qarkun e Beratit kanë protestuar ditën e sotme (5 shkurt) para Bashkisë.
Shkak është bër&e...
AKTUALITET
5 Shkurt11:59
ODIHR kërkon reformë zgjedhore: Ka probleme me ligjin, nuk është aty ku duhet të jetë
Misioni i ODIHR bën ka bërë thirrje për përmirësimin e ligjit zgjedhor në Shqipëri.
Përfaqësuesi Michel Tar...
AKTUALITET
5 Shkurt11:45
Tentoi të dilte nga Shqipëria me dokumente false, arrestohet 55-vjeçari në Kakavijë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal ndaj s...
AKTUALITET
5 Shkurt11:28
I pandehur për hakerimin e SPAK-ut, shtyhet seanca për Agim Ismailin
Ish-kreu i Burgjeve Agim Ismaili, i cili është marrë i pandehur si anëtar i grupit kriminal për hakerimin e SPAK-ut, është ...