
Një etiketë vere e denoncuar mesa duket fsheh shumë institucione duke nisur nga AKU, drejtorinë e Përgjithshme të Doganave dhe Kryeministrin nga pas.
Pak ditë më parë, Piranjat denoncuan një rast të paprecedentë, ku një verë e importuar shitej si verë e bardhë, ndërkohë që brenda shishes ishte verë e kuqe.

Bëhet fjalë për shishen e verës Chianti Banfi e vitit 2020, që shitet në supermarketet Aldi, tek zona e “Kodrës së Diellit
Sipas denoncimit të qytetarit, në etiketë dhe ambalazh, produkti paraqitet si verë e bardhë, por përmbajtja reale është verë e kuqe.
Ky denoncim ka ngritur pyetje serioze mbi praktikat e importuesit të këtij produkti dhe mbi kontrollet doganore në vend, pasi produkti duket se ka kaluar pa u verifikuar.
Në këto kushte lindin dyshime të arsyeshme se mund të kemi të bëjmë me një mashtrim.
Për qytetarët që e kanë blerë këtë verë, dëmi është ekonomik, por edhe mund të sjell dëme shëndetsore, pasi ka njerëz që kanë alergji nga vera e kuqe.
Por përtej kësaj advokohen problematika mbi kontrollin e këtij produkti.
Ky rast duhet të ngrinte në alarm shtetin, i cili ose ka këtë strategji mashtrimi për çdo produkt që hyn në Shqipëri, ose ka toleruar vetëm ‘’Alehandro Wine Group’’.
Këtu kemi të bëjmë me një shkelje të madhe ku përgjegjësia bie mbi Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave dhe Agjensinë Kombëtare të Ushqimit (AKU).
Në këto kushte lindin disa pyetje
Si arriti të kalojë doganën një verë e bardhë, por që është e kuqe?
Ku ishte AKU, a e kontrolloi?
Ndërkohë që sasia e këtyre verërave që mund të jenë importuar ende nuk dihet e saktë, por ajo që dihet është që kemi të bëjmë me një mashtrim të madh.
“Ku shfaqet kryeministri Shteti dhe institucionet dehen”
Piranjat kanë vëzhguar akoma më tej këtë çështje.
Ne kemi shkuar pas në kohë ku në 21 dhjetor të 2025, pritja tradicionale e Kryeministrit Edi Rama me ambasadorët e akredituar në Tiranë, u organizua nga Château Braha dhe Alehandro Wine Group.
Eshtë pikërisht importuesi i verës që shet verë të bardhë në etiketë, por brenda shishes e ka mbushur me të kuqe.
Siç duket dhe nga statusi mes tij dhe Ramës ka një raport mjaft miqësor, ndaj dhe kryeministrit Rama i takon një përgjigje për reklamimin që ju bën bizneseve të tilla dhe raportet personale që ka me ta.

Kjo festë e organizuar nga importuesi i verërave ngre hije dyshimi dhe për faktin që mund të kemi një bashkëpunim që doganat dhe AKU të mbyllin sytë duke mos parë etiketat dhe përputhjen e tyre me produktin.
VIDEO ku Rama flet në eventin e organizuar nga ''Alehandro Wine Group''
Në çdo rast hallka më e dobët në këtë fenomem është konsumatori, i cili ndryshe e sheh në etiketë, por nuk e di se çka në brendësi produkti. Por mesa duket, janë krahët e ngrohtë nga “lart”, ndaj na sjellin në tavolinë një produkt “gjysmë mish e gjysmë peshk”.
Kush mban përgjegjësi për këtë skandal, pasi ende nuk ka asnjë reagim zyrtar./Piranjat News
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
5 Shkurt13:28
SKANDAL/ Ish-truproja e Ramës me veshje civile, dhunoi dhe arrestoi protestuesit në Rrjoll të Velipojës
Gjatë protestës së djeshme të banorëve të fshatit Rrjoll të Velipojës, kundër ndërtimit të resortit &ld...
AKTUALITET
5 Shkurt13:03
Në SPAK kryetari i Bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi
Kryetari i Bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi, është paraqitur këtë të enjte në Prokurorinë e Posaçme Kun...
AKTUALITET
5 Shkurt12:50
Kryetari i Bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi paraqitet në SPAK
Kryetari i bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme.
Ende nuk dih...
Nga Xhuljan Ferzaj
AKTUALITET
5 Shkurt12:24
U aksidentua për vdekje në Itali, familjarët e Saimir Gjokës: Kërkojmë drejtësi!
"Ne thjesht kërkojmë të vërtetën, ne kërkojmë drejtësi. Vëllai im vdiq në një aksident të tmerrsh&...
AKTUALITET
5 Shkurt11:58
Banorët e tre fshatrave protestë para Bashkisë së Beratit: Na thanë protestoni sa të doni, rruga nuk do të bëhet!
Banorët e tre fshatrave në qarkun e Beratit kanë protestuar ditën e sotme (5 shkurt) para Bashkisë.
Shkak është bër&e...
AKTUALITET
5 Shkurt11:59
ODIHR kërkon reformë zgjedhore: Ka probleme me ligjin, nuk është aty ku duhet të jetë
Misioni i ODIHR bën ka bërë thirrje për përmirësimin e ligjit zgjedhor në Shqipëri.
Përfaqësuesi Michel Tar...
AKTUALITET
5 Shkurt11:45
Tentoi të dilte nga Shqipëria me dokumente false, arrestohet 55-vjeçari në Kakavijë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal ndaj s...
AKTUALITET
5 Shkurt11:28
I pandehur për hakerimin e SPAK-ut, shtyhet seanca për Agim Ismailin
Ish-kreu i Burgjeve Agim Ismaili, i cili është marrë i pandehur si anëtar i grupit kriminal për hakerimin e SPAK-ut, është ...
Nga Xhuljan Ferzaj
AKTUALITET
5 Shkurt11:20
“Po grabisin pronat” banorët e fshatit Rrjoll protestë para SPAK: Të ndalen punimet e resortit!
Paraditen e sotme, banorët e fshatit Rrjoll të Velipojës, në qarkun e Shkodrës e zhvendosën protestën e tyre para SPAK.
Me...